Video/ Mesi ecën në fushë dhe nuk ndjek aksionin e rrezikshëm

A është Lionel Mesi i motivuar në maksimum te skuadra e Barcelonës apo drejtuesit do të kishin bërë mirë ta largonin në verë?

Kjo ishte dilema e madhe përpara fillimit të sezonit. Tifozët dhe mediat po vëzhgojnë gjithçka që bën Leo në fushën e lojës dhe këtë herë “provat” janë kundër tij.

Në sekondat e fundit të ndeshjes kundër Dinamos së Kievit, kapiteni katalanas nuk po vraponte më dhe vendosi të mos e mbyllte një aksion të rrezikshëm për ekipin e tij.

Në të gjitha mediat e botës kjo video ka bërë xhiro dhe tifozëve katalanas nuk iu ka pëlqyer aspak kjo sjellje e Mesit.