Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Shkodra, si ilustrim i “planit opozitar” kundër COVID-19

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Koronavirusi, si një ëndërr opozitare

Nga Mero Baze

Sot Shkodra përmbysi kurbën e pandemisë në Shqipëri, duke shtuar 12 raste brenda ditës, aq sa kanë qenë tre ditë më parë në gjithë vendin. Sipas datës që u është shfaqur sëmundja, i bie që ata janë pjesë e atyre paradave që bëheshin në Shkodër, një javë pasi ishte vendosur gjendja e karantinës.

Përveç disa mjekëve të përgjegjshëm shkodranë, askush nuk u mobilizua të bindte qytetin, se karantina nuk ishte pjesë e programit të Partisë Socialiste, por një manual lufte i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Tregjet plot, shëtitorja plot me njerëz me biçikleta, dhe asnjë thirrje e përgjegjshme së paku nga kryetarja e Bashkisë në detyrë, e cila rri në zyrë për inat të Edi Ramës, por lë dhe qytetarët të shëtisin drejt vdekjes, po për inat të Edi Ramës. Pastaj, si qershi mbi tortë, një anëtar i Këshillit Kombëtar të PD nga Shkodra, që darkave bën shaka një herë në javë në ekran dhe ditën bën shaka me jetën e qytetarëve, e shpalli karantinën diktaturë të Edi Ramës dhe vendosi ta thyejë për të frymëzuar Shkodrën.

As Lulzim Basha dhe Sali Berisha, që kanë marrë rolin e Kasandrës çdo ditë, nuk u bënë thirrje demokratëve të bastionit të tyre të mbylleshin në shtëpi.

Tani i dëgjoj orë e minutë në përpjekje për të qenë protagonistë në historinë e menaxhimit të situatës.

Ky është një banalitet që më shumë u humbet kredibilitetin dhe ashtu të rrënuar, se sa i bën protagonistë.

Një ditë thonë se Edi Rama po bën çfarë thotë opozita, një ditë thonë Edi Rama nuk bën asgjë nga ato që thotë opozita. Një ditë thonë që duhet të mos përhapim panik, sot të dy, “babë e bir”, kanë shpikur se qeveria po fsheh vdekjet. A thua se qeveria rrëzohet po tregoi kush vdiq.

Këtu Edi Rama po na tmerron me vdekjet në Nju Jork e Itali e jo më me vdekjet tona këtu brenda, që mezi pret të na i tregojë, që  të rrimë në shtëpi.

E vetmja mundësi institucionale që opozita të jetë pjesë e këtij procesi, qoftë dhe në mënyrë simbolike, është t’i ofrojë Qeverisë një personalitet të mjekësisë në emër të saj dhe ta bëjë pjesë të Komitetit Anti-covid19, dhe roli i tij të jetë si garant i transparencës për opozitën.

Kaq ka sens. Të tjerat janë protagonizma qesharake, të cilat me thënë të drejtën, nuk është se i prishin planet apo punët Qeverisë në këtë betejë, por krijojnë pritshmëri të ndryshme në terren, duke ua bërë shqiptarëve më të vështirë përballimin e situatës.

Rasti i “shkëlqyer” që e tregon këtë është Shkodra. Aty opozita ka ndikim absolut politik dhe mund të shkëlqente në rolin e saj konstruktiv, duke u thënë qytetarëve qëndroni brenda dhe zbatoni rregullat. Aty e besojnë opozitën dhe Sali Berishën. Por duke dëgjuar atë, të gjithë e kanë konsideruar planin e Qeverisë, si plan për të vrarë shqiptarët, siç e quan Sali Berisha. Dhe normal me mendtë e  Sali Berishës e Lulzim Bashës, e refuzuan atë.

Tags: koronavirusmero bazeShkodra

TË LIDHURA

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE
Aktualitet

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE

11:47 | 17/03/2026
Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Next Post
Theu izolimin dhe udhëtoi drejt Gjermanisë, doktori i infektuar gjendet i pajetë

Theu izolimin dhe udhëtoi drejt Gjermanisë, doktori i infektuar gjendet i pajetë

Edi Rama pranon ekzistencën e Zotit (VIDEO)

Rama: Po shikojmë mundësinë e legalizimit të kanabisit

Kujt do ia besojë qeverinë nëse infektohet nga koronavirusi? Rama e thotë troç

Kujt do ia besojë qeverinë nëse infektohet nga koronavirusi? Rama e thotë troç







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

PD në Kushtetuese për Endri Shabanin, Gjykata pranon shqyrtimin
Aktualitet

PD në Kushtetuese për Endri Shabanin, Gjykata pranon shqyrtimin

by mirseda
16:53 | 19/03/2026
0

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të dërgojë për shqyrtim kërkesën e PD-së për mënyrën e zgjedhjes së Avokatit...

Vrasja e Fatbardh Licit/ SPAK dërgon dosjen “Bajri” në gjykim, GJKKO zbardh akuzat

Vrasja e Fatbardh Licit/ SPAK dërgon dosjen “Bajri” në gjykim, GJKKO zbardh akuzat

16:51 | 19/03/2026
Katari në alarm: Eksportet e energjisë mund të rikuperohen me vite pas sulmeve

Katari në alarm: Eksportet e energjisë mund të rikuperohen me vite pas sulmeve

16:33 | 19/03/2026
“Peqin/ Zbulohen 4 mijë bimë kanabisi në banesë, dyshohet për drejtorin e burgut të Rrogozhinës”

“Peqin/ Zbulohen 4 mijë bimë kanabisi në banesë, dyshohet për drejtorin e burgut të Rrogozhinës”

16:27 | 19/03/2026
Opozita në Bundestag: Qeveria dhe PS po pengojnë drejtësinë

Opozita në Bundestag: Qeveria dhe PS po pengojnë drejtësinë

16:15 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com