Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Shkarkimi i Metës/ Reagon Presidenca: 25 prilli nuk ka përfunduar

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Thuaji popullit që je peng/ Deklarata e Metës nuk i drejtohej Bashës por Ramës

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka reaguar pas mbledhjes së zhvilluar paraditen e sotme nga Komisioni Hetimor, për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Blushi u shpreh se procesi zgjedhor i 25 prillit akoma nuk ka përfunduar, teksa shtoi se organizatat prestigjioze ndërkombëtare, që merren me standardet e zgjedhjeve, përditë po reagojnë qartë për të vërtetën reale të këtyre zgjedhjeve.

Blushi apeloi për zbardhjen e krimeve zgjedhore pa vonesë dhe të gjithë ata zyrtarë, të çdo niveli, të cilët kanë konsumuar vepra penale për cenimin e standardeve të procesit të 25 prillit duhet të përgjigjen përpara ligjit.

Reagimi i Blushit në rrjetin social, Facebook

Procesi zgjedhor i 25 prillit akoma nuk ka përfunduar.

Organizatat prestigjioze ndërkombëtare, që merren me standardet e zgjedhjeve, përditë po reagojnë qartë për të vërtetën reale të këtyre zgjedhjeve.

Të gjithë jemi dëshmitarë se:

– Blerja e votës ka qenë një fenomen masiv;

– Qeveria përdori asetet dhe fondet publike në interes të saj politik në fushatë;

– Procesi i vaksinimit të popullatës u shfrytëzua në funksion të fushatës së partisë në pushtet;

– Të dhënat personale të qytetarëve u keqpërdorën në mënyrë kriminale;

– Emigrantëve nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut ju mohua padrejtësisht e drejta për të votuar;

– Lejet e legalizimit dhe shpërblime të tjera të kësaj natyre u dhanë për të siguruar votën e zgjedhësve;

– Kontratat e Koncesionit vërshuan lumë gjatë procesit zgjedhor;

– Fondet e rimbursimit për tërmetin u bllokuan për muaj me radhë, që të keqpërdoreshin dy ditë para zgjedhjeve.

Të gjitha krimet zgjedhore duhet të zbardhen, pa vonesë dhe të gjithë ata zyrtarë, të çdo niveli, të cilët kanë konsumuar vepra penale për cenimin e standardeve të procesit të 25 prillit duhet të përgjigjen përpara ligjit.

Të gjithë duhet ta ndihmojmë drejtësinë me fakte e të dhëna, që zbardhin të vërtetat e këtij procesi.

Cilido, që ka kryer krime zgjedhore duhet të ndëshkohet dhe nuk e meriton mandatin për në Kuvendin e Shqipërisë.

Çdo kandidat, që ka përfituar mandat me krime zgjedhore nuk ka të drejtë të ulet në Kuvend dhe të përfaqësojë popullin shqiptar.

Është tepër e rëndësishme, që çdo votë të numërohet dhe rinumërohet me transparencë deri në fund, sipas Kodit Zgjedhor. Çdo proces ankimor dhe kushtetues të shqyrtohet me objektivitet dhe paanësi.

Drejtësia duhet të funksionojë tani!

Kjo është e rëndësishme për të ardhmen europiane të vendit dhe asnjë “shashkë”, që synon të shpërqëndrojë fokusin nuk meriton asnjë sekondë vëmendje.

Një ditë më parë, Ngritja e komisionit hetimor u votua me 97 vota pro dhe 6 kundër në Kuvendin e Shqipërisë. 49 deputetë të mazhorancës iu drejtuan më herët Kuvendit me kërkesën për shkarkimin e Kreut të Shtetit.

Prej javësh, Presidenti i Republikës, Ilir Meta u përfshi në një sërë replikash të ashpra dhe përplasje me Partinë Socialiste ku në fokus ishin zgjedhjet e 25 prillit. Presidenti u zotua se do të mundësonte votën e lirë të shqiptarëve që sipas tij do ti bashkoheshin në një referundum popullor.

Deklaratat e tij gjatë fushatës arritën majën e tensionit kur kreu i shtetit deklaroi se “do t’ju presim dorën atij që prek votën”, apo “bëni gati sfurqet dhe kosat”.

Tags: ilir metareagimshkarkimiTedi Blushi

TË LIDHURA

Akuza për falsifikim, Prokuroria e Fierit çon në gjyq anëtarin e Këshillit Bashkiak të Lushnjës
Aktualitet

Akuza për falsifikim, Prokuroria e Fierit çon në gjyq anëtarin e Këshillit Bashkiak të Lushnjës

15:23 | 12/03/2026
Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Seanca paraprake ndaj Metës,: Nuk kam fshehur pasurinë. Kam bërë jetë të thjeshtë, jo luksi
Aktualitet

Seanca paraprake ndaj Metës,: Nuk kam fshehur pasurinë. Kam bërë jetë të thjeshtë, jo luksi

14:21 | 12/03/2026
Next Post
Basha nuk dorëzohet, ja çfarë u tha në mbledhje kandidatëve për deputetë

Basha humbi sepse tregoi vetëm milionin e tij të parë

“Juventus, Real dhe Barcelona jashtë Champions”/ Media spanjolle plas bombën

“Juventus, Real dhe Barcelona jashtë Champions”/ Media spanjolle plas bombën

Evropa po fillon të ndiejë më në fund efektin e vaksinave anti-covid

Evropa po fillon të ndiejë më në fund efektin e vaksinave anti-covid







JU REKOMANDOJMË

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Akuza për falsifikim, Prokuroria e Fierit çon në gjyq anëtarin e Këshillit Bashkiak të Lushnjës
Aktualitet

Akuza për falsifikim, Prokuroria e Fierit çon në gjyq anëtarin e Këshillit Bashkiak të Lushnjës

by mirseda
15:23 | 12/03/2026
0

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka dërguar këtë të enjte...

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Seanca paraprake ndaj Metës,: Nuk kam fshehur pasurinë. Kam bërë jetë të thjeshtë, jo luksi

Seanca paraprake ndaj Metës,: Nuk kam fshehur pasurinë. Kam bërë jetë të thjeshtë, jo luksi

14:21 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Rama

Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Rama

12:54 | 12/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com