E mërkurë, 16 Qershor, 2021
16.5 C
Tirana

Spiropali: PS e gatshme t’i japë presidentin opozitës

Minsitrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është shprehur se mazhoranca është e gatshme që të diskutojë me opozitën, për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Deklarata e Spiropalit u bë ditën e sotme në emisionin ”Top Talk” në Top Channel.

Spiropali tha se Partia Socialiste është e hapur për bashkëpunim, dhe se se me opozitën duhet të ketë konsensus për të ardhmen europiane të vendit.

Lidhur me zgjedhjet në PD, Spiropali  u shpreh se po bëhen me stilin e vjetër dhe fituesi dihet se kush do të jetë.

Elisa Spiropali: “Ne e ftojmë lidershipin e tanishëm apo të ardhshëm që do të dalë nga zgjedhjet, por nuk besoj se do të ketë surpriza sepse zgjedhjet në PD po bëhen me stilin e vjetër që të pranojnë rezultatin, të ulen me ne në tryezë, të diskutojmë mbi rolet që duhet të kemi ne si mazhorancë, ata si opozitë përsa i përket procesit të integrimit dhe konsensusit politik që na duhet sot. Ta ndalim baltën ndaj Shqipërisë dhe këtë luftë të pakuptimtë që ndikon në proceset tona të jashtme dhe të integrimit.

Ofrojmë që të kemi diskutim edhe për çështjen e Presidentit dhe për emrat. Ne kërkojmë të ngremë nivelin e debatit në Shqipëri. Mjaft është mjaft. Deri më sot, të gjithë partnerët tanë i kanë njohur zgjedhjet si normale, por ndoshta edhe si zgjedhjet më të mira deri sot. Kanë bërë një zgjedhje të bukur, edhe ne edhe ata, nuk e mohoj. Nuk kemi asnjë tabu, mund të zgjedhin ata një emër ose ne. Jemi të hapur për diskutim. Nuk kemi asnjë problem me emrin që mund të propozojnë ata. Jemi të gatshëm të ulemi dhe të bisedojmë për çdo ofertë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Autogol, gola të anuluar dhe shtyllë, Franca ”gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih

Përfundon supersfida e grupit F mes Francës dhe Gjermanisë. Gjermania e Lëv tronditet që në fillim të kampionatit europian. Skuadra e Didier Deshamps kaloi...

Pekini akuzon NATO-n për ekzagjerim të kërcënimit nga Kina

Kina ka akuzuar NATO-n se është duke shpifur për zhvillimin e saj paqësor, pasi liderët e aleancës kanë paralajmëruar për “sfida sistematike” që vijnë...

Biden shpall planin e parë kombëtar për të luftuar terrorizmin e brendshëm

Presidenti amerikan Joe Biden shpalli atë që ai e quajti plani i parë kombëtar për të luftuar terrorizmin e brendshëm. Në një deklaratë të martën,...

A mundet Basha të përjashtojë Berishën? Ja si përgjigjet Nishani

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani deklaroi se kryetari i zgjedhur Lulzim Basha, nuk mund ta përjashtojë Sali Berishën nga grupi...

RENEA kontrolle në terren, vë me shpatulla pas murit disa persona në lokal

Forcat RENEA dhe FNSH kanë dalë sërish në terren mbrëmjen e sotme, në kuadër të aksionit për kapjen e personave të shpallur në kërkim,...