Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Shkëlqen biznesi i bizhuterive, shqiptarët po blejnë më pak, por më shtrenjtë

4 vjet ago
in Aktualitet
Shkëlqen biznesi i bizhuterive, shqiptarët po blejnë më pak, por më shtrenjtë

Pandemia nuk ka arritur ta zbehë dëshirën për stoli luksi te shqiptarët, teksa INSTAT raporton një rritje 18,4% të importeve të kësaj kategorie produktesh gjatë 2020. Aktorët e tregut pohojnë se gjysma e dytë e 2020-s pati një bum shitjesh dhe trendi është “më pak, më shtrenjtë”…

Nga Deada Hyka

Pandemia ka luhatur jo pak sektorë, kudo në botë, të cilët janë në mbijetesë. Por, kjo nuk ka ndodhur me tregun e bizhuterive të çmuara në vend. Sado e çuditshme mund të duket, tregu ka shkëlqyer vitin e shkuar dhe aktorët e tij japin disa arsye për këtë.

Ka qenë një dekadë sfiduese për sektorin e luksit, por bizhuteritë kanë pasur një bum rritjesh në 2020-n. Bledar Kastrati nga “Kastrati Jewelry”, pohon se fillimi i karantinës një vit më parë padyshim frenoi shitjet në dyqan. Arsyet janë dy. Sipas z. Kastrati, dyqanet fizike u mbyllën dhe ndonëse kanali i komunikimit në rrjete sociale vijoi, paqartësia e krijuar nga mungesa e informacionit e la në harresë këtë segment luksi. Me kalimin e javëve, situata pa përmirësim të dukshëm.

Kastrati nënvizon edhe mungesën e lëvizjes jashtë si një mundësi për sektorin.“2020 nisi i vështirë dhe i paqartë dhe me shumë pasiguri. Në momentin e hapjes pas karantinës, pati një rritje të ndjeshme të kërkesave për produktet dhe markat që ne ofrojmë. Një nga arsyet, mendoj, ishte stresi i akumuluar gjatë izolimit dhe gjithashtu mungesa e udhëtimeve në Europë”, – thotë menaxheri i argjendarisë.

Aktorë të ndryshëm të tregut pohojnë se pandemia pati ndikim thelbësor në ndryshimin e zakoneve të blerjeve. Bledar Kastrati thekson, se pas karantinës shumë klientë gjetën atë plotësim dëshire dhe kënaqësie që ju kishte munguar atë kohë të vështirë.

Përfaqësuesit e shitjeve nga argjendari “AltinBas” rendisin tendencat e dhurimit të vetvetes që hynë në lojë në karantinë, si dhe zhvillimin e kanaleve të reja dixhitale, me funksion shitje e reklamimin, si website apo rrjete sociale.

Ajo çfarë shihet në tregun shqiptar të bizhuterive të luksit dhe jo vetëm, është stabilizimi i aktorëve të vjetër, përqendrimi i dyqaneve fizike në një të tillë (ndryshe nga më parë që kishin dy ose më shumë), nxitja e shitjeve online falë lehtësive të teknologjisë, duke krijuar mundësi të reja për shitje dhe duke pasur më shumë aktivitet sesa shihej më parë në sektor.

Përfaqësuesit e shitjeve nga argjendari “AltinBas” pohojnë se edhe me hapjen e dyqaneve fizike, shitjet online vijuan të jenë të preferuara për disa arsye.

“E para, do të pohoja padyshim që, njerëzit të trembur nga infektimet, përpiqeshin të shmangin frekuentimin e dyqaneve dhe kontaktin që do të kishte në rastin konkret vendosja e një unaze në gisht apo bizhuterie tjetër. Ndonëse ne si sektor jemi të kujdesshëm sepse edhe shumë më parë se sa COVID, në dyqanet tona janë përdorur doreza për të siguruar që prekja e bizhuterisë apo orës të jetë delikate, e kujdesshme. Si arsye të dytë do të përmendja faktin që reklamimi dixhital është zhvilluar dhe fotografitë, më së shumti profesionale, kryhen me produkte të vendosura në duar, kjo e bën më të lehtë për klientin që të imagjinojë se si do të qëndrojë në duar, qafë etj. stolia” – thonë ata.

Importet u rritën

Pandemia nuk e ka zbehur dëshirën për luks dhe “shkëlqim” te shqiptarët. Tregu i shitjes së bizhuterive u zgjerua në 2020. Sipas të dhënave të INSTAT, importi i bizhuterive u rrit 18,4%, pas një rënie që pati në 2019. Ndryshe nga bizhuteritë, importi i orëve në vitin që lamë pas, ishte me tkurrje 8,6%. Kjo tendencë u shfaq edhe në 2019-n.

Agron Gjikondi, i cili zotëron një ndër argjendaritë më të mëdha në vend, ka pohuar për “Monitor” më herët, se shitjet e bizhuterive të markave më të njohura italiane dhe të orëve zvicerane ishin mbi 5% më të larta në vitin 2020 në dyqanin e tij krahasuar me 2019.

“Rritja e shitjeve ka ardhur për shkak të ndalimit të lëvizjeve jashtë vendit. Rreth 30% e blerësve, i blejnë bizhuteritë jashtë vendit dhe për këtë arsye është rritur xhiroja për blerjet brenda vendit. Edhe për muajin janar 2021, ecuria e shitjeve ishte shumë pozitive. Parashikohet që edhe ky vit të mbyllet me rritje të paktën deri në 10% që është maksimumi i shitjeve për këto produkte”. Drejtuesi i argjendarisë “Gjikondi” thotë se edhe investimet për biznesin janë rritur. Ai pohon se në dyqan tregtohen vetëm bizhuteri të markave më të njohura italiane, me çmim mbi 1 mijë euro dhe ora zvicerane.

Sipas të dhënave të INSTAT, vihej re një ulje në peshë e stolive të importuara në 2020, por rritje në vlerë. Aktorët e tregut pohuan se kjo lidhej me rritjen e importeve të produkteve të luksit, më pak në sasi, por më të kushtueshme në vlerë. Sipas tyre, bëhej fjalë gjithnjë e më shumë për bizhuteri me diamante apo ora luksoze.

Pandemia 

Pandemia dha ndikimin e saj në tregtimin e metaleve të çmuar në formën e bizhuterive në gjysmën e parë të 2020-s e pati një rimëkëmbje në gjashtëmujorin e fundit. Sipas Alba Ruços, menaxhere e “Pirro Argjendari”, kjo i atribuohet kryesisht vështirësive në logjistikë vitin e shkuar.

“Prej më se një viti, industria e metaleve dhe gurëve të çmuar ka pësuar një katapultim, jo vetëm në vlerat e aseteve, por edhe në infrastrukturë. Në aspektin e logjistikës, koha dhe siguria e dërgesave shpesh u vunë në pikëpyetje. Siguracionet shoqëruese u bënë më se të nevojshme, në një kohë kur e tashmja e biznesit është e lëkundur” – thotë znj. Ruço.

Sipas saj, çmimi i arit u rrit në verën e vitit 2020 me 30% duke arritur kulmin e të gjitha kohërave.  “Ndërkohë po vazhdon të jetë në nivele të larta, edhe pse me rënie shumë të lehtë. Argjendi gjithashtu si dhe metalet e tjera më pak të çmuara shënuan rritje të vazhdueshme. Këto e bënë të pashmangshme rritjen e çmimit final për konsumatorin. Sigurisht kjo solli pakënaqësi ndaj shitësve, duke qenë se ka pasur edhe mungesë informacioni nga mediat apo institucionet rregullatore. Për arsye të konkurrencës së tregut, biznesi nuk mund të lajmërojë apo njoftojë për rritjen në afishime” – pohon znj. Ruço.

Ajo shton se, mbyllja e gjithë bizneseve në muajin prill solli humbje të mëdha. “Megjithëse ari u vlerësua dhe kërkesa duhet të shënonte rritje, ishte fizikisht gati e pamundur të prodhoje dhe të shisje në atë periudhë. Në muajt që vijuan pati luhatje në rritje të lehta, por jo duke shkuar afër normalitetit. Periudha e festave të fundvitit ishte padyshim për të gjithë një rimëkëmbje e pritshme” -thotë znj. Ruço.

Bledar Kastrati thekson se, pandemia solli shumë vështirësi, që nga prodhimi i lëndës së parë, puna e dorës dhe transporti gjithashtu. “Të gjithë fabrikat punojnë me orare të reduktuara dhe stafi po ashtu. Kjo situatë solli rritje të konsiderueshme të kostove dhe vonesave ndaj klientëve”.

Çmimi

Në Shqipëri, të gjithë duan të fitojnë sa më shumë, pa marrë në konsideratë dhe analizuar marzhin e fitimit, thotë Alba Ruço. “Duke qenë se pjesa dërrmuese janë rishitës bizhuterish, mbahen çmimet e shitjes së firmave mëma që diktojnë edhe sasinë e uljeve të mundshme. Në një vend të varfër me pak blerës të kategorisë së luksit, kjo mundëson blerjen e tyre vetëm nga një kategori me të ardhurat më të larta të shoqërisë. Pjesa tjetër e rishitësve shesin produkte më ekonomike nga burime që prodhojnë në sasi të mëdha, si rrjedhojë me çmime më të ulëta si Kina, Turqia dhe vende të Lindjes.

Ka edhe segmente informale, të cilët çmimin e produkteve nuk ua dikton tregu, por hamendësimi dhe parashikimi i vlerës së tregut. Këto vlera shpesh janë të pabaza, sepse nuk marrin në konsideratë vlerën e përdorimit apo të mbajtjes së garancisë së produktit” -përfundon ajo. /monitor/

Tags: bizhuterimonitorshqiptaret

TË LIDHURA

Babai akuzohet se abuzoi me të bijën 12-vjeçare, komshinjtë sulmojnë gruan dhe 6 fëmijët e tjerë: Dilni nga shtëpia!
Aktualitet

Babai akuzohet se abuzoi me të bijën 12-vjeçare, komshinjtë sulmojnë gruan dhe 6 fëmijët e tjerë: Dilni nga shtëpia!

21:32 | 15/07/2025
Dhunoi bashkëshorten, policia arreston 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit
Aktualitet

Dhunoi bashkëshorten, policia arreston 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

21:28 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme
Aktualitet

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Next Post
“Punoni me orar të reduktuar ose nga shtëpia”, Bashkia e Tiranës e infektuar me COVID-19

Anketa: Papunësia dhe korrupsioni largojnë të rinjtë nga Shqipëria

Stresi nga pandemia: Pse të moshuarit janë më rezistentë se sa të rinjtë

Më shumë se tre milion të vdekur nga korona në botë

Dhimbja e kokës, llojet dhe disa zgjidhja pa ilaçe

Dhimbja e kokës, llojet dhe disa zgjidhja pa ilaçe

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Babai akuzohet se abuzoi me të bijën 12-vjeçare, komshinjtë sulmojnë gruan dhe 6 fëmijët e tjerë: Dilni nga shtëpia!
Aktualitet

Babai akuzohet se abuzoi me të bijën 12-vjeçare, komshinjtë sulmojnë gruan dhe 6 fëmijët e tjerë: Dilni nga shtëpia!

by mirseda
21:32 | 15/07/2025
0

Një ngjarje e rëndë u raportua disa ditë më parë në Sheqishtë të Fierit ku Zamir Meta...

Dhunoi bashkëshorten, policia arreston 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Dhunoi bashkëshorten, policia arreston 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

21:28 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel

Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel

15:58 | 15/07/2025
Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir

Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir

15:27 | 15/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com