E diel, 20 Qershor, 2021
17.5 C
Tirana

Kosovë, vetëm 1 viktimë nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Një viktimë dhe 153 raste të reja me koronavirus u raportuan në Kosovë në 24 orët e fundit.

“Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv nga Komuna e Mitrovicës (47 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Rastet e reja pozitive, sipas IKSHPK-së, rezultuan pas testimit të 2,784 mostrave.

Kosova ka konfirmuar në total 106,345 raste me koronavirus dhe 2,203 viktima.

Njoftimi i IKSHPK

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.784 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 153 raste pozitive.

Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv nga komuna e Mitrovicës (47 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 106.345 raste nga 552.070 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.203 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 327 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 97.384 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.758.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 29 raste, Ferizaj 16 raste, Podujevë 16 raste, Gjakovë 15 raste, Mitrovicë 12 raste, Prizren 10 raste, Gjilan 6 raste, Skenderaj 6 raste, Pejë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Drenas 4 raste, Istog 4 raste, Lipjan 4 raste, Obiliq 4 raste, Suharekë 3 raste, Viti 3 raste, Fushë-Kosovë 2 raste, Klinë 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat: Kaçanik, Mamushë dhe Novobërdë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

OBSH e shpall të përfunduar shpërthimin e Ebolës në Afrikën Perëndimore

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se shpërthimi i virusit të Ebolës, që nisi në shkurt në Guinea, ka përfunduar. Ky virus vdekjeprurës, që përcillet...

Levandovski mban gjallë shpresat e Polonisë, Spanja komplikon kualifikimin

Përfundon ndeshja e grupit C, ku Spanja ka komplikuar kualifikimin, pasi Polonia i ka surprizuar, duke i rrëmbyer një pikë. Sfida u mbyll në...

Gjermani, gjenden dy piktura të shekullit XVII në një kosh plehrash

Policia gjermane po kërkon për informacion për dy piktura origjinale nga artistë evropianë të shekullit të 17, të cilat përfunduan në një kosh plehrash...

Kapacitetet e Kosovës për vaksinim në masë të popullsisë kundër COVID-19

Në Kosovë gjatë kësaj jave filloj vaksinimi në masë i qytetarëve kundër COVID-19, me synimin që të vaksinohen deri 320 qytetarë në muaj. Zyrtarë...

Mbi 1 milion vaksina/ Mbërrijnë në Rinas edhe 50 mijë doza të Coronavac

Mbrëmjen e sotme, kanë mbërritur në aeroportin ''Nënë Tereza'', 50 mijë doza të vaksinës kineze Coronavac. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi...