Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Shpopullimi, problemi më i madh i Evropës Lindore

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, TT, W-Instant
Shpopullimi, problemi më i madh i Evropës Lindore

Nga Ivan Krastev “Financial Times”

Kur udhëheqësit politikë të Evropës Perëndimore, takojnë homologët e tyre të Evropës Qendrore dhe Lindore, gjithçka që duan të diskutojnë me ta, është kriza e demokracisë dhe erozioni i shtetit të së drejtës. Por prioritet për këta të fundit ka kriza demografike dhe shpopullimi i vendeve të tyre.

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, që mban aktualisht presidencën e radhës të BE-së, e përkufizoi shpopullimin si “problemin ekzistencial” të Evropës, në takimin e tij të fundit me presidentin e ri të Këshillit Evropian, Sharl Mishel. Por a mund të ketë një lidhje, midis krizave binjake të demokracisë dhe demografisë?

Në vend se ta shohin anti-liberalizmin në rritje në Evropën Qendrore dhe Lindore, si rikthimin e pashmangshëm të nacionalizmit atavist dhe autoritarizmit, ai mund të kuptohet si diçka e re:si një përpjekje për të ruajtur fuqinë në tkurrje të shumicave etnokulturore, përballë rënies së popullsisë dhe migrimit të shtuar.

OKB vlerëson se që nga vitet 1990, kombet e evropiano-lindore, kanë humbur rreth 6 për qind të popullatës së tyre, ose rreth 18 milionë njerëz. Në vitin 1939, gati një e treta e banorëve në Poloni, ishin diçka tjetër përveç polakëve etnikë (kishte pakica të konsiderueshme gjermanësh, hebrenjsh, ukrainasish etj).

Sot, polakët etnikë përbëjnë më shumë se 95 përqind të popullsisë. Por në këtë shekull, këto prirje kanë nisur të ndryshojnë. Ajo që historiani politik Jozef Rotçajlld e quan “kthim në diversitet”, është bërë gjithnjë e më e dukshme.

Për ta menaxhuar këtë “diversifikim”, shoqëritë e Evropës Qendrore dhe Lindore, do të duhet të zbulojnë atë që shumë prej tyre ende e shohin si leksionin më të madh të shekullit XX-të:se diversiteti etnik dhe kulturor, është më pak një avantazh, dhe më shumë një kërcënim për sigurinë.

Në një demokraci, numrat kanë shumë rëndësi. Kur ato ndryshojnë, shpesh ndryshon edhe fuqia politike. Evropa Qendrore dhe Lindore, ka qenë dëshmitare e një varianti të këtij fenomeni. Miliona njerëz janë shpërngulur, kryesisht në perëndim, dhe forcat politike liberale kanë parë rënien e ndikimit të tyre, për shkak se një numër i madh votuesish të tyre, janë midis atyre që kanë zgjedhur të ikin nga vendi.

Përkundër asaj që mund të mendohet, anti-liberalizmi i ri nuk është bazuar mbi premtimin politik për t’i mbajtur kufijtë e mbyllur. Për shembull në vitin 2017, Polonia, qeveria e së cilës kundërshton me ngulm politikat e Brukselit ndaj refugjatëve, lëshoi ​​më shumë viza për punëtorët e huaj emigrantë se sa çdo shtet tjetër anëtar i BE-së.

Përkundrazi, anti-liberalizmi premton një kontroll Sovran, mbi atë se kush merr pjesë në politikë. Ai rezervon të drejtën të bëjë dallimin brenda vendeve, midis qytetarëve dhe jo-qytetarëve. Të huajt janë të lirë të vijnë dhe të punojnë, por ata nuk do të lejohen kurrë të kenë ndonjë zë thelbësor në procesin politik.

Ky është një version, ndonëse më pak dramatik në madhësi dhe shtrirje, i mënyrës se si i trajtojnë punëtorët emigrantë vendet e Gjirit Persik. Të gjithë janë të mirëseardhur që të punojnë aty, por jo të shijojnë përfitimet e qytetarisë vendase.

Por themelimi i një shoqërie me 2 nivele, dhe pakënaqësia që ajo provokon në mënyrë të pashmangshme, ka pasoja serioze, siç është shfaqja e një rinie të fragmentarizuar. Aktualisht, të rinjtë përbëjnë një grup relativisht të vogël në Evropën Qendrore dhe Lindore. Këtu ka ndikuar shkalla e ulët e lindjeve, dhe shkalla e lartë e emigrimit.

Kjo krijon rrezikun që brezat i vjetër, që janë të mbi-përfaqësuar në sistemin politik, dhe që me të drejtë e shohin veten si viktimat më të mëdha të tranzicionit post-komunist(me pensionet e tyre të ulëta dhe karrierat e ndërprera), të bllokojnë investimet për të ardhmen.

Dhe kjo gjë, mund të shkaktojë një eksod të mëtejshëm të të rinjve. Prandaj, qeveritë përballen me një dilemë:si t’i bindin qytetarët e moshuar të sakrifikojnë për të ardhmen e vendit të tyre, edhe nëse dyshojnë se fëmijët, apo nipërit e mbesat e tyre, do të jetojnë diku tjetër.

Përjashtimi i emigrantëve nga procesi politik, mund të prodhojë në pak dekada, një situatë në të cilën shumica e njerëzve që punojnë, u mungon e drejta e votës, ndërsa shumica e votuesve janë në pension. Që një sistem i tillë të funksionojë, demokracia do të humbasë rëndësinë e saj, ose regjimi do të bëhet më pak demokratik.

Në vitin 1953, pas shtypjes së dhunshme të protestave antikomuniste në Berlinin Lindor, Bertolt Breht shkroi një poezi me titull “Zgjidhja”, në të cilën ai pyet me ironi nëse do të ishte “më e lehtë” për pushtetarët, që “të shpërbënin një popull, dhe të zgjidhin një popull tjetër”. Për udhëheqësit e sotëm politikë anti-liberalë, Evropa po përballet me momentin e saj brehtian./TIRANA TODAY

Tags: evropalindoreproblemiShpopullimi

TË LIDHURA

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë
Aktualitet

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

22:20 | 21/06/2025
Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë
Aktualitet

Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

22:06 | 21/06/2025
Kosovë: Politikanët shfrytëzojnë vakumin kushtetues për konstituimin e Kuvendit
Kosovo

Kosovë: Politikanët shfrytëzojnë vakumin kushtetues për konstituimin e Kuvendit

21:39 | 21/06/2025
Next Post
“Virusi misterioz”, gazeta daneze “provokon” Kinën me vizatimin tallës (FOTO)

“Virusi misterioz”, gazeta daneze “provokon” Kinën me vizatimin tallës (FOTO)

Rrëmbimi i Jak Prengës, SPAK nis hetim pasuror për të arrestuarit

Rrëmbimi i Jak Prengës, SPAK nis hetim pasuror për të arrestuarit

Balla për negociatat me BE-në: Në mars dritë jeshile për Shqipërinë

Balla për negociatat me BE-në: Në mars dritë jeshile për Shqipërinë

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren
Showbizz

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren

by mirseda
22:47 | 21/06/2025
0

Aktori Erand Sojli, një nga emrat më të komentuar të këtij edicioni të “Ferma VIP”, ishte sot...

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

22:32 | 21/06/2025
Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

22:20 | 21/06/2025
A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

22:18 | 21/06/2025
Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

22:06 | 21/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com