Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Shqipëria dhe shqiptarët kanë zgjedhur BE. Qeveria duhet të zgjedhë njësoj!

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Një rrugë për ti dhënë një shans Shqipërisë

Nga: Jorida Tabaku

Shqipëria sapo ka nisur hapat e parë të procesit të çeljes së negociatave, ndërkohë që vendi përballet me një krizë të thellë politike të një natyre që duhet të caktojë realisht rrugëtimin që duhet të marrë Shqipëria. Në një pikë ne të gjithë këtu jemi dakord; Shqipëria duhet të ndërmarrë një udhëtim drejt BE-së.

Në një pikë shqiptarët dhe besoj të gjithë ne si deputetë mendojmë njësoj; edhe sot pas mbi 3 dekadave fund të diktaturës më të egër në Europë, ne jemi ende me fytyrën, mendjen dhe mendësinë drejtuar nga BE dhe qasjes Euro-Atlantike. Mes Shqipërisë dhe Gjermanisë ka disa ngjashmëri që janë realisht mbresëlënëse duke parë se sa shumë gjëra sot i kemi ndryshe. Në harkun kohor të dy luftërave botërore, Gjermania dhe Shqipëria kanë kaluar proceset e republikave të dobëta, totalitarizmave që kanë shënjuar më shumë se një gjeneratë.

Nëse Gjermania post-luftës së dytë botërore diti të mësojë se sa e rëndësishme dhe jetike është demokracia dhe ngriti institucionet e një shteti funksional demokratik duke forcuar institucionet për të parandaluar diktaturën, Shqipëria postkomuniste do ende kohë që të shkëputet nga autokracia që përpiqet t’i përngjajë diktaturës komuniste duke shtypur institucionet dhe pavarësinë e tyre.

Për shqiptarët, për ato mijëra shqiptarë që janë larguar ndër vite prej vendit tonë, problemi demokracisë dhe Europës në Shqipëri është më shumë se sa teknikalitetet që ky Këshill Kombëtar duhet të trajtojë me seriozitet të padiskutueshëm.

Nëse sot Shqipëria është ende në zgripin e një demokracie që kritikohet për marrëdhënien e saj me median, lirinë e shtypit, të drejtat e qytetarëve për të pasur dinjitetin dhe për t’u ruajtur nga spiunët digjital apo partiak, nëse ne sot vuajmë mungesën e një tregu konkurrues, të një klime biznesi që ofron konkurrencë dhe të një meritokracie që ofron mobilitetin social, kjo vjen sepse institucionet që duhet të garantonin pavarësinë dhe demokracinë, pra, në pak fjalë të ruanin dhe promovonin interesat e qytetarëve, sot nuk janë plotësisht funksionale. E shumë nga ato institucione janë sot këtu.

Reforma në Drejtësi, ka një prej qëllimeve të saj pikërisht krijimin e institucioneve. Pasi pikërisht institucioni i drejtësisë do të garantojë jo vetëm Sundimin e Ligjit, por një shoqëri që ofron drejtësi dhe fund të mosndëshkueshmërisë.

Parlamentarizmi, një temë tejet e rëndësishme e raporteve të Bashkimit Europian dhe jo vetëm, do të thotë që ky institucion që ka rëndësi jetike për demokracinë të mos rikthehet në një noter të ligjeve me porosi që nuk mbrojnë interesin e qytetarëve, por të një grupi të vogël.

Shqiptarët sot shpresojnë që të ndërtojmë një demokraci funksionale dhe reale për familjet dhe sipërmarrjet. Të njëjtën gjë kërkon dhe Gjermania, e cila kushtet dhe parakushtet nuk i ka vendosur për të ndërtuar mure të pakalueshme për Shqipërinë, por për të ndërtuar ato shkallë që Shqipëria t’i ngjisë për të mbërritur te demokracia. Për të fituar Europën. Pasi procesi transformues i BE-së është ai që realisht do e ndryshojë rrënjësisht Shqipërinë. Ironikisht, një maxhorancë që nuk ka për synim meritokracinë nuk mund ta kuptojë këtë hap.

Gjithsesi, nuk duhet mohuar se dëshira dhe qëllimi i përbashkët i integrimit europian na ka shtyrë të gjitha forcat politike që të krijojmë një komision të posaçëm të përbashkët për të amenduar ligjin për rolin e parlamentit për çështjen e integrimit europian.

Janë këto hapa që do forcojnë më tej rolin e Kuvendit për të drejtuar këtë proces që është i shqiptarëve dhe jo vetëm i qeverisë. Ne, të gjithë në këtë pikë, duhet të mësohemi se integrimi europian është një proces që na tejkalon të gjithëve dhe është një projekt që do ndikojë në jetët tona dhe të fëmijëve tanë.

Për këtë arsye, por mbi të gjitha sepse proces i integrimit ka qenë dhe mbetet kryefjalë e Partisë Demokratike që në gjenezë të saj, do të jemi këtu për të luftuar që ky proces sa teknik, edhe politik të shtrohet në shinat e duhura.

Opozita do të vijojë të luajë një rol kontribuues dhe bashkëpunues për të çuar përpara reformat që kërkohen referuar procesit të integrimit evropian, por nga ana tjetër do jetë po aq kërkuese sa i përket transparencës dhe llogaridhënies së qeverisë dhe institucioneve e tjera. Ne nuk jemi në Kuvend thjesht për të monitoruar qeverinë apo për të miratuar ligje. Ne këtu jemi edhe për të kërkuar llogari mbi punën e bërë, procedurat dhe hapat e kryera apo mbi atë që duhesh apo nuk duhesh bërë. Ky është një proces jetësor dhe thelbësor për të gjithë ne dhe secili duhet të mbajë dhe luaj rolin e tij.

Për këtë arsye nuk kam për t’u lodhur për të thënë se sot më shumë se kurrë duhet çdo ligj, çdo iniciativë të bëhet në frymën e normat e BE dhe iniciativa të tilla si amnistia fiskale, legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore, “Pasaportat e Arta” janë iniciativa që as duhet të diskutohen tani kur Shqipëria nuk ka kontroll mbi territorin, kur është në listën gri të pastrimit të parave e kur çdo institucion vendas edhe i huaj ngre shqetësimin për paratë e krimit dhe të drogës që sot kërcënojnë ekonominë formale.

Procesi i negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian është një proces transformues për tërë vendin që nuk i përket vetëm kësaj qeverie apo opozitës, por na përket të gjithëve ne, popullit shqiptar. Nevoja për të qenë transparent dhe bashkëpunues në këtë proces është më urgjent dhe më i domosdoshëm se kurrë më parë.

Qytetarët shqiptarë duhet ta kuptojnë se çfarë përfitimesh apo kostosh do të kenë gjatë këtij procesi pasi asnjë nuk mund të justifikohet me shprehjen që po e bëjmë këtë apo atë reformë se kërkon Brukseli. Unë nuk kam për ta toleruar dhe s’e besoj që e tolerojnë qytetarët.

Së fundi, më lejoni t’i rikthehem marrëdhënies së Shqipërisë me Gjermaninë që ka qenë një ndihmë reale dhe e madhe për procesin tonë të integrimit në çdo fazë të tij. Për shumëkënd që këtë proces e ka parë jo aq si një mision historik, por si një qokë që duhet marrë, Gjermania jo rrallë është parë si një pengesë.

Jo rrallë kemi dëgjuar zyrtarë të lartë apo të mesëm që kanë mësyrë në sulme qesharake dhe deri patetike ndaj politikanëve me integritet, duke menduar që kështu do të mund të zhbënin faktet. Nëse sot drejtësia shqiptare nuk ka folur ende për dosjet e vjedhjes së votës 184 dhe 339, nuk është problemi dhe faji i partnerëve strategjikë, por mungesës së gatishmërisë dhe dëshirës për t’u shkuar hetimeve deri në fund. Gjermania ka qenë dhe do jetë përherë një shtysë për të ndërtuar një Shqipëri Europiane, akoma më tej një Ballkan Perëndimor që bashkëndan vlerat euroatlantike.

Prandaj e shoh shumë të rëndësishme dhe tejet dobiprurëse ringjalljen e Procesit të Berlinit që padyshim dhe padiskutueshmërisht do t’i japë frymë të re rrugëtimit të Ballkanit Perëndimor drejt integrimit Europian në grup. Procesi i integrimit, hapja e negociatave, është qartësisht një rrugëtim me risqe të reja në epokën e një lufte në Ukrainë që kërkoi të ndajë perëndimin për të risjellë edhe një herë hijet e një rendi të shkuar që prodhoi dy luftëra botërore të përgjakshme.

Prandaj le ta shohim këtë proces, një rrugëtim për të forcuar demokracinë institucionale, për t’i dhënë një tjetër hov dedikimit tonë ndaj institucioneve euro-atlantike dhe Bashkimit Europian dhe për të vazhduar ndërtimin e një vendi që është realisht për shqiptarët. Ose do ta bëjmë ne apo do vazhdojmë të gënjejmë shqiptarët për 30 vite të tjera.

Tags: beJorida TabakuQeveriareforma ne drejtesi

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Ndërron jetë një i burgosur në Shënkoll të Lezhës

Ndërron jetë një i burgosur në Shënkoll të Lezhës

Rama në Pragë: Ideja e Komunitetit të mos prekë anëtarësimin

Rama në Pragë: Ideja e Komunitetit të mos prekë anëtarësimin

Fëmija 3 vjeç rrëzohet në kopsht, dërgohet me urgjencë në spital

Fëmija 3 vjeç rrëzohet në kopsht, dërgohet me urgjencë në spital







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Lufta në Iran/ Papa Leone XIV i kërkon Zotit t’i ndihmojë udhëheqësit të heqin dorë nga konflikti
Bota

Lufta në Iran/ Papa Leone XIV i kërkon Zotit t’i ndihmojë udhëheqësit të heqin dorë nga konflikti

by mirseda
22:54 | 05/03/2026
0

Papa Leo publikoi një video të enjten duke u lutur që Zoti t’i ndihmojë udhëheqësit botërorë të...

Zgjedhja e presidentit të Kosovës, pas Glauk Konjufës LVV propozon edhe një tjetër emër

Zgjedhja e presidentit të Kosovës, pas Glauk Konjufës LVV propozon edhe një tjetër emër

22:50 | 05/03/2026
Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori

Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori

22:41 | 05/03/2026
Kreu i Ushtrisë izraelite: Lufta hyn në “fazën tjetër”, do të shtohen sulmet ndaj Iranit

Kreu i Ushtrisë izraelite: Lufta hyn në “fazën tjetër”, do të shtohen sulmet ndaj Iranit

22:17 | 05/03/2026
Alarmi i Europol: Rrezik për sulme terroriste dhe kibernetike në BE nga kriza në Iran

Alarmi i Europol: Rrezik për sulme terroriste dhe kibernetike në BE nga kriza në Iran

21:58 | 05/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com