E mërkurë, 28 Korrik, 2021
27.5 C
Tirana

Koronavirusi do zhduket kur të ngrohet moti? Eksperti jep lajmin e madh

A do të zhduket virusi Korona me rritjen e temperaturave? Virologu Thomas Pietschmann shpjegon, se përse pranvera vërtetë na jep shpresë e përse gratë janë qartësisht në avantazh në luftën kundër sëmundjes prej virusit.

Shpresa është, që në pranverë gjithçka do të bëhet më mirë. Nëse shkon mirë, virusi i ri korona i njohur edhe me emrin SARS-CoV-2, do të ketë të njëjtin fat si edhe virusi i gripit. Pranvera me temperaturat në rritje do t’i jepte fund atij e kësisoj i gjithë ky tension do të kalojë. Sezoni i virusit korona do zbehej po ashtu si edhe vala e gripale, që çdo vit  merr fund me mbarimin e dimrit.

Kaq përsa i përket shpresës. Por nëse virusi SARS-CoV-2 do të ketë të njëjtin mutacion sikurse dëshirohet, këtë nuk mund ta thonë me precizion të saktë as virologët sikurse thekson edhe Thomas Pietschmann “parë rreptësisht dhe për ta thënë sinqerisht nuk mund të parashikohet një gjë e tillë, sepse ne nuk e njohim këtë virus.”

Pietschmann është virolog molekular dhe studion në qendrën për studimet eksperimentale dhe klinike të infeksioneve, e quajtur Twincore, në Hanover. Ai merret me të ashtuquajturat viruse RNA -tek të cilat bën pjesë p.sh. edhe virusi i hepatiti C. Edhe SARS-CoV-2 bën pjesë në këtë grup.

Virus? I panjohur!

“E veçanta në këtë virus është, që njeriu konfrontohet për herë të parë me të. Prej të dhënave, që kemi nga Kina, mund të arrish në konkluzionin, që virusi vetëm një herë ka kaluar nga një kafshë tek njeriu e është përhapur në këtë mënyrë “, thotë Pietschmann.

Me fjalë të tjera ndryshe nga viruset e influencës, me të cilat pothuajse kushdo ka kontaktuar një herë, sistemi ynë i imunitetit nuk është i përgatitur për një sulm prej virusit korona.

Kësaj i shtohet edha fakti, që hemisfersa veriore aktualisht është perfekte për përhapjen e shpejtë të viruseve. Nga njëra anë është temperatura. Viruset aspiratore, pra ato që përhapen përmes aparatit të frymëmarrjes, e kanë shumë të lehtë, kur është ftohtë. “Viruset kanë stabilitet të lartë kur temperaturat janë të ulëta. Ngjashëm si me ushqimet, që në frigorifer qendrojnë më gjatë”, shpjegon Pietschmann.

Ftohtë dhe thatë, ju lutem!

Sa më ngrohtë bëhet, aq më të vështira bëhen kushtet për viruset. “Virusi korona është i rrethuar nga një shtresë ipide, pra yndyrore”, thotë Pietschmann. Kjo shtresë nuk i reziston të nxehtit, ndaj virusi me rritjen e temperaturave do të ngordhë shpejt. “Viruse të tjera, si ai noro janë më të qendrueshëm, sepse ato përbëhen nga proteina dhe molekula trashëguese.”

Lexo edhe :   Real Madrid/ Pas Benzemas, një tjetër futbollist infektohet me koronavirus

Për viruse të tjera temperatura luan gjithashtu rol sekondar. Viruse dengue shfaqen kryesisht në rajonet tropikale dhe subtropikale. Kjo nuk ka të bëjë aq me atë që ato preferojnë të nxehtit, por me faktin se zonat e ngrohta janë habitati i mushkonjave që e përçojnë këtë virus. “Rolin kryesor për përhapjen e këtij virusi në këtë rast nuk e luan temperatura, por insekti ose kafsha që e transmeton virusin”, thotë Pietschmann.

Lagështia e ajrit luan gjithashtu rol në përçimin e viruseve të aparatit të frymëmarrjes. Nëse viruset dalin jashtë përmes një teshtime të fortë nga personi që është prekur prej tyre, ato qëndrojnë në ajër. “Në ditët me të fohtë të thatë bulëzat nga frymëmarrja me viruset që mbajnë brenda qëndrojnë më gjatë në ajër, se sa kur ajri është i lagësht”, thotë Pietschmann.

Lexo edhe :   Real Madrid/ Pas Benzemas, një tjetër futbollist infektohet me koronavirus

Në këtë mënyrë viruset përhapen shumë shpejt. Sidoqoftë fillimisht ato përhapen në heshtje dhe fshehurazi. Nga kontakti i parë me virusin deri në shfaqjen e simptomave të para mund të kalojnë disa javë. Kohëzgjatja e inkubacionit varet nga tiparet dhe biologjia e virusit.

Kromozimi i dyfishtë X dhe estrogjenet

Temperaturë, dhimbje dhe dridhje janë simptomat tipike të një sëmundjeje virale dhe shenjat që trupi i lufton viruset që kanë depërtuar në të. Se sa e suksesshme është kjo luftë, varet jo vetëm nga mosha dhe gjendja shëndetësore e të infektuarit, por edhe nga seksi. Edhe në rastin e virusit korona shifrat flasin, që femrat kanë shanse më të mira për ta përballuar krahasuar me meshkujt. Kuota e vdekshmërisë tek burrat me 2,8 përqind është dukshëm më e lartë se tek gratë me 1,7 përqind.

“Kjo ka nga njëra anë arsye gjenetike”, thotë Pietschmann, “sepse disa gjene relevante për imunitetin, p.sh. gjenet që janë përgjegjëse të njohin ngacmuesin, janë të koduara në kromozomin X.” Meqënëse femrat kanë dy kromozome X dhe burrat vetëm një atëherë gjinia femërore është në avantazh të jetë më e mbrojtur.

Edhe hormoni femëror estrogjen i ndihmon gratë, që të mbrohen ndaj sëmundjeve virale. “Disa gjene relevante në aspektin imunologjik kanë edhe elementë lidhës për estrogjenet, atje ku aktivizohen këto gjene. Kjo do të thotë, që këto gjene komandohen edhe prej hormoneve”, shpjegon Pietschmann.

Ndoshta sezoni i koronës do të mbyllet me fillimin e pranverës në hemisferën veriore. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ndërkohë është regjistruar një rast me SARS-CoV-2 në Brazil, në hemisferën jugore, ku dimri pritet të fillojë./DW

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Britania heq karantinën për të vaksinuarit nga SHBA-ja dhe BE-ja

Udhëtarët e vaksinuar plotësisht nga Shtetet e Bashkuara dhe pjesa më e madhe e Evropës, do të mund të hyjnë në Britani të Madhe...

Gjermania pro liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Miguel Berger. Presidentja Osmani ka shprehur...

Çelsi ofron 175 milion euro, Dortmund merr vendimin për Halandin

Erling Haaland është në qendër të merkatos. Për lojtarin norvegjez interesohen Chelsea dhe Juventus, ndërsa Real Madrid duket se është tërhequr nga gara. Kampionët e...

Raporti OSBE/ODIHR si shoshë për humbjen e opozitës

Nga Alfred Peza Raporti përfundimtar i misionit të vëzhguesve ndërkombëtare të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, po përdoret si flakë kashte...

Rama me Zaevin e Vuçiçin në Shkup/ Kurti refuzon ftesën: Nuk ka miratimin tonë

Zyra e qeverisë së Kosovës, ka konfirmuar se Kryeministri Albin Kurti nuk do të jetë nesër i pranishëm në Samitin e Shkupit, ku do...