E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Shkrimtarët e famshëm, që u detyruan të mërgojnë për shkak të veprave të tyre

Shumë shkrimtarë të mëdhenj janë dëbuar përgjatë gjithë historisë së njerëzimit nga vendlindjet e tyre për arsye të ndryshme. Megjithatë, kjo nuk i ndaloi ata që të përdorin profesionin e tyre të paçmuar për të shkruar dhe për të përcjellë njohuritë dhe intelektin e tyre. Ja cilat janë disa prej tyre:

Emil Zola (1840–1902)

Në vitin 1898, shkrimtari u detyrua të arratisej nga Franca pasi ishte në kërkim nga policia. Ai ishte dënuar për shpifje pas botimit të manifestit “J’Accuse!” (Unë akuzoj!), që mbronte kapitenin Alfred Drejfus.

Shkrimtari e denoncoi publikisht antisemitizmin në shoqërinë franceze dhe korrupsionin në sistemin e drejtësisë, si dhe arrestimin e paligjshëm të Drejfusit me akuzën e spiunazhit për llogari të gjermanëve. Zola shkoi në Londër dhe nuk u rikthye në Paris derisa përfundoi skandali Drejfus.

Bertold Breht (1898–1956)

Regjisori dhe shkrimtari i mirënjohur u largua nga Gjermania në vitin 1933, sapo u ngjit në pushtet Adolf Hitleri. Në fillim shkoi në Suedi, por pas vitit 1940 shkoi në Shtetet e Bashkuara.

Si shumë shkrimtarë dhe studiues të tjerë me origjinë gjermane, i dinte problemet që do të shkaktonte Hitleri. Në SHBA shkroi shumë skenarë të famshëm filmash. Por pavarësisht suksesit të tij të madh, ai vendosi të rikthehej në Evropë, jo në Gjermani, por në Suedi.

Pablo Neruda (1904-1973)

Poeti dhe diplomati Pablo Neruda, hyri në konflikt me autoritetet shtetërore në Kili në fundin e viteve 1940, kur protestoi publikisht kundër shtypjes së lëvizjes komuniste. Ai kaloi disa muaj duke u fshehur në bodrumin e shtëpisë së një miku, dhe më pas u arratis në Evropë, nga ku u rikthye vetëm në vitin 1952.

Pavarësisht se ishte diplomat shkrimtari e pati jetën të vështirë,pasi komunizmi kishte një fuqi të madhe mbi Evropën Qendrore dhe Lindore. Prandaj, ideologjia e tij paksa më kapitaliste nuk u pa më sy të mirë nga të tjerët, dhe siç mund ta tregojë fytyra e tij, ai nuk ishte njeri që i mbante vetëm për vete fjalët dhe mendimet e tij.

Salman Rushdie (1947-)

Autori britanik me origjinë indiane Salman Rushdie, botoi romanin e famshëm “Vargjet Satanike” në vitin 1988. I konsideruar si një blasfemi nga myslimanët konservatorë, libri i shkaktoi jo pak probleme.

Në shumë vende myslimane, libri u ndalua dhe u dogj publikisht. Vetë Irani e dënoi me vdekje, ndërsa disa prej përkthyesve të tij u vranë. Rushdie u vendos nën mbrojtjen e qeverisë britanike dhe jetoi për shumë vite duke u fshehur nën një identitet të rremë.

Tomas Eliot (1888–1965)

I lindur në Amerikë, Eliot emigroi për në Britani në vitin 1914. Ai u përpoq të vendoste një ekuilibër midis ndjenjës së detyrimit dhe kuriozitetit intelektual ndaj Shteteve të Bashkuara dhe ndjenjës së përkatësisë fetare, politike dhe letrare ndaj Anglisë.

Fakti që ai u largua nga Amerika ishte vendimtar për karrierën e tij, pasi miqësia e tij me poetin Ezra Pound (dhe dëbimi i tij) frymëzoi veprën e tij dhe e shtyu drejt majave më të larta të skenës letrare britanike. Siç mund ta shihni nga ky shembull, si dhe shumë të tjerë, të qenit në mërgim i ka ndihmuar shumë shkrimtarë të arrijnë një sukses të madh.

Stefan Cvajg (1881-1942)

Stefan Cvajg, shkrimtar austriak me origjinë hebreje, ishte në kulmin e karrierës së tij në vitet 1930. Në atë kohë ai jetonte në Austri, vend nga i cili u largua kur Hitleri erdhi në pushtet në Gjermani duke përhapur ideologjinë e tij fashiste.

Cvajgu shkoi në fillim në Angli pastaj u largua drejt Shteteve të Bashkuara, dhe në vitin 1940 në Brazil. Drama e mërgimit dhe vuajtjeve të shkaktuara nga lufta dhe shkatërrimi i Evropës të cilën e ai adhuronte (për të flet në librin e tij “Bota e djeshme” shkruar në ato vite) e shtyu shkrimtarin të vetëvritej.

Oskar Ualjd(1854-1900)

Shkrimtari irlandez u burgos me akuzën e lidhjeve homoseksuale dhe sjelljeve të pahijshme, dhe shëndeti i tij u dëmtua rëndë nga koha e kaluar në burg. Pas lirimit, ai u largua nga Anglia dhe në mërgim ndryshoi emrin e tij në Sebastian Melmot.

I vendosur në Paris, ai filloi të shkruante përsëri, dhe fryt është një nga veprat e tij më të famshme “Rëndësia e të qenit i sinqertë”. Por Ualjd hoqi shpejt dorë nga letërsia, duke thënë se e kishte humbur tërësisht gëzimin e të shkruarit. Shumë studiues mendojnë se ishte në fakt jeta e tij e trishtë që ndikoi në atë vendim.

Viktor Hygo (1802-1885)

Shkrimtari i famshëm u detyrua të mërgonte pas një konflikti politik me perandorin Napoleonin III, për shkak se ndante pikëpamje të ndryshme mbi aktet e tij politike. Edhe pse më vonë u fal, ai qëndroi në Angli. Atje shkroi edhe veprën e tij më të njohur “Të mjerët”, në të cilën tema kryesore është padrejtësia shoqërore, kundër së cilës ai kishte luftuar shumënë Francë para mërgimit.

Lord Bajroni (1788-1824)

Poeti “playboy” Lord Bajroni ishte tashmë një shkrimtar i njohur kur vendosi të largohej nga Anglia në një mërgim të vetë-imponuar. Arsyet:një marrëdhënie incestuale dhe skandaloze me njerkën e tij, një mal me borxhe, dhe probleme me disa partnerë meshkuj nga e kaluara e tij.

Studiues të shumtë pretendojnë se arsyeja e vërtete ishte intoleranca e shoqërisë britanike ndaj homoseksualëve dhe rreziku i dënimit me burg. Bajroni u vendos me banim në Gjenevë për një periudhë, ku u bë mik me shkrimtarët Persi dhe Merri Shelli, dhe nuk u kthye më në Angli. Vdiq në Greqi.

Burimi i lajmit: https://historyofyesterday.com/famous-writers-who-have-been-exiled-for-their-work-4aedb294a899

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...