Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Shpërthimi në Gërdec/ Humbi gruan, Mustafa Laçi fiton në Strasburg

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shpërthimi në Gërdec/ Humbi gruan, Mustafa Laçi fiton në Strasburg

Mustafa Laçi, bashkëshorti i Nafije Laçit e cila humbi jetën në tragjedinë e Gërdecit, ka fituar përballjen me shtetin shqiptar në Strasburg. Gjykata e Strasburgut i ka dhënë të drejtë Laçit, të cilit shteti shqiptar i detyrohet dëmshpërblim prej 7 mijë e 500 eurosh.

Nafije Laçi ndërroi jetë në Brindizi të Italisë, si pasojë e plagëve të marra ditën e 15 marsit 2008 në Gërdec. Sipas dëshmisë së Mustafa Laçit vite më parë, ai, bashkëshortja e tij dhe i biri në atë kohë vetëm 14 vjeç, kanë punuar për një kohë të gjatë për kompaninë “Albademil”, në punishten e demontimit të municioneve në Gërdec, deri ditën e shpërthimit.

Tre pjesëtarë të familjes Laçi ishin punësuar në fabrikë nëpërmjet vëllait të Nafijes, Shefki Seferit, i cili kishte njohje me Dritan Minxhollin.

Dëshmia e Mustafa Laçit vite më parë

“Jam nga Dibra dhe prej vitit 2000 jetoj në Kavajë. Në vitin 2007, kunati im Shefki Seferi më gjeti punë në fabrikën e Gërdecit mua, djalit dhe bashkëshortes, ku paguheshim për çdo muaj me rreth 140 mijë lekë të reja për punën që bënim. Nuk kishim asnjë kontratë me drejtuesit e kompanisë, dhe punonim pa sigurime. Vetëm tri ditët e para na instruktuan se si të punonim dhe kaq.

Aty nuk kishte fare kushtet sigurie. Punonim nga 8 deri në 9 orë në ditë bashkë me çunin dhe gruan. Në fabrikë kishte edhe gra e fëmijë të tjerë, të cilët janë punësuar nga Dritan Minxholli. Gjatë punës time, kam parë që vinin njerëz të ndryshëm, por, të vetmin që njihja ka qenë Mihal Delijorgji. Ditën e ngjarjes, isha duke punuar me gruan dhe çunin në grupin tonë, duke ndarë predhat, nga gëzhoja, baruti e djegorja. Këto i nxirrnim nga arkat e drurit që i hapnim me levë. Rreth orës 11:50 morëm urdhër t’i dërgonim thasët e mbushur me barut në magazinë brenda. Ata i transportonim me karroca hekuri që prisheshin shpesh. Kur po bartnim barutin që ishte sheshit, rreth 10 metra larg nesh nisi zjarri. Djali iku me vrap, unë e mora gruan dhe u nisëm të dilnim. Në atë moment shpërtheu një zjarr që më dogji pas shpine dhe forca më hodhi tutje. U ngrita dhe nisa të vrapoj, por pashë gruan që digjej. Kishte marrë flakë dhe po ikte me vrap. Pas pak u rrëzua, iu afrova ia hoqa rrobat dhe e mora në krahë duke ikur.

Ajo ishte djegur dhe unë nuk e njihja. Pas 200 metrash, ndodhi shpërthimi i madh dhe na hodhi 30 metra në ajër. U strehova te kontenierët që ishin aty afër. Aty e kam veshur gruan me rrobat e mia dhe pas dy ore kanë ardhur forcat e RENEA-së që na nxorën që aty. Gruaja u shtrua në spital dhe më pas e dërguan në Itali ku edhe vdiq. Unë u mjekova 30 ditë në Spitalin Ushtarak, dhe jam bërë gjysmë njeriu”.

Tags: shteti shqiptarStrasburgtragjedia e gerdecit

TË LIDHURA

U shkrumbuan dhjetëra apartamente, zjarri  pranë QSUT-së mund të jetë ndezur nga disa të mitur
Aktualitet

Zjarri nxjerr në pah mungesën e sigurimit të pronave dhe banesave në Shqipëri

22:21 | 16/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash
Aktualitet

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…
Aktualitet

Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

21:50 | 16/04/2026
Next Post
Mitsotakis: “Ankaraja do luajë rol destabilizues në rajon”

Mitsotakis: "Ankaraja do luajë rol destabilizues në rajon"

“E promovoi pasi e çoi në hotel”, kompania shkarkon kryeredaktorin e “Bild”

“E promovoi pasi e çoi në hotel”, kompania shkarkon kryeredaktorin e "Bild"

Kosovë/Sulmohet fizikisht Presidenti i Federatës së Futbollit

Kosovë/Sulmohet fizikisht Presidenti i Federatës së Futbollit







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

U shkrumbuan dhjetëra apartamente, zjarri  pranë QSUT-së mund të jetë ndezur nga disa të mitur
Aktualitet

Zjarri nxjerr në pah mungesën e sigurimit të pronave dhe banesave në Shqipëri

by mirseda
22:21 | 16/04/2026
0

Sigurimi i banesave në Shqipëri mbetet ende një praktikë pak e përhapur, duke reflektuar një kulturë të...

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

21:53 | 16/04/2026
Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

21:50 | 16/04/2026
Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

21:20 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com