4 qytetarë kanë humbur jetën nga koronavirusi dhe 117 persona kanë rezultuar të infektuar në 24 orët e fundit. Duket se situata me pandeminë në vend nuk po njeh përmirësiim, ndërsa situata në spitale vijon të jetë e rënduar.
Për fat të keq, në 24 orët e fundit 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID, 2 prej tyre nuk kanë patur sëmundje bashkëshoqëruese.
Ndërsa nga 507 testime, kanë rezultuar 117 raste të reja me virus.
Ministria e Shëndetësisë i drejtohet me një thirrje të gjithë qytetarëve të vendosni detyrimisht maskën në çdo ambient të mbyllur, të respektoni distancën prej të paktën 1.5 metër nga të tjerët dhe të kujdeseni për higjienën personale dhe kolektive.