Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Shkup: Koalicioni i parë parazgjedhor maqedono-shqiptar

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Shkup: Koalicioni i parë parazgjedhor maqedono-shqiptar

Lidhja socialdemokrate LSDM dhe Lëvizja BESA kanë zyrtarizuar marrëveshjen për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për 12 prill në Maqedoninë e Veriut.

Zyrtarizimi i koalicionit parazgjedhor vjen pasi liderët e dy partive, Zoran Zaev dhe Bilall Kasami i harmonizuan qëndrimet rreth programit dhe për bartësit e listave zgjedhore.

Është hera e parë që dy parti politike nga bloku politik maqedonas dhe shqiptar zyrtarizojnë koalicionin parazgjedhor, ndaj arritja e kësaj marrëveshjeje vlerësohet si akt historik në Maqedoninë e Veriut.

Në Deklaratën për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të 12 prillit theksohet, se ajo firmoset në frymën e ndërtimit të besimit dhe së ardhmes së përbashkët evropiane dhe respektimin e vlerave qytetare, identike me vlerat evropiane.

Zaev: Po ndërtojmë shtet për të gjithë

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev tha se shoqëria jonë po përmirësohet për të mirë. Koncepti qytetar “një shoqëri për të gjithë” po i mposht stereotipet.

Ai e uroi Lëvizjen BESA, për ashtu siç tha, e kanë tejkaluar veten dhe e kanë pranuar sfidën që bashkë të punojnë për shoqëri për të gjithë.

“Arritja e koalicionit parazgjedhor është një moment i ri historik për demokracinë dhe pluralizmin. LSDM-ja shpall koalicionin parazgjedhor me Lëvizjen BESA. Me këtë karakterin multietnik të Maqedonisë e shndërrojmë në program të përbashkët. Ndërtojmë shtet që ka shanse për të gjithë, edhe për maqedonasit edhe për shqiptarët, boshnjakët, serbët, vllehët dhe të tjerët”, tha Zaev.

Kasami: Ky koalicion garanton të ardhme evropiane

Si ditë jashtëzakonisht të rëndësishme për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut nga ana e tij e vlerësoi Bilall Kasami nënshkrimin e koalicionit parazgjedhor.

“Kjo është një ditë historike. Më marrëveshjen e sotme presin që votuesit shqiptarë ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike për të qenë anëtarë të një koalicioni qeverisës. Ky koalicion është vazhdimësi e trenit të NATO-s që do të na anëtarësojë edhe në Bashkimin Evropian”, deklaroi pas nënshkrimit të marrëveshjes Bilall Kasami kryetar i Lëvizjes BESA.

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev ka thënë se subjekti politik që ai drejton pas zgjedhjeve nuk do të pranojë biseda jo-parimore dhe se partnerët e tjerë do të duhen t`i bashkohen parimeve të këtij koalicioni.

“Sa u përket partive të tjera shqiptare dhe koalicioneve, dua t’ia bëj me dije opinionit se pas këtyre zgjedhjeve nuk do të lejojmë kërcënime dhe shantazhe dhe nuk do të pranojmë bisedime dhe negociata jo-parimore. Ata që do të duan të na bashkohen do të duhet të pranojnë parimet tona dhe vlerat tona, për pjesëmarrje eventuale në koalicionin qeverisës”, deklaroi Zaev.

VMRO-DPMNE: I vështirë koalicioni me partitë shqiptare

Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickoski, tha se janë të vogla mundësitë për koalicionin parazgjedhor me ndonjë nga paritë shqiptare, pas shembullit të koalicionit të zyrtarizuar midis LSDM-së dhe Besës.I pyetur nëse do të ketë ndonjë nga partitë shqiptare në koalicionin e tyre, Mickoski është përgjigjur se për momentin gjasat janë të vogla, ndërsa në komentin për koalicionin e zyrtarizuar midis LSDM-së dhe Besës është përgjigjur shkurt. “Me fat të mirë”.

Luma: Koalicionimi BESA-LSDM, hap i gabuar

Analisti Ilir Luma komenton mbetjen e Lëvizjes BESA jashtë bllokut opozitar shqiptar dhe bashkangjitjen me LSDM-në. Ai e cilëson si gabim dhe përpjekje për të fituar ndonjë kandidaturë parlamentare.

“Them se ka gabuar se edhe në debatet e mëparshme kur bisedohej për të hyrë në qeveri unë kam qenë ithtar i hyrjes në qeveri meqenëse ishin raportet e tilla karshi VMRO-së. Tani BESA bën përpjekjet të shpëtojë çka ka mundësi të shpëtojë, të paktën një përpjekje për mbijetesë të ndonjë individi në suaza të BESËS”, shprehet Luma.

Koalicioni parazgjedhor Lëvizja BESA-LSDM vjen pasi Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa arritën marrëveshje për koalicion parazgjedhor duke përjashtuar Lëvizjen BESA. Në zgjedhjet e 12 prillit partia shqiptare në qeveri BDI do të garojë e vetme, ndërkaq PDSH-ja ende nuk e ka gjetur partnerin e koalicionit. /DW

Tags: koalicionparazgjedhorShkupshqiptar

TË LIDHURA

Bastisje në burgun e Malandrinos, gjendet thikë në qelinë e kriminelit famëkeq shqiptar
Rajoni

Bastisje në burgun e Malandrinos, gjendet thikë në qelinë e kriminelit famëkeq shqiptar

10:09 | 13/03/2026
Analiza e REL: Arsyet pas përçarjes Osmani-Kurti
Rajoni

Analiza e REL: Arsyet pas përçarjes Osmani-Kurti

19:56 | 12/03/2026
Pakti Rama-Meloni, gjykata e Apelit të Romës vë në pikëpyetje ligjshmërinë e protokollit për kampet
Rajoni

Pakti Rama-Meloni, gjykata e Apelit të Romës vë në pikëpyetje ligjshmërinë e protokollit për kampet

12:50 | 12/03/2026
Next Post
Arrestohet botuesi Henri Çili

Arrestohet botuesi Henri Çili

Blindohet Lazarati/ Aksion ‘blic’ në orën 5 të mëngjesit

Blindohet Lazarati/ Aksion ‘blic’ në orën 5 të mëngjesit

Koronavirusi do zhduket kur të ngrohet moti? Eksperti jep lajmin e madh

Koronavirusi do zhduket kur të ngrohet moti? Eksperti jep lajmin e madh







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Një ditë pas seancës për Ballukun, Rama sot konferencë për shtyp
Aktualitet

Një ditë pas seancës për Ballukun, Rama sot konferencë për shtyp

by mirseda
11:25 | 13/03/2026
0

Kryeministri Edi Rama do të mbajë mesditën e sotme një konferencë për shtyp. Dalja publike e kreut...

Izraeli: Do shkatërrojmë infrastrukturën e Hezbollahut

Izraeli: Do shkatërrojmë infrastrukturën e Hezbollahut

11:23 | 13/03/2026
Plagoset minatori i kompanisë “Tete Albania”, aksident i rëndë në minierën e bakrit në Spaç

Plagoset minatori i kompanisë “Tete Albania”, aksident i rëndë në minierën e bakrit në Spaç

11:23 | 13/03/2026
Provokon sërish Irani, lëshon raketë balistike në drejtim të Turqisë

Provokon sërish Irani, lëshon raketë balistike në drejtim të Turqisë

11:22 | 13/03/2026
Tender 2.2 mld lekë në ARRSH, GJKKO pushon çështjen për 6 zyrtarë

Tender 2.2 mld lekë në ARRSH, GJKKO pushon çështjen për 6 zyrtarë

10:57 | 13/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com