Teksa vendi ka regjistruar një tjetër rekord sa i takon shifrave si pasojë e pandemisë Covid-19, ka ardhur dhe reagimi i ashpër nga kreu i PD, Lulzim Basha.
Basha shpreh shqetësimin se me qindra njerëz kanë humbur jetën për shkak të pandemisë dhe se shumë të tjerë janë në rrezik.
Ai akuzon kryeministrin Edi Rama, se nuk po merr masa, por përkundrazi vazhdon të paguajë klientët e tij dhe të sulmojë opozitën.
Sipas Bashës, Rama e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë teksa po shkatërron shëndetin e njerëzve.
”Numri i të infektuarve me covid po thyen rekordet. Me qindra njerëz kanë humbur jetën dhe fatkeqësisht shumë të tjerë janë në rrezik. Në vend që të marrë masa dhe të ketë një plan kundër pandemisë, Rama vazhdon të paguajë klientët e tij dhe të sulmojë opozitën që i nxorri faktet.
Në vend që të shtojë mjekët, infermierët e shtretërit në spitale,ja jep milionat mafias së plehrave. Rama e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë. Pasi shkatërroi ekonominë,tani ai po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Bashkë do ta mundim këtë të keqe e do ta shërojmë vendin.’’, shkruan Basha në rrjetin social, Twitter.
Numri i të infektuarve me covid po thyen rekordet. Me qindra njerëz kanë humbur jetën dhe fatkeqësisht shumë të tjerë janë në rrezik. Në vend që të marrë masa dhe të ketë një plan kundër pandemisë, Rama vazhdon të paguajë klientët e tij dhe të sulmojë opozitën që i nxorri faktet.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) November 6, 2020
Në 24 orët e fundit, u regjistruan 489 raste të reja me Covid-19 dhe 6 viktima.