Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

“Shiti” dy herë Kullën Eiffel dhe mashtroi Al Caponen, kush ishte matrapazi Victor Lustig

6 vjet ago
in Stil, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
“Shiti” dy herë Kullën Eiffel dhe mashtroi Al Caponen, kush ishte matrapazi Victor Lustig

Bota e njohu me emrin e tij të artit, Victor Lustig, ndërsa emri i vërtetë nuk dihet. Ndërkohë dihet që lindi në qytetin Hostin në Perandorinë Austro-Hungareze më 4 janar 1890. Ka pak të dhëna mbi edukimin e tij, përveç faktit që Lustig fliste rrjedhshëm 5 gjuhë të huaja.

Karrierën si mashtrues e nisi në linjat e vaporëve transoqeanikë, që operonin në të gjithë Atlantikun midis Evropës dhe Amerikës së Veriut. Atje u miqësua me shumë biznesmenë, të cilët u përpoq t’i bindte të blinin prej tij një pajisje që printonte para dhe që kishte një vlerë prej 10.000 dollarësh.

Disa prej tyre binin pre e rrengut tij, dhe kur e kuptonin që pajisja nuk funksiononte dhe ishin mashtruar, Lustig ishte zhdukur nga sytë këmbët. Kulmin e mbërriti me idenë gjeniale të “shitjes” së Kullës së famshme Eiffel në Paris. Ai mori shkas nga një lajm që lexoi në një gazetë, sipas të cilit autoritetet franceze ankoheshin për kostot e larta të mirëmbajtjes së objektit, ndërsa kishte edhe propozime për prishjen e kullës dhe shitjen e hekurit të saj për skrap.

Lustig mbërrit në Paris gjatë pranverës së vitit 1925, dhe u vendos në Hotelin de Crillon, duke e prezantuar veten si përfaqësues zyrtar të qeverisë franceze. Sapo hyri në dhomën e tij, ai nisi t’u shkruajë letra nga disa prej biznesmenëve francezë më të fuqishëm të industrisë metalurgjike. “Për shkak të gabimeve inxhinierike, riparimeve të kushtueshme dhe problemeve politike, që nuk mund t’i diskutoj dot këtu, shkatërrimi i Kullës Eiffel është bërë i detyrueshëm”- u shkruante Lustig, duke kërkuar një takim të përbashkët për ta.

Sipërmarrësit e hëngrën karremin dhe pranuan të bisedonin. Gjatë takimit, Lustig e prezantoi veten si zv/drejtor të Ministrisë së Postave dhe Telegrafit, teksa i vuri paraprakisht në dijeni biznesmenët se ai takim ishte sekret.

Nën këtë mbulesë, Viktor Lustig i kërkoi biznesmenit Andre Poisson një ryshfet prej 70.000 dollarësh, një shumë e madhe për kohën, për të siguruar që oferta e Poisson në tenderin që do të zhvillohej të rezultonte fituese. Pasi mori paratë Lustig u rikthye në Austri dhe priti botimin e asaj historie, por nuk dëgjoi asgjë.

Poisson e kuptoi se ishte mashtruar keqazi, por i vinte zor që ta bënte publike këtë ngjarje. Lustig u rikthye në Paris disa muaj më vonë dhe provoi ta “shesë” për herë të dytë Kullën Eiffel. Por një nga tregtarët e skrapit me të cilin kontaktoi, nisi të dyshojë dhe lajmëroi policinë.

Në panik Lustig arriti të fshihet, dhe më pas të largohet nga Evropa drejt Shteteve të Bashkuara. Nën identitete të rreme, Victor Lustig nisi të mashtrojë atje njerëz të tjerë, fillimisht me makinën që printonte para. Por gjërat nuk po i ecnin aq mirë, dhe u arrestua në disa raste.

Edhe pse në fund arrinte të shmangte burgun dhe dilte nga qelia para gjyqit. Lustig shkoi aq larg në aventurën e tij, sa të mashtronte edhe bosin e frikshëm të mafias italo-amerikane Al Capone. Ai e takoi Caponen në Çikago dhe i kërkoi atij ta ndihmonte në financimin e një skeme mashtruese.

Lustig i kërkoi 50.000 dollarë, duke i premtuar t’i kthente 2-dyfishin për 2 muaj. Capone ia dha paratë. Victor Lustig, i mbajti paratë në një vend të sigurt për 2 muaj. Pastaj ia ktheu huanë prej 50.000 dollarësh, duke i thënë se skema kishte shkuar keq, por ai ishte duke e shlyer huanë. Me ato fjalë fitoi besimin e Capones, që më pas i dha atij një shumë shtesë prej 5.000 dollarësh. Victor Lustig, bashkëpunoi më kimistin Tom Shaw në vitin 1930. Të dy burrat nisën të falsifikojnë kartëmonedhat e dollarit. Ata prodhuan më shumë se 100.000 dollarë false në muaj. Shaw u gjurmua nga shërbimi sekret që e arrestoi atë dhe e dërgoi në burg. Atje Shaw u bind që të bashkëpunonte dhe tregoi historinë e bashkëpunimit me Victor Lustig.

Ndërsa policia po e ndiqte në mbarë SHBA-në, Lustig e përsosi më tej falsifikimin e dollarëve. Në ato vite, vendi u përmbyt nga paratë e falsifikuara, që po ndikonin ndjeshëm në ekonomi. Falsifikimi ishte aq profesional, sa që edhe bankat e kishin të vështirë të mos i pranonin para të tilla. Madje për këtë, u krijua edhe termi ‘Lustig Money’.

Më në fund Lustig u arrestua në vitin 1935. Shërbimet sekrete gjetën një çelës në portofolin e tij, që i çoi në një kasafortë në stacionin e metrosë në Times Square. Dollarët e falsifikuar që ndodheshin aty e fundosën. Ai u mbajt në paraburgim në policinë e Nju Jorkut. Por sërish në ditën e gjykimit më 2 shtator 1935, Lustig ia doli të arratiset.

Ai u gjet dhe arrestua nga agjentët federal disa javë më parë, pas telefonatës anonime që bëri në polici një nga të dashurat xheloze të mashtruesit. Por sërish në ditën e gjykimit të tij, përdori çarçafët e krevatit për të bërë një litar dhe u arratis përsëri. Viktor Lustig u kap për herë të tretë dhe të fundit në Pitsburg. Ai u shpall fajtor dhe u dënua me 20 vjet burg në Alkatraz. Ai vdiq atje në vitin 1947, i sëmurë nga pneumonia./ Tirana Today

Tags: Al Caponendy hereKullën EiffelmashtroimatrapazishitiVictor Lustig

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Largoi Berishën nga Lazio, Marketi: Strakosha më nxori të tepërt

Largoi Berishën nga Lazio, Marketi: Strakosha më nxori të tepërt

Rama apel kryebashkiakëve: Hiqni dorë, fajin jua kanë 4 të marrët

Rama apel kryebashkiakëve: Hiqni dorë, fajin jua kanë 4 të marrët

Djegia e KZAZ-së në Bushat/ Hila: E organizoi PD dhe jo Bashkia

Djegia e KZAZ-së në Bushat/ Hila: E organizoi PD dhe jo Bashkia







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025




TË FUNDIT

Grupi Parlamentar PD kërkon përjashtimin e Ballës nga Kuvendi: Përdori gjuhë fyese dhe kërcënuese
Politikë

Grupi Parlamentar PD kërkon përjashtimin e Ballës nga Kuvendi: Përdori gjuhë fyese dhe kërcënuese

by mirseda
12:34 | 07/11/2025
0

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Sekretariatit të Etikës përjashtimin deputetit Taulant Balla, me 10...

Bëri deklarata fyese ndaj ambasadorit të BE, PS kërkon përjashtimin e Berishës nga Kuvendi

Bëri deklarata fyese ndaj ambasadorit të BE, PS kërkon përjashtimin e Berishës nga Kuvendi

12:28 | 07/11/2025
Gjendet e pajetë studentja shqiptare në Tetovë! Dyshohet se nga një pallat e kanë …

Gjendet e pajetë studentja shqiptare në Tetovë! Dyshohet se nga një pallat e kanë …

12:07 | 07/11/2025
Bashkë me babanë bënë për spital një person, arrestohet polici

Bashkë me babanë bënë për spital një person, arrestohet polici

11:49 | 07/11/2025
Tatimet rreth 10 mln lekë gjobë biznesit për 15 kg gjizë pa faturë, Braçe denoncon : Mbaje dorën

Tatimet rreth 10 mln lekë gjobë biznesit për 15 kg gjizë pa faturë, Braçe denoncon : Mbaje dorën

11:45 | 07/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com