Mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, është regjistruar një shpërthim me lëndë plasëse. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja mësohet të ketë ndodhur në zonën e Centrales.
Raportohet se si pasojë e këtij shpërthimi, ka mbetur i plagosur një 30-vjeçar, teksa mësohet se ka pësuar dëmtime në gjymtyrë. Ndërkohë, forcat e policisë dhe një auto-ambulancë kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Paraprakisht dyshohet se 30-vjeçarit i është vendosur lëndë plasëse në banesë.