Pas shembjes së Teatrit Kombëtar ditën e djeshme, një reagim i menjëhershëm erdhi nga “Europa Nostra”.
“Ditë e trishtë për trashëgiminë kulturore në Shqipëri dhe Evropë. Ditë e trishtë për demokracinë dhe shtetin ligjor në Shqipëri dhe Evropë. Herët në mëngjes, autoritetet shqiptare arrestuan aktivistë të shoqërisë civile dhe nisën shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë”, thuhej në njoftim.
Ndërkohë ditën e sotme, ka reaguar Sekretarja e Përgjithshme e “Europa Nostra” Sneška Quaedvlieg-Mihailovic, e cila i ka përcjellë një mesazh Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.
Ajo është shprehur se vlerëson Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit dhe qëndresën e tyre.
Statusi nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: “Sekretarja e Përgjithshme e Europa Nostra, Zonja Sneška Quaedvlieg-Mihailovic, na ka dërguar dje këtë e-mail që dëshirojmë ta ndajmë me ju të gjithë:
—
Të dashur Miq,
Dëshiroj të ndaj me ju shprehjen e simpatisë së thellë, solidaritetit të sinqertë dhe mbështetjen time të plotë morale.
Kam përcjellë mesazhin tuaj direkt të Komisionerja Gabriel dhe kam qenë në kontakt me të dhe Kabinetin e saj këtë mëngjes.
Besoj se Ambasadori i BE-së do të publikojë një deklaratë të BE-së. Na bëni të ditur kur kjo të ketë ndodhur.
Me shumë shpresë që gjithë njerëzit që janë arrestuar do të lirohen së shpejti. Nëse e ndieni që duhet të bëjmë diçka për ta, na e bëni të ditur.
Me trishtim të thellë dhe shumë vlerësim për betejën tuaj heroike për Teatrin tuaj,
Sneška”.











