Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Shefja e FMN: Sistemi financiar duhet të bëhet më gjithëpërfshirës

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Shefja e FMN: Sistemi financiar duhet të bëhet më gjithëpërfshirës

Hendeku midis të pasurve dhe të varfërve po rritet, brenda shumë vendeve dhe midis vendeve të botës.

Pabarazia mund të çojë edhe në kriza ekonomike, paralajmëron FMN-ja.

Pabarazia mund të çojë edhe në kriza ekonomike. Kjo konfirmohet nga një studim i Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cilin e prezantoi shefja e FMN, Kristalina Georgieva.

Të ardhurat dhe pasuria janë të shpërndara në mënyrë shumë të pabarabartë – dhe hendeku po zgjerohet.

Ky, thotë Kristalina Georgieva, është “një sinjal i rrezikshëm”.

Ky zhvillim mund të ketë pasoja fatale.

“Kur pabarazia rritet, zakonisht është një parashikim i besueshëm i një krize financiare”, tha shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Ky është rezultat i një studimi të gjerë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, FMN, të cilit i referohet Georgieva.

Ajo sheh në horizont një krizë financiare dhe ekonomike – dhe gjithashtu shikon, se hendeku mes të varfërve dhe të pasurve po zgjerohet në të gjithë botën.

Detyra e madhe e shoqërisë është krijimi i një sistemi financiar që përfshin shumë më tepër njerëz, që i nxjerr ata nga varfëria dhe i lejon të marrin pjesë në mirëqenie.

Rreziku i trazirave publike

Georgieva kujtoi se “pabarazia e tepërt parandalon rritjen, ajo minon themelet e një vendi”.

Dhe kjo rrezikon të shkatërrojë konsensusin shoqëror.

“Kjo shkatërron besimin në institucionet. Dhe mund të ushqejë rrymat populiste dhe të çojë në trazira publike”, tha shefja e FMN.

Si rezultat, shumë qeveri kërkojnë zgjidhje të shpejta dhe shpërndajnë dhurata për qytetarët – por kjo shumicën e herëve keqëson problemin.

Kristalina Georgieva ka reputacionin që është energjike dhe këmbëngulëse për çështje që i ka për zemër.

Bullgarja e drejton Fondin Monetar Ndërkombëtar që nga 1 tetori.

Para kësaj, ajo ishte numri dy i Bankës Botërore si Kryetare e Kryesisë dhe gjithashtu ka punuar për shumë vite në Komisionin Evropian.

Studimi i FMN-së i paraqitur tani merr nën lupë lidhjen midis krizave ekonomike dhe pabarazisë gjatë 150 viteve të kaluara.

Rezultati është i qartë: pa përjashtim, hendeku mes të ardhurave dhe pasurisë është thelluar, para ardhjes së kolapseve ekonomike. Kështu ka ndodhur para recesionit të bursës në vitin 1929, si dhe para krizës financiare më 2007.

Dhe vitet “e zhurmshme njëzet”, vitet 1920, janë sipas studimit shembulli më i mirë i zhvillimit të gabuar social dhe ekonomik.

Progresi teknologjik çoi fillimisht gjoja në një “epokë të artë” dhe më pas në katastrofë.

Prandaj detyrën e saj në këtë dekadë Kristalina Georgieva e ka të qartë: “Ne duhet të parandalojmë që vitet 2020 të bëhen një përsëritje e viteve 1920”.

Paga pa kufi në sektorin financiar

Atëherë çfarë duhet bërë? Pabarazia midis vendeve është bërë më e vogël, gjë që ka çuar në zhvillim dhe mirëqenie më të madhe. Por problemi e rreziku qëndron tek pabarazia brenda vendeve. Dhe njëri nga shkaqet është industria e financave.

“Pagat pa kufi në sektorin financiar mund të çojnë në një sistem që i shërben vetes më shumë sesa shoqërisë”.

Studimi i FMN e kishte treguar qartë këtë: sa më thellë të shtrihet sektori financiar, sa më e madhe të jetë pjesa e tij në ekonomi, aq më i madh është ndikimi i tij në vendimet politike, aq më shpejt rritet pabarazia.

Detyra është të rishkruhen rregullat dhe t’u jepet qasje më shumë njerëzve në sistemin e financimit.

Kjo përfshin lehtësimin e huave për ndërmarrjet e vogla, sepse huatë për ndërmarrjet e mëdha rritin pabarazinë. Dhe për Georgievën një gjë është veçanërisht e rëndësishme: “Mënyra më e mirë për të zvogëluar pabarazinë e të ardhurave është t’u jepet grave qasje më e mirë në mjetet financiare”.

Georgieva njoftoi se FMN do të mbajë parasysh përfundimet e studimit, kur të mbështesë projektet financiare në të gjithë botën. /DW

Tags: FMNpasuriashefesistem

TË LIDHURA

Grabitje spektakolare e një banke në Napoli
Bota

Grabitje spektakolare e një banke në Napoli

20:35 | 16/04/2026
Kosova merr 61.8 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së
Aktualitet

Kosova merr 61.8 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së

20:33 | 16/04/2026
Bie zjarri në banesë, 3 viktima në Malishevë
Aktualitet

Bie zjarri në banesë, 3 viktima në Malishevë

20:00 | 16/04/2026
Next Post
Turqi/ Krizë humanitare: 27 mijë emigrantë sirianë presin në portat e Evropës

Turqi/ Krizë humanitare: 27 mijë emigrantë sirianë presin në portat e Evropës

Vila e biznesmenëve me sistem alarmi, grabitësit kishin informator të brendshëm

Vila e biznesmenëve me sistem alarmi, grabitësit kishin informator të brendshëm

Shkencëtarët në delir, zbulojnë krijesën që “zbërthen” sekretin e jetës në Tokë

Shkencëtarët në delir, zbulojnë krijesën që "zbërthen" sekretin e jetës në Tokë







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Prodhohet për herë të parë çokollatë laboratorike
Kuriozitete

Prodhohet për herë të parë çokollatë laboratorike

by mirseda
20:47 | 16/04/2026
0

Një zhvillim i rëndësishëm në industrinë ushqimore po sjell një ndryshim të mundshëm në tregun global të...

Protesta e opozitës, policia: Leje për tri orë

Protesta e opozitës, policia: Leje për tri orë

20:39 | 16/04/2026
Grabitje spektakolare e një banke në Napoli

Grabitje spektakolare e një banke në Napoli

20:35 | 16/04/2026
Kosova merr 61.8 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së

Kosova merr 61.8 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së

20:33 | 16/04/2026
Guvernatori Sejko takim me Shefin e ri të Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Diego Cerdeiro

Guvernatori Sejko takim me Shefin e ri të Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Diego Cerdeiro

20:03 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com