Konfirmohen raste të reja me koronavirus në Shqipëri.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se hartës së vendeve të prekura nga koronavirusi i është bashkuar edhe Belshi. Pozitivë me koronavirus kanë rezultuar nënë e bijë, të cilat sipas hetimit janë infektuar gjatë një vizite në Tiranë.
Kujtojmë së Belshi ishte një nga zonat e gjelbra që në fillim në vend, pasi nuk ka pasur asnjë rast të konfirmuar me COVID-19.
Po ashtu në Vlorë, janë konfirmuar 5 raste të reja. Mësohet se 4 prej tyre janë familjarë të rastit të parë, të konfirmuar dje dhe një është rast i ri.