Policia bën me dije se si rezultat i kontrolleve me radar prej mëngjesit të sotëm deri në orën 19.30, janë tërhequr 44 leje drejtimi për shpejtësi mbi normën e lejuar.
Raportohet se kontrollet janë ushtruar në të gjitha akset rrugore.
Gjithashtu veç gjobave të aplikuara për parakalime të gabuara apo mosvendosje të rripit, policia ka pezulluar edhe 23 patenta për drejtim mjeti në gjendje të dehur.