Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Shqipëri/ Vetëm javën e fundit 20 përqind e totalit të rasteve me koronavirus

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shqipëri/ Vetëm javën e fundit 20 përqind e totalit të rasteve me koronavirus

Në Shqipëri, rastet e reja me COVID 19 shënuan sot një tjetër pikë kulmore me 69 të infektuar në 24 orët e fundit. Kjo është e shtata ditë radhazi, në të cilën shifrat janë në nivele të larta të paregjistruara as atëherë kur epidemia konsiderohej në kulmin e saj.

Por sipas autoriteteve “kjo periudhë nuk mund të krahasohet me periudhën e pikut nën efektin e masave të karantinës, për vetë faktin se kemi kohë më të gjatë ekspozimi dhe numër më të lartë kontaktesh gjatë aktiviteteve rutinë të ditës, ku aktualisht 97 % e subjekteve janë në aktivitet”, deklaroi Eugena Tomini, e Institutit të Shëndetit Publik.

Shifrat e ditës së sotme dëshmojnë se vetëm në një javë janë regjistruar 327 të infektuar ose mbi 20 përqind e totalit që nga fillimi i epidemisë, dhe me një mesatare ditore prej 46 rastesh, nga 14 që ka qenë në 3 muaj, prej 9 marsit. Sipas zonjës Tomini, rritja e lartë e numrave me raste të reja “lidhet me uljen e vigjilencës dhe moszbatimin e rregullave të përcaktuara nga autoritetet shëndetësore”. Për këtë arsye “nisur nga fakti se ditët e fundit po zbulohen raste pozitive në disa ndërmarrje dhe subjekte tregtare, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore. Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi”, theksoi zonja Tomini.

Rastet e 24 orëve të fundit janë identifikuar në 10 qytete të ndryshme të vendit: Tirana 28 të prekur, 16 në Shkodër, 8 raste pozitive në Krujë, 6 në Vlorë, 5 në Durrës, 2 në Elbasan, dhe nga 1 rast në Kamëz, Mallakastër, Pukë dhe Lushnjë. Ndërkohë që janë në hetim disa raste të reja në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Elbasan, Kamëz dhe Durrës. Në të gjithë vendin numërohen 499 raste aktive, gjysma e të cilave janë në kryeqytet.

Rritja e të infektuarve është shoqëruar me një numër gjithnjë e më të lartë në spitalin Infektiv, ku sipas autoriteteve “aktualisht po marrin shërbim 50 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive dhe një i intubuar. Mosha mesatare e rasteve të hospitalizuara është 60 vjeç. Mbi 60 % e tyre janë nga Tirana”, bëri të ditur zonja Tomini./VOA

Tags: koronavirusrasteshqiperi

TË LIDHURA

Braçe dhe Shehaj sherr në Kuvend: E ke bërë si legen, ke kërkuar falje! Balla: Je gjobaxhi
Politikë

Braçe dhe Shehaj sherr në Kuvend: E ke bërë si legen, ke kërkuar falje! Balla: Je gjobaxhi

19:10 | 16/04/2026
Çaushi përplaset me Balliun, deputeti demokrat: Je prova më e qartë e degradimit në arsim
Politikë

Çaushi përplaset me Balliun, deputeti demokrat: Je prova më e qartë e degradimit në arsim

19:01 | 16/04/2026
Bie zjarr në katin e katërt të “Hotel Tirana”
Aktualitet

Bie zjarr në katin e katërt të “Hotel Tirana”

18:48 | 16/04/2026
Next Post
Kosovë, ja kur do hapen të gjitha pikat kufitare tokësore

Kosovë, ja kur do hapen të gjitha pikat kufitare tokësore

Dëmtimi i kolonave në Apoloni/ Ministria e Kulturës: S’ka asnjë humbje të parikuperueshme

Dëmtimi i kolonave në Apoloni/ Ministria e Kulturës: S’ka asnjë humbje të parikuperueshme

Avioni amerikan rrëzohet në Detin e Veriut

Avioni amerikan rrëzohet në Detin e Veriut







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Braçe dhe Shehaj sherr në Kuvend: E ke bërë si legen, ke kërkuar falje! Balla: Je gjobaxhi
Politikë

Braçe dhe Shehaj sherr në Kuvend: E ke bërë si legen, ke kërkuar falje! Balla: Je gjobaxhi

by mirseda
19:10 | 16/04/2026
0

Tensionet nuk kanë munguar në seancën plenare këtë të enjte në Kuvend. Deputeti i PS-së, Erion Braçe...

Tronditet bota e futbollit, ndërron jetë ish-portieri i Juventusit dhe Arsenalit

Tronditet bota e futbollit, ndërron jetë ish-portieri i Juventusit dhe Arsenalit

19:08 | 16/04/2026
Çaushi përplaset me Balliun, deputeti demokrat: Je prova më e qartë e degradimit në arsim

Çaushi përplaset me Balliun, deputeti demokrat: Je prova më e qartë e degradimit në arsim

19:01 | 16/04/2026
Bie zjarr në katin e katërt të “Hotel Tirana”

Bie zjarr në katin e katërt të “Hotel Tirana”

18:48 | 16/04/2026
Ish-drejtoresha e AKSHI-t kërkon heqjen e masës së sigurisë, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish-drejtoresha e AKSHI-t kërkon heqjen e masës së sigurisë, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

18:28 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com