E martë, 26 Janar, 2021
8 C
Tirana

Shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve betohet para Metës

Shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Rushit Begaj u betua sot para presidentit Meta, njëkohësisht Komandant i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit të emërimit, Gjeneral Major Begaj duke vënë dorën mbi Kushtetutë, u zotua para Presidentit Meta se:

“Betohem se do t’i bindem Kushtetutës e ligjeve, do t’i shërbej me ndershmëri vendit tim dhe do të mbroj interesat e Republikës së Shqipërisë.”

Duke i dorëzuar dekretin e emërimit, kreu i shtetit i uroi Shefit të Shtabit të Përgjithshëm punë të mbarë dhe suksese në detyrën tepër të rëndësishme në drejtimin e Forcave të Armatosura shqiptare.

Në ceremoninë e betimit ishte e pranishme edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mos e bëni kaq joserioze ‘Ndranghetën’

Nga: Mero Baze Përgjimet e Antimafias italiane rreth disa bashkëpunëtorëve të “Ndragetës”, kanë çuar në dorëheqjen e një deputeti të Kazinit në Itali, partisë së...

Pas 3 vitesh, Gjykata Kushtetuese shpall vendimin e parë

Gjykata Kushtetuese shpalli vendimin e parë pas 3 viteve mungesë. Kushtetuesja vendosi rrëzimin e kërkesës së gjyqtarëve për Kodin e Procedurës Penale. Ankimet për gjykimet në...

Kosovë: Aprovohet vendimi i KQZ-së, Albin Kurtit i mohohet kandidimi

Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave (PZAP), ka refuzuar pjesërisht ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje të paraqitur në këtë institucion, pas moscertifikimit të listës së...

A mund të besojmë te zgjedhjet kur s’ka llogaridhënie?

Nga: Agim Baçi Përvoja na kujton një të vërtetë të rëndësishme, që qeveria e përgjegjshme nuk vjen vetëm përmes zgjedhjeve. Ajo vjen së pari përmes...

Gjermani: Teste të shpejta kundër Covid-19 në shtëpi

Një test i thjeshtë e i shpejtë për Covid-19 në shtëpi do t'i bënte shumë gjëra më të lehta dhe mund të ndihmonte në...