E shtunë, 12 Qershor, 2021
26.5 C
Tirana

Evropa po fillon të ndiejë më në fund efektin e vaksinave anti-covid

Nga: Lionel Laurent “Bloomberg”

Shpërndarja e vaksinave anti-Covid në Bashkimin Evropian, u duk në fillim si një kryqëzim midis një shakaje dhe një ëndrre të keqe. Pothuajse gjithçka që mund të shkonte keq ndodhi: probleme logjistike, vonesa në furnizim, incidente të çuditshme diplomatike, dhe një përplasje e shëmtuar me kompaninë AstraZeneca Plc.

Ekonomia e eurozonës, e goditur nga valët e njëpasnjëshme të koronavirusit, ra në një recesion të dyfishtë në fillim të këtij viti. E megjithatë, blloku ka shënuar një kthesë ditët e fundit. Një përpjekje e përbashkët për të vaksinuar njerëzit, e ndihmuar nga një furnizim i zgjeruar me dozat e vaksinave dhe nga presioni për t’i shpëtuar bllokimeve shkatërruese të shoqërisë, po jep rezultatet e veta.

Shkalla mesatare ditore e vaksinimit në vendet e BE aktualisht është rreth 7 doza për 1.000 njerëz, duke e mbyllur plotësisht hendekun që ekzistonte deri tani me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe. Gjermania shënoi ditët e fundit një rekord të sajin me 1.1 milion vaksinime në një ditë, ndërsa Franca ka arritur deri në gjysmën e këtij numri.

Tashmë ekzistojnë shenja që tregojnë se në ekonomi po injektohet optimizëm. Sjelljet e hershme të kujdesit burokratik karakteristik për BE-në, janë zëvendësuar me një qëndrim se gjërat mund të arrihen:stadiumet franceze të futbollit dhe muzetë në Itali shërbejnë tani si qendra vaksinimi, ndërsa mjekët e familjes dhe farmacistët janë angazhuar për të vaksinuar  pacientët.

Pavarësisht nga disa pikëpyetje mbi sigurinë e vaksinës së AstraZeneca, që ngadalësoi edhe shpërndarjen e saj hezitimi ndaj vaksinave po zbehet,ndërsa liria e sapo-fituara nga qytetarët në Izrael dhe Britani po shihet me zili nga të gjithë.

Prodhimi i vaksinave po rritet. Vetëm BE parashikon një kapacitet prodhimi vjetor prej 3 miliardë dozash deri në fund të këtij viti. Më shumë se 70 milionë evropianë deri tani kanë marrë të paktën një dozë vaksine, ekuivalente me rreth 1/5 e popullsisë së BE-së.

Edhe nëse blloku është disa muaj larg shifrës së synuar të vaksinimit të 70 për qind të të rriturve, fushata ka që tani një ndikim të drejtpërdrejtë tek përhapja e virusit. Rastet dhe vdekjet e reja janë në një trajektore rënëse në Francë, Gjermani, Spanjë dhe Itali, pas një vale të tretë që shkaktoi mbingarkesën e spitaleve dhe mbylljen e bizneseve.

Bllokimet po hiqen sërish, këtë herë më shpresën se gjërat do të jenë shumë më mirë. Shumë gjëra tregojnë se po kalohet drejt fazës tjetër dalëse nga pandemia. Vera e këtij viti është shansi më i mirë i Evropës për të qenë afër normalitetit.

Lexo edhe :   A do të vazhdojë BE ta lërë pas dore Ballkanin Perëndimor?

Dhe kjo është jetike për rajonin, të cilit për muaj me radhë i ka munguar turizmi, shpenzimet e konsumatorëve dhe jeta e natës. Udhëheqësit po projektojnë besim:kryeministri Mario Dragi i ka bërë apel botës që të gjithë të rezervojnë pushimet verore në Itali.

Në Francë, Emanuel Macron po e zgjeron përpara afatit të drejtën e vaksinimit për të gjithë të rriturit, ndërsa Pedro Sançez në Spanjës, deklaroi se vendi i tij ka arritur tashmë në “fillimin e fundit” të pandemisë së Covid-19.

Që të qëndrojmë në rrugën e duhur, ajo që na duhet është të sigurojmë si logjistikën e vaksinave, ashtu edhe menaxhimin bazë të pandemisë. Por kërkohet ende kujdes:Franca po heq kufizimet aty ku nivelet e rasteve të reja ditore janë rreth 300 për 1 milionë njerëz, ose dyfishin e nivelit aktual të SHBA, dhe 10-fishin e Mbretërisë së Bashkuar.

Lexo edhe :   A do të vazhdojë BE ta lërë pas dore Ballkanin Perëndimor?

Dhe duke gjykuar nga përvojat e vendeve të tjera, ritmi i vaksinimeve mund të ngadalësohet, ndërsa të rinjtë që janë më pak të prekshëm mund të hezitojnë të vaksinohen. Mbetet për t’u parë efektiviteti i mjeteve nxitëse, siç është oferta e Gjermanisë për kufizime më të vogla enkas për të vaksinuarit, që do ta ndryshojë atë dinamikë.

Nëse vera do të sjellë ditë më të mira, konsumatorët do të kenë nevojë për sinjale të sigurta që të shtojnë shpenzimet e tyre. Kjo do të thotë të mbash nën kontroll çdo tundim për të hequr shumë shpejt mbështetjen e qeverisë, dhe pikërisht në mesin e rritjes së çmimeve dhe dobësisë në tregun e punës.

Kjo gjithashtu nënkupton realizimin e premtimit të planit stimulues prej 750 miliardë eurosh  të Bashkimit Evropian, për shkak të dhënies së këstit të parë të granteve brenda kësaj vere. Ekonomistët e “Barclays Plc”, vlerësojnë se Prodhimi i Brendshëm Bruto i rajonit në eurozonë, nuk do të kthehet në nivelet e para krizës deri në mesin e vitit të ardhshëm, teksa plagët e pandemisë do të ekzistojnë për më gjatë.

Në këtë krizë, asnjë vend apo rajon nuk është një ishull. Prandaj,nuk është koha që të ndihemi tepër triumfues, në një kohë kur India po kalon një valë të re shkatërruese të pandemisë. Por është ende frymëzuese të shohësh BE-në që mëson nga gabimet e së kaluarës, duke i dhënë vetes një shans për të kompensuar kohën e humbur.

Burimi i lajmit: https://www.bloomberg.com/opinion/articles/2021-05-07/europe-has-turned-corner-on-vaccination-as-lockdowns-lift-for-summer?srnd=opinion

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ushtarët e Antikrimit s’mund t’i hidhen krimit

Nga: Preç Zogaj Drejtësia e re me bashkautorësi amerikane dhe europiane, në konceptim dhe zbatim, të cilën unë e kam mbështetur e do të vazhdoj...

Asisti i Shaqirit nuk mjafton, Zvicra ndalet nga Uellsi (Video)

Përfundon ndeshja e dytë e kampionatit europian ''EURO 2020''. Ndeshja e vlefshme për grupin A, midis Uellsit dhe Zvicrës është mbyllur në barazim, me...

Zgjedhje për kreun e ri/ Gjana: Komisionerët e kandidatëve vetëm nga degët e PD

Komiosionerët e çdo kandidati për kryetar në PD duhet të jenë anëtarë të degës përkatëse të PD-së ku do propozohen për këtë proces. Ka...

Asnjë viktimë nga koronavirusi, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 2.916 testime...

”Shpresoj të mos jetë si Trump”/ Putin flet për Biden para takimit në Gjenevë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpreson se homologu i tij amerikan, Joe Biden, do të jetë më pak impulsiv se paraardhësi i tij, Donald...