E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

Kolumbia sterilizon hipopotamët e “Mbretit të kokainës”

Një grup hipopotamësh – një trashëgimi e padëshiruar pas vdekjes së mbretit famëkeq të drogës kolumbiane Pablo Escobar – po sterilizohen.

Escobar, i cili u qëllua për vdekje nga policia në 1993, importoi ilegalisht kafshë ekzotike, duke përfshirë një hipopotam mashkull dhe një femër – të quajtur “hipopotamët e kokainës”. Që atëherë, një popullsi në rritje po pushton fshatrat pranë fermës së tij të mëparshme, Hacienda Nápoles.

Qeveria kolumbiane deri më tani ka sterilizuar 24 nga më shumë se 80 kafshë. Ata janë trajtuar me një kimikat që do t’i bëjë jo pjellorë.

Ambientalistët kolumbianë thonë se hipopotamët, që besohet të jenë tufa më e madhe jashtë Afrikës, janë një specie invazive dhe kanë larguar faunën vendase.

Shumë kanë bërë fushatë, që kafshët të vriten ose sterilizohen. Në vitin 1993, kur autoritetet hynë në Hacienda Nápoles – prona luksoze e Escobar e vendosur rreth 250 km (155 milje) në veriperëndim të kryeqytetit Bogota – shumica e kafshëve të gjetura atje u shpërndanë në kopshtet zoologjike në të gjithë vendin. Por jo hipopotamët.

“Ishte logjistikisht e vështirë për t’i lëvizur, kështu që autoritetet i lanë atje, me siguri duke menduar se kafshët do të ngordhnin”, tha biologia kolumbiane Nataly Castelblanco për BBC në fillim të këtij viti.

Sidoqoftë, pa grabitqarë natyrorë në Amerikën e Jugut, hipopotamët u shumuan. Sipas ekspertëve, ata filluan të përhapen përmes një prej rrugëve ujore kryesore të vendit – lumit Magdalena.

Shkencëtarët që studiojnë ndikimin mjedisor të hipopotamëve, thonë se kafshët mund të ndikojnë në ekosistemin lokal në një numër mënyrash: nga zhvendosja e specieve vendase tashmë nën kërcënimin e zhdukjes, si manati, në ndryshimin e përbërjeve kimike të rrugëve ujore, të cilat mund të rrezikojnë peshkimin. Edhe pse të tjera studime sugjerojnë se ato mund të ndihmojnë edhe mjedisin.

Escobar, një nga kriminelët më famëkeq të Amerikës së Jugut të të gjitha kohërave, ishte themeluesi i kartelit famëkeq të drogës Medellín në vitet 1980, përgjegjës për rrëmbimet, bombardimet dhe vrasjet pa kriter. Në një moment, ai mendohej se ishte një nga njerëzit më të pasur në botë.

Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...