Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Basha humbi sepse tregoi vetëm milionin e tij të parë

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Basha nuk dorëzohet, ja çfarë u tha në mbledhje kandidatëve për deputetë

Nga: Lorenc Vangjeli

Të gjithë pasanikët e kësaj botë pranojnë të shpjegojnë me detaje mënyrën sesi kanë fituar çdo milion të jetës së tyre, me kusht që të mos tregojnë sesi kanë bërë milionin e parë. Lulzim Basha, një nga djemtë e pasur të Shqipërisë, ka treguar me hollësi sesi ka fituar milionin e tij të parë në moshën 31 vjeçare kur hyri në politikë, por refuzon të tregojë sesi i ka shumëfishuar milionat ndër vite duke qenë në politikë.

Edhe pse nuk ja thonë shpesh kritikët sepse ju duket normale, edhe pse vartësit ja duartrokasin si meritë sepse duan t’i ngjanë në këtë pikë, milionat e tij sekretë janë një nga arsyet themelore të mungesës së atyre dhjetra mijëra votave që mund ta bënin kryeministër. Paratë e kanë bërë të suksesshëm Bashën në axhendën e tij vetjake ekonomike, por e kanë shndërruar në dështues përsëritës në axhendën politike.

Sot në PD-në e paszgjedhjeve, nuk ka shumë zgjedhje për të bërë. Ato kalojnë, për paradoks, nga paradhoma e Edi Ramës. Ftesa për bashkëpunim pa kufinj me opozitën, është një çek që është “firmosur falas” nga kryeministri dhe që po për paradoks, kushtëzohet edhe nga milionat e Bashës. Ajo ftesë, tek demokratët e mbetur, tingëllon pak a shumë si eksperimenti i maj-shtatorit të largët të 2017-ës, kur u bë sprova e parë për një bashkëqeverisje të gjerë mes të djathtës dhe të majtës. As atëherë dhe as tani, demokratët nuk kuptuan një të vërtetë të thjeshtë se në një vend si Shqpëria dhe me një sistem politik si ky në Shqipëri, kryeministri ka gjithçka në dorë dhe gjithkush tjetër pas tij, aleat apo kundërshtar, ministër apo rival, është vetëm shtojcë e vullnetit kryeministror.

As Ilir Meta nuk e kuptoi në 2013-ën një gjë të tillë kur delegoi pushtet dhe madje as Edi Rama vetë nuk e kishte imagjinuar peshën e pushtetit që do të mblidhte ditë mbas dite që në agun e mandatit të tij të parë. Në mandatin e tij të tretë, nga epërsia që i jep forca, në të vërtetë ai afron shumë më shumë sesa ëndërron imagjinata e mpirë nga humbja e demokratëve. Afron më shumë sesa, fjala vjen, posti i kryetarit të Kuvendit, zëvendëskryeministrit apo disa portofole ministrash e derivate të tjerë postesh për demokratët. Apo edhe një rishikim të zgjedhjeve për pushtet lokal.

Në PD-në nën anestezinë e humbjes dhe në mungesë ulëritëse idesh dhe vizioni, të bindur se politikë do të thotë vetëm luftë, se kompromisi është tradhëti, se gënjeshtra është art, se hipokrizia është normë, se mosmirënjohja është detyrim, se ulërima është mençuri, se mohimi total është largpamësi, se dialogu është dobësi, se servilët janë gjendje bio, nuk janë të aftë t’i afrojnë një kufi ftesës “së pakufishme” të kryeministrit. Refuzojnë për refleks, pa kuptuar se në politikë nuk duhet të sillesh me refleksin e ngulitur: mos prano “dhuratat” që vijnë nga kundërshtari! Mund të niset me reformën kushtetuese. Duke kërkuar një rishkrim të rregullave që ata vetë bashkë me socialistët i kanë shkruar me zellin e prostitutës që i përshtatet shijes së klientit.

Qoftë edhe vetëm tek kjo mënyrë sjelljeje mund të gjendet një nga arsyet themelore se pse, në garën e 25 prillit, që më shumë se programe dhe ngjyra partie, konkuronin karaktere dhe tipologji liderësh, PD ishte e destinuar të humbiste. Me shansin për të jetuar ende shumë gjatë brenda sindromës së humbjes së paracaktuar sa kohë që nuk çajnë flluskën e euforisë dhe moskuptimit të Shqipërisë ndryshe.

Shenjat se shumica në PD ka zgjedhur fatin e gomarit që lutej të ishte në ëndërr edhe kur luani i kishte ngulur pesë putra në shpinë, janë dëshpëruese. PD-ja nuk ka politikan më të mirë se Lulzim Basha, edhe pse kushdo tjetër, përfshi edhe përgjegjësin e parkingut në seli, ka një seri epërsish të padiskutueshme mbi kryetarin formal dhe real të PD-së. Askush si ai nuk ka bërë asnjë nga gabimet e tij dramatike, nuk ka konsumuar asnjë nga sjellet e tij naive, nuk ka afruar asnjë nga fytyrat hipokrite të atij që bën pikërisht të kundërtën e asaj që thotë. Mohon kur beson se duhet të pohojë, refuzon, kur mezi pret t’i luten, paguhet kur sulmon dhe paguan që ta lëvdojnë.

Ndaj për të kuptuar të nesërmen qoftë të ftesës së Ramës për opozitën, qoftë edhe fatin vetjak të drejtuesit të PD-së, duhet ndjekur gjurma e milionave të tij. Ato të çojnë drejt zgjidhjes së enigmës së çfarë do të ndodhë nesër me pacientin zero të PD-së. Lulzim Bashën e sollën në 2005-ën si shpresë të opozitës në Tiranë duke dëshmuar ai në vetë të parë sesi kishte fituar milionin e tij të parë me punë në emigracion. Dhe që 16 vjet më pas, ka çuar në kufinjtë e “një në një milion” shanset e opozitës për rikthim në pushtet, pavarësisht ftesës së Ramës për bashkëpunim pa kufinj.

Tags: humbjelorenc vangjelilulzim bashaopinion

TË LIDHURA

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës
Editorial - Opinione

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës

22:21 | 28/06/2025
Next Post
“Juventus, Real dhe Barcelona jashtë Champions”/ Media spanjolle plas bombën

“Juventus, Real dhe Barcelona jashtë Champions”/ Media spanjolle plas bombën

Evropa po fillon të ndiejë më në fund efektin e vaksinave anti-covid

Evropa po fillon të ndiejë më në fund efektin e vaksinave anti-covid

Kërcënohemi nga konflikte, nëse BE s’i ndal fantazitë për kufij etnikë në BP

Kërcënohemi nga konflikte, nëse BE s’i ndal fantazitë për kufij etnikë në BP

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Portugalia ndalon celularët në klasat e shkollave fillore
Bota

Portugalia ndalon celularët në klasat e shkollave fillore

by mirseda
19:39 | 04/07/2025
0

Qeveria portugeze ka miratuar një rregullore të re që ndalon përdorimin e celularëve në klasat e shkollave...

Holanda kërkon sanksione më të ashpra: Rusia përdor armë kimike në Ukrainë

Holanda kërkon sanksione më të ashpra: Rusia përdor armë kimike në Ukrainë

19:19 | 04/07/2025
Punëtor 44-vjeçar bie nga lartësia, në gjendje të rëndë në spital

Punëtor 44-vjeçar bie nga lartësia, në gjendje të rëndë në spital

19:17 | 04/07/2025
Zyrtare, Partizani ndan rrugët me mesfushorin

Zyrtare, Partizani ndan rrugët me mesfushorin

19:14 | 04/07/2025
Kriza e ujit thellohet, rezervat në nivele alarmante në këtë shtet

Kriza e ujit thellohet, rezervat në nivele alarmante në këtë shtet

18:39 | 04/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com