Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Shpikësi i vaksinës jep alarmin: Virusi Nipah, një kërcënim tjetër pandemik

5 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha, W-Instant
Shpikësi i vaksinës jep alarmin: Virusi Nipah, një kërcënim tjetër pandemik

Teksa bota vazhdon të përballet me COVID-19, ekziston një virus tjetër që është një nga kërcënimet e ardhshme pandemike. Ky është një nga paralajmërimet e bëra nga një shkencëtar, i cili është një nga shpikësit e vaksinave të Oksfordit/AstraZeneca.

Virusi është emërtuar Nipah, dhe aktualisht nuk ka as trajtim mjekësor dhe as vaksinë.

“Nëse do të kishim një lloj delta të virusit Nipah, ne do të kishim papritur një virus shumë të transmetueshëm me një përqindje vdekshmërie 50 përqind”, tha Dame Sarah Gilbert gjatë një ngjarje në Festivalin e Letërsisë Cheltenham në Mbretërinë e Bashkuar, të enjten.

Pra, çfarë është virusi Nipah dhe a duhet të shqetësohemi?

Virusi Nipah nuk është i ri. Në vitin 1999, virusi mbërriti në Malajzinë qendrore, pasi gjeti një strehë tek lakuriqët e natës, të cilët më pas u ndalën për të ngrënë nga pemët frutore që vareshin mbi fermat e derrave.

Si transmetohet?

Transmetimi mendohet të ketë ndodhur nëpërmjet ekspozimit të pambrojtur ndaj sekrecioneve nga derrat, ose kontaktit të pambrojtur me indet e një kafshe të sëmurë. Rreth 105 malajzianë vdiqën brenda tetë muajve, pasi ranë në kontrakt me virusin. Nipah vrau rreth 40 përqind të të infektuarve.

Virusi Nipah mund të transmetohet te njerëzit nga kafshët, si dhe nga ushqimet e kontaminuara dhe kontakti njeri me njeri.

Cili është kërcënimi sot?

Nipah tani shpërthen çdo vit në Bangladesh, dhe gjithashtu shfaqet periodikisht në Indinë lindore. Në shtator, një djalë 12-vjeçar vdiq pasi u infektua me virusin.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) thotë se në shpërthimet e mëvonshme në Bangladesh dhe Indi, konsumi i frutave ose produkteve të frutave (të tilla si lëngu i palmës së hurmës) të kontaminuar me urinë ose pështymë nga lakuriqët e infektuar, ishte burimi më i mundshëm i infeksionit.

Sipas OBSH -së, vendet me lloje të caktuara të lakuriqëve të natës, gjithashtu mund të jenë në rrezik, përfshirë Kamboxhia, Gana, Indonezia, Madagaskari, Filipinet dhe Tajlanda.

Transmetimi nga njeriu te njeriu i virusit Nipah, është raportuar edhe në mesin e familjeve dhe kujdestarëve të pacientëve të infektuar.

Nga viti 2001 deri në vitin 2008, rreth gjysma e rasteve të raportuara në Bangladesh ishin për shkak të transmetimit nga njeriu te njeriu, nëpërmjet ofrimit të kujdesit për pacientët e infektuar.

Sa vdekjeprurës është virusi?

Shkalla e vdekshmërisë në rastet e raportuara, vlerësohet në mes 40 dhe 75 përqind, sipas OBSH-së. Njerëzit mund të zhvillojnë infeksione asimptomatike, por simptomat mund të shkojnë nga infeksioni i lehtë deri tek ai i rëndë respirator dhe encefaliti fatal (inflamacion i trurit).

Njerëzit e infektuar fillimisht zhvillojnë simptoma duke përfshirë ethe, dhimbje koke, dhimbje të muskujve, të vjella dhe dhimbje të fytit. Kjo mund të pasohet nga marramendje, përgjumje dhe shenja neurologjike që tregojnë encefalit akut.

Burimi i lajmit: euronews. Përshtatur nga Tirana Today

Tags: Nipahpandemiavurus

TË LIDHURA

“Arlis Ndërtim” premton rindërtimin e plotë të apartamenteve të dëmtuara
Aktualitet

Pse zjarri ishte agresiv? Kreu i Zjarrfikëses: Shtresa e jashtme shpërndau flakët

22:39 | 15/04/2026
Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar
Kryesore

Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

21:24 | 15/04/2026
Optimizëm pas bisedimeve Izrael-Liban
Bota

Optimizëm pas bisedimeve Izrael-Liban

21:05 | 15/04/2026
Next Post
Misioni Lucy i NASA-s do të kërkojë ‘fosilet’ e Sistemit Diellor

Misioni Lucy i NASA-s do të kërkojë ‘fosilet’ e Sistemit Diellor

Rusia në gjendje emergjence nga infektimet, një mijë të vdekur në një ditë

Rusia në gjendje emergjence nga infektimet, një mijë të vdekur në një ditë

Kolumbia sterilizon hipopotamët e “Mbretit të kokainës”

Kolumbia sterilizon hipopotamët e “Mbretit të kokainës”







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

“Arlis Ndërtim” premton rindërtimin e plotë të apartamenteve të dëmtuara
Aktualitet

Pse zjarri ishte agresiv? Kreu i Zjarrfikëses: Shtresa e jashtme shpërndau flakët

by mirseda
22:39 | 15/04/2026
0

Drejtori i Zjarrfikëses në Tiranë Shkëlqim Goxhaj, në një intervistë sonte në 15 prill dha më shumë...

“E dija që ishim bërë për njëri-tjetrin”/ Selin rrëfehet për marrëdhënien me Gimbon

“E dija që ishim bërë për njëri-tjetrin”/ Selin rrëfehet për marrëdhënien me Gimbon

22:20 | 15/04/2026
Nuk kanë fund golat në pjesën e parë, Reali udhëheq ndaj Bayern në Champions

Nuk kanë fund golat në pjesën e parë, Reali udhëheq ndaj Bayern në Champions

21:55 | 15/04/2026
Guler “trondit” Bayernin në Champions, eurogol nga goditja e dënimit

Guler “trondit” Bayernin në Champions, eurogol nga goditja e dënimit

21:36 | 15/04/2026
Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

21:24 | 15/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com