Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Shfrytëzohemi për mitingje”, rrëfimi i punëtorëve: Kemi frikë të ngrihemi

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
“Shfrytëzohemi për mitingje”, rrëfimi i punëtorëve: Kemi frikë të ngrihemi

Nga Anxhela Ferra

Rreth viteve 1860 kushtet e vështira të punës bënë që shumë punëtorë në SHBA të ngriheshin për të drejtat e tyre themelore. Ndër kërkesat që kanë pasur ka qenë orari i punës 8 orë, paga mesatare e garantuar, si edhe sigurimi i mbrojtjes në punë. Këto protesta çuan në nxjerrjen e një ligji që u miratua në 1866 në Illinois (SHBA).

Ndërkohë në Shqipërinë e 2019-ës duket sikur koha ka ndaluar. Shqiptarët thonë se nuk i plotësohen as të drejtat themelore në punë. Ata ankohen për kushte të vështira, paga minimale shumë të ulëta, orët shtesë të cilat nuk paguhen, si edhe në shumicën e rasteve nuk i paguhen as sigurimet shoqërore.

Ne sot do t’iu tregojmë historitë e disa qytetarëve të cilët edhe pse çdo ditë dalin në rrugë për të punuar, asnjëherë nuk i janë plotësuar të drejtat si punëtor.

“Kushtet janë mizerabël, nuk ka punë, Bashkia nuk na lë të punojmë. Na kërcënojnë, na marrin veglat dhe na vendosin gjoba. As siguracione dhe asgjë tjetër. Unë dal çdo ditë për 12 vite këtu në rrugë me matrapik, por puna nuk është e sigurt. Pasi ka ditë që nuk bëj asnjë punë, por edhe kur punoj dita shkon 20 mijë, 30 mijë, maksimumi 50 mijë lekë të vjetra.

Por shkatërrohesh totalisht, me vegla është puna më e rëndë. Unë asnjëherë nuk kam qenë i siguruar, madje për një muaj  nuk kam dalë fare në punë. Sepse dogja këmbën teksa isha duke punuar. Këto janë punë në të zezë dhe dihet që nuk ke asnjë lloj sigurie.

Këtu punëtorët nuk kanë asnjë të drejtë, ai shfrytëzohet si skllav as djersën nuk ia japin kur po punon për kafshatën e gojës. Është turp tani në 2019-ën të jetë rroga 120 mijë lekë. Pa llogaritur dritat apo ujin për të paguar, e çfarë mbetet në fund të muajit?!”

“Aq mirë janë kushtet sa po rrimë nëpër rrugë në Shqipëri. Ça kushtesh ka këtu?! A është e sigurt e ardhmja e fëmijëve tanë, kur ata punojnë pa siguracione, në punë të zezë e më gjithë të këqijat?! Ku do hanë, ku do pinë, me çfarë do ta mbajnë familjen?! Kështu janë fëmijët e mi, punojnë me copa, nuk kanë asnjë lloj siguracioni dhe asgjë.”

 “Vajza ime punon në rrobaqepësi dhe thotë që ka lodhje. Por, kur duhet të mbarojë puna, rrinë me orë të zgjatura të cilat nuk paguhen. Ajo paguhet 260 mijë lekë të vjetra, por kushtet janë shumë të vështira. Pasi i duhet të paguajë qiranë, për të ngrënë, nuk kemi ça të bëjmë.”

Edhe pse qytetarët të cilët ankohen për kushtet e këqija janë të shumtë, sërish në Shqipëri mungojnë sindikatat e zëshme të punëtorëve. Kjo jo sepse janë të pandërgjegjësuar për nevojën për ndryshime, por sepse kanë frikë.

“Kushtet e punëtorëve këtu janë për faqe të zezë, më keq nuk ka. Unë asnjëherë nuk kam punuar i siguruar, por edhe ato që punojnë sot më shumë janë pa sigurime. Edhe të drejtat e punëtorëve nuk respektohet. Rroga minimale është shumë minimale dhe ata duhet të sakrifikojnë shumë. Po ça të ngrihen punëtorët, këtu është si në kohën e Enver Hoxhës. Sa më fukara të jesh, aq më e vështirë është të ngrihesh. Për ça, për ta futur brenda apo ta heqin nga puna?! Sepse këtu kështu funksionon.”

Qytetarët thonë për Tirana Today se punëtorëve veçanërisht nëpër administrata apo punë shtetërore, përdoren nga partitë për të plotësuar numrin në mitingje. Dhe ky është fati e të drejtat e një punëtori sot në Shqipëri.

“Një punëtor në Shqipëri është super skllav. Dhe ato që janë të siguruar që punojnë nëpër fasoneri, apo punëtorë nëpër Bashki a kompani janë zero për nga plotësimi i të drejtave. Situata e punëtorëve sot është kur partitë i thonë nëpunësve që t’i shoqërojnë nëpër mitingje, ose nesër nuk janë në punë. Ky është realiteti, këto janë të drejtat e punëtorëve në Shqipëri.”/ TIRANA TODAY

Tags: kushte të vështira ekonomikekushtet e punëspunëtorëtshqiptaretsiguracionet shoqëroresindikata e punëtorëvetë drejtat

TË LIDHURA

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

22:32 | 24/01/2026
Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve
Politikë

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë
Politikë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Next Post
Rritet kriminaliteti, INSTAT nxjerr shifrat: Në janar-prill u shënuan 30 të vrarë

Rritet kriminaliteti, INSTAT nxjerr shifrat: Në janar-prill u shënuan 30 të vrarë

“Burrat nuk qajnë”, Lorik Cana tregon tre momentet kur e ka ‘lëshuar veten’

“Burrat nuk qajnë”, Lorik Cana tregon tre momentet kur e ka ‘lëshuar veten’

Treni për pak përplas gruan e verbër, polici hero i shpëton jetën (Video)

Treni për pak përplas gruan e verbër, polici hero i shpëton jetën (Video)







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

by mirseda
22:32 | 24/01/2026
0

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo me një reagim në rrjetet sociale ka akuzuar policinë se ka tejkaluar...

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

21:20 | 24/01/2026
Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

20:42 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com