Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Shëndeti mendor në Shqipëri po përkeqësohet, mungojnë mjekët

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shëndeti mendor në Shqipëri po përkeqësohet, mungojnë mjekët

Sëmundjet e shëndetit mendor po njohin përhapje më të madhe në popullatë së fundmi. Por për të përballuar të sëmurët e prekur kërkohen kapacitete si burime njerëzore të specializuar dhe numër shtretërish. Shqipëria për fat të keq renditet e fundit në Evropë për nga numri i mjekëve të specializuar në psikiatri, ku sipas të dhënave të INSTAT në të gjithë Shqipërinë ka vetëm 25 të tillë.

Kështu për 100 mijë banorë që jetojnë në vend nga në dispozicion ka vetëm 1 mjek në dispozicion. Nga ana tjetër një anketë e kryer nga INSTAT gjeti se 60-70% e të rriturve në Shqipëri kanë përjetuar sëmundjen e depresionit, një gjendje komplekse mendore dhe emocionale, e lidhur zakonisht me të qenët i trishtuar, humor të keq që ndikon negativisht tek produktiviteti mendor dhe lëvizjet. Edhe sipas mjekëve psikiatër trendi i pacientëve që kërkojnë ndihmë të specializuar nga mjekët psikiatër ka qenë në rritje.

Sipas të dhënave nga INSTAT të publikuara në Treguesit e Shëndetit Publik, numri i shtretërve në shërbimin spitalor të specializuar për shëndetin mendor është 635. Ndërkohë në këtë shërbim spitalor të specializuar operojnë 25 mjek psikiatër.

Pas Shqipërisë, Turqia renditet e dyta në Evropë për nga numri i ulët i mjekëve psikiatër. Sipas përllogaritjeve të Monitor, bazuar në të dhënat e Eurostat mbi numrin e mjekëve specializantë dhe popullsinë e secilit shtet, në Turqi ka 5 mjekë psikiatër për 100 mijë banorë.
Renditjen e pason Bullgaria me 8 mjekë, Maqedonia e Veriut dhe Polonia me 9, Malta dhe Spanja me 10.

Numri më i lartë i mjekëve psikiatër vihet re në vendet me mirëqenie të lartë. Kështu rekordin për numrin më të lartë të tyre e mban Zvicra, ku sipas përllogaritjeve ka 51 mjekë psikiatër për 100 mijë banorë, pasuar nga Lihtenshtajn me 35 mjekë, Gjermania me 27, Islanda me 26.
Edhe në vendet nordike numri i mjekëve psikiatër është i lartë, krahasuar me pjesën tjetër të Evropës. Në Norvegji dhe Finlandë përllogariten 24 të tillë, ndërsa në Suedi 23.

Rritet kërkesa për medikamente qetësuese…

Një tregues i depresionit është dhe rritja e konsumit të barnave qetësuese në vend. Sipas të dhënave konfidenciale nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave të siguruara më herët nga Monitor, importet e Loram-it, Xanax-it dhe Citolex-it janë rritur ndjeshëm tre vitet e fundit. Për vitin 2016, ato janë 6-17% më të larta sipas llojit të medikamentit. Më 2016, u zhdoganuan 195,137 pako Loram (2.5 miligramë) nga 167,000 më 2015, me një rritje vjetore 18%. Me ritme dyshifrore (11%) janë rritur edhe importet e Xanax-it dhe rritje 6% edhe ato të Ciltolex-it. Burimet në dogana pohojnë se ritmet e rritjes së importeve të këtyre medikamenteve kanë qenë të larta në dy vitet paraardhëse. /Monitor

Tags: mjekëpërkeqësimshendet mendorshqiperi

TË LIDHURA

Rama: Inovacioni dhe inteligjenca artificiale, dy “kuaj” të një rëndësie strategjike për “Shqipërinë 2030”
Aktualitet

Rama: Inovacioni dhe inteligjenca artificiale, dy “kuaj” të një rëndësie strategjike për “Shqipërinë 2030”

10:26 | 18/09/2025
Peleshi bën ‘ndëshkimin’ e parë, i heq fjalën Klevis Balliut
Aktualitet

Peleshi bën ‘ndëshkimin’ e parë, i heq fjalën Klevis Balliut

10:22 | 18/09/2025
Rroga mesatare mbi 1 mijë euro, minimalja 500 euro/ Sot seanca maratonë
Aktualitet

Rroga mesatare mbi 1 mijë euro, minimalja 500 euro/ Sot seanca maratonë

09:42 | 18/09/2025
Next Post
Skenarët/ “Luftë politike” në Shkodër, çfarë pritet të ndodhë

Skenarët/ “Luftë politike” në Shkodër, çfarë pritet të ndodhë

Mali i Zi paralajmëron padi ndaj përdoruesve të flamurit shqiptar

Mali i Zi paralajmëron padi ndaj përdoruesve të flamurit shqiptar

Humbasin dy turiste në Alpet e Shqipërisë, makina e tyre është gjetur bosh

Humbasin dy turiste në Alpet e Shqipërisë, makina e tyre është gjetur bosh

JU REKOMANDOJMË

Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

16:48 | 17/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

18:12 | 15/09/2025
Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025




TË FUNDIT

Rama: Inovacioni dhe inteligjenca artificiale, dy “kuaj” të një rëndësie strategjike për “Shqipërinë 2030”
Aktualitet

Rama: Inovacioni dhe inteligjenca artificiale, dy “kuaj” të një rëndësie strategjike për “Shqipërinë 2030”

by mirseda
10:26 | 18/09/2025
0

Fjalën e parë në Kuvend, kryeministri Edi Rama e nisi me një urim për kryeparlamentarin Niko Pelehi....

Peleshi bën ‘ndëshkimin’ e parë, i heq fjalën Klevis Balliut

Peleshi bën ‘ndëshkimin’ e parë, i heq fjalën Klevis Balliut

10:22 | 18/09/2025
Sulmet izraelite në spitalet në Gaza, 83 persona që nga mëngjesi humbën jetën

Sulmet izraelite në spitalet në Gaza, 83 persona që nga mëngjesi humbën jetën

09:48 | 18/09/2025
Rroga mesatare mbi 1 mijë euro, minimalja 500 euro/ Sot seanca maratonë

Rroga mesatare mbi 1 mijë euro, minimalja 500 euro/ Sot seanca maratonë

09:42 | 18/09/2025
Obama: SHBA në krizë politike pas vra*jes së Charlie Kirk

Obama: SHBA në krizë politike pas vra*jes së Charlie Kirk

22:44 | 17/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com