Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Shkodra, “Rasti Pjetri” përplasje Rama-Bushati

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shkodra, “Rasti Pjetri” përplasje Rama-Bushati

Mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste mbrëmjen e së mërkurës është shoqëruar me debate të forta mes kryetarit dhe kryeministrit Edi Rama dhe anëtarit të kryesisë dhe ish ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati. Shkak është bërë situata e krijuar në Shkodër veçanërisht pas zbulimit të fakteve se kandidati socialist i votuar për drejtimin e Bashkisë, Valdrin Pjetri, rezultoi të kishte fshehur problemet e së kaluarës së tij, kur në fillim të viteve 2000 ishte arrestuar dhe dënuar në Itali.

Bushati ka qenë që prej vitit 2016, drejtues politik i Partisë socialiste në Shkodër, por ai u zëvendësua, me një vendim të zotit Rama, pikërisht nga Pjetri, pak përpara se ky i fundit të detyrohej të jepte dorëheqjen, pas publikimit nga opozita të dokumentave që vërtetonin dënimin e tij në Itali. Rastin e tij, kryeministri e trajtoi si një përgjegjësi individuale, por në të kundërt, për ish ministrin Bushati “kemi mbërritur në pikën e derdhjes për një fenomen të cilin duhet ta trajtojmë në mënyrën me agresive të mundshme. Sepse 30 vjet pas shembjes së komunizmit besoj fuqimisht që PS dhe të gjithë faktorët e tjerë politike kanë mundësi t’i ofrojnë qytetarëve të zakonshëm të këtij vendi njerëzit më të mirë”.

Kryesia e Partisë Socialiste, siç njoftoi Sekretari i saj i Përgjithshëm Taulant Balla, ka vendosur “riformatimin” e degës së saj në Shkodër, ose e thënë ndryshe shkrirjen e strukturave aktuale, ndërsa kryeministri Rama ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë drejtuesve të institucioneve lokale atje, të paktën të atyre të gjinisë mashkullore. Zoti Balla njoftoi gjithashtu për synimin e PS, të paralajmëruar dhe nga zoti Rama, për të ashpërsuar ndëshkimet e parashikuara nga i ashtuquajturi Ligj për dekriminalizimin. Por për zotin Bushati “kjo nuk është një çështje që mund të trajtohet thjesht dhe vetëm në mënyrë ligjore e procedurale. As me zhvendosje vëmendje me shkarkime në masë të njerëzve që s’kanë asnjë lidhje dhe asnjë fajësi për situatën e krijuar”. Ish ministri i Jashtëm ishte i drejtëpërdrejtë kur u shpreh se “në rast se përgjegjësia për të kaluarën e secilit është një përgjegjësi individuale dhe ligjore, ne na takon që të njohim realitetin dhe përgjegjësinë politikë, të themi edhe na falni për rastin në fjalë”.

E duke folur për një fenomen, Bushati i mëshoi fort idesë se “ne kemi përgjegjësinë e madhe për ta trajtuar këtë fenomen dhe për ta shfarosur atë. Gabimet që kemi bërë në të shkuarën kur njerëz me të kaluar të dyshimtë, i përjashtuam nga radhët tona, u përshëndetëm publikisht nga SHBA, fatkeqësisht u rikthyen në tryezat tona vendimmarrëse. Dhe sot na duhet të administrojmë pasojat e këtyre gabimeve”. E për këtë arsye, sipas ish ministrit të Jashtëm “si politikanë, kemi përgjegjësinë për të hapur një debat dhe për të trajtuar rrënjët e këtij fenomeni dhe jo thjesht për të menaxhuar pasojat. Rrënjët e këtij fenomeni mendoj se kanë lidhje me nevojën për një reformë politike brenda partive tona. Një reformë politike që të sjellë një kulturë të re politike, një sistem të ri llogaridhënës ku PS është dhe duhet të jetë partia e intelektit, progresit dhe pse jo partia e komuniteteve”, nënvizoi Bushati./VOA

Tags: Ditmir Bushatiedi ramaperplasjeShkodraValdrin Pjetri

TË LIDHURA

21 të lënduar nga protesta e djeshme, dy efektivë me djegie të rënda, njëri prej tyre…
Aktualitet

Ministri i Drejtësisë Lamallari : Mirënjohje për punonjësit e Policisë së Shtetit

09:53 | 11/02/2026
Shpërndau 111 foto dhe video me të mitur, autori përballet me drejtësinë
Aktualitet

Shpërndau 111 foto dhe video me të mitur, autori përballet me drejtësinë

09:37 | 11/02/2026
Oficerët e OPGJ-së, 10 orë në Bashkinë e Vlorës, sekuestrohen dosjet dhe kontratat e plazheve
Aktualitet

Oficerët e OPGJ-së, 10 orë në Bashkinë e Vlorës, sekuestrohen dosjet dhe kontratat e plazheve

09:24 | 11/02/2026
Next Post
Meta vendos t’i ngjitet majës së Korabit, ja kush e shoqëron

Meta vendos t’i ngjitet majës së Korabit, ja kush e shoqëron

Video/ Skandali në ndeshjen serbe, grushte e shkelma mes lojtarëve

Video/ Skandali në ndeshjen serbe, grushte e shkelma mes lojtarëve

Kukan kritikon ashpër Mogherinin për çështjen Kosovë-Serbi

Kukan kritikon ashpër Mogherinin për çështjen Kosovë-Serbi







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

21 të lënduar nga protesta e djeshme, dy efektivë me djegie të rënda, njëri prej tyre…
Aktualitet

Ministri i Drejtësisë Lamallari : Mirënjohje për punonjësit e Policisë së Shtetit

by mirseda
09:53 | 11/02/2026
0

Mirënjohje dhe respekt për punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, përveç përkushtimit të përditshëm për të...

Shpërndau 111 foto dhe video me të mitur, autori përballet me drejtësinë

Shpërndau 111 foto dhe video me të mitur, autori përballet me drejtësinë

09:37 | 11/02/2026
Oficerët e OPGJ-së, 10 orë në Bashkinë e Vlorës, sekuestrohen dosjet dhe kontratat e plazheve

Oficerët e OPGJ-së, 10 orë në Bashkinë e Vlorës, sekuestrohen dosjet dhe kontratat e plazheve

09:24 | 11/02/2026
21 të lënduar nga protesta e djeshme, dy efektivë me djegie të rënda, njëri prej tyre…

21 të lënduar nga protesta e djeshme, dy efektivë me djegie të rënda, njëri prej tyre…

09:06 | 11/02/2026
ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë

ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë

22:41 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com