Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

“Shefi i Madh” nuk mund mos ta dinte

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“Shefi i Madh” nuk mund mos ta dinte

Nga: Florian Çullhaj PhD

Në vitin e largët 1991 Gjykata e Kasacionit të Milanos u shpreh për dënimin e Silivio Berluskonit për mashtrim tatimor dhe korrupsion ndaj zyrtarëve publik si më poshtë vijon.

“Do të ishte absolutisht jashtë rendit natyror të ngjarjeve njerëzore që urdhërohet dhe ekzekutohet një transfertë prej rreth 3 miliardë liretash për qëllime korruptive, pa dijeninë e drejtuesit të kompanisë, ku nga llogaritë e së cilës transferimi njihet, pranohet dhe kryhet. Prandaj duhet të supozohet se Silvio Berluskoni është bashkëpërgjegjës për korrupsion, bashkëpërgjegjësi e cila për arsyetim logjik mbart përgjegjësinë e vetë [kompanisë] Fininvest”.

Më tej gjykata sqaron se, “këtu mund të shfrytëzohet plotësisht vërtetimi përmes supozimit, që në gjykimin civil ka të njëjtën vlerë si prova e drejtpërdrejtë”. Që atëbotë, ky argumentim i Gjykatës së Kasacionit ka hyrë në analet e jurisprudencës Italiane duke shërbyer si referent për çështje me karakter të ngjashëm.

Në analogji me vendimin për dënimin e Saimir Tahirit, Gjykata e Shkallës së Parë i hodhi poshtë akuzat për trafik droge në bashkëpunim dhe grup të strukturuar kriminal mbi të cilat Prokuroria kishte kërkuar që ish-ministri i Punëve të Brendshme të dënohej me 12 vjet heqje lirie. Gjykata i hodhi poshtë këto akuza dhe e dënoi Tahirin me një akuzë tjetër, shpërdorim detyre, duke bërë atë që në gjuhën juridike njihet si kualifikim i veprës penale.  Mbrojta e Saimir Tahirit që në krye të herës ka qenë, ‘unë nuk kam patur asnjë dijeni’! Por, pyetja që shtrohet në këtë rast është. A ka gjasa që Saimir Tahiri mund mos ta dinte se çfarë veprimtarie kryenin kushërinjtë e tij? A ka gjasa që ai mund mos ta dinte se çfarë po ndodhte në Shqipëri me mbjelljen masive të kanabisit? Po Kryeministri Rama, a ka gjasa të mos ta dinte për të dy rastet e mësipërme.

Le ti marrim në analizë shkurtimisht secilën syresh. Akuzat e para ndaj vëllezërve Habilaj u bënë nga Dritan Zagani, ish-punonjës i shërbimeve të antidrogës në Fier. Zagani ishte informuar për aktivitetin e trafikut të drogës të vëllezërve Habilaj dhe kishte hetuar veprimet e tyre. Gjatë hetimit ai kishte shkëmbyer informacione me oficerët e Guardia di Finanzas në Shqipëri, dhe ky informacion ju ishte kaluar eprorëve të tij. Sipas Zaganit, vëllezërit Habilaj ishin kushërinj të Saimir Tahirit dhe se aktivitetet e tyre të trafikut të drogës ishin nën mbrojtjen e tij. Zagani akuzoi Tahirin për huazimin e makinës së tij personale për trafik droge drejt Greqisë, sepse policia kufitare nuk guxonte të hetonte makinën personale të një ministri. Justifikimet e Tahirit për çështjen e makinës u verifikuan nga investigimet e gazetarëve dhe përveç përgënjeshtrimit me fakte se makina ishte ende në pronësi të tij, nga investigimi rezultoi se ai kishte kryer me vetëdije edhe evazion fiskal.

‘Çuditërish’, Zagani u akuzua nga policia për dekonspirim të hetimit, përfshirë edhe shkëmbimin e informacionit me Guardia di Finanzan. Për këtë arsye ai u arrestua nga prokuroria dhe u vu në arrest shtëpie nga gjykata deri në përfundim të hetimit. Zagani ndërkohë ikën nga Shqipëria, duke kërkuar azil politik në Zvicër. Më vonë Kryeministri Rama do të shprehej për të se, [Zagani ishte] “një kriminel, një nga ata që Policia e Rilindur e Shtetit ka patur guximin të identifikojë në radhët e veta dhe ta pastrojë, një bashkëpunëtor i trafikantëve të drogës që ka dekonspiruar operacionet e policisë dhe është bërë heroi i opozitës, së fundmi edhe i shtetit”. Arrestimi i njërit prej vëllezërve Habilaj si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës zgjoi më kot shpresat e shqiptarëve mbi zbardhjen e aktiviteteve të tyre dhe të ish-ministrit.

Pas një odiseje të gjatë përplasjesh mes institucioneve mbi këtë çështje, vimë te momenti i seancës së fundit gjyqësore. Duke komentuar një përgjim ku anëtarët e bandës së Habilajve flasin për “Shefin e Madh”, Tahiri e mohoi kategorikisht që të ishte ai në atë përgjim. Duke treguar një fotografi të vetes dhe kryeministrit Rama, ai deklaroi se në ditën e përgjimit ishte në takim me Ramën dhe se politikisht ai është “Shefi i Madh” i tij, askush tjetër.

Si përfundim, nuk ka pikë dyshimi se bazuar në rrethana faktike dhe në “vërtetimin përmes supozimit” se Saimir Tahiri nuk mund mos ta dinte se çfarë veprimtarie kryenin kushërinjtë e tij. Ashtu sikundër edhe Rama nuk mund mos ta dinte për veprimtarinë e vetë Tahirit me Habilajt. Arsyetimi në këtë rast është se, Tahiri/Rama përditësoheshin me informacion për atë që ndodhte sepse ata ishin dhe ende janë shefat. Teorikisht, shefat edhe mund të mos jenë në dijeni për çdo detaj apo për çdo çështje dytësore. Por ky nuk ishte rasti. Përditësimi i tyre ishte permanent dhe ata nuk mund mos ta dinin, sepse përveç burimeve formale ishte Zagani, Media, Opozita dhe në fund Guardia di Finanza që jua thonin. Fakt të cilin kjo trupë gjyqtarësh e anashkalojë. Shpresojmë që trupa e radhës të mos e bëj!/Gazeta Liberale

 

 

 

 

 

 

 

 

Tags: ramaTahiriZagani

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Next Post
Shaqiri sërish jashtë Zvicrës, vetëm dy shqiptarë mbijetojnë

Shaqiri sërish jashtë Zvicrës, vetëm dy shqiptarë mbijetojnë

Vuçiç: Emërimi i Grenell, lajm befasues

Vuçiç: Emërimi i Grenell, lajm befasues

Nis gjyqi për dosjen “Hajdari”,  përzgjidhen tre gjyqtarët (Emrat)

Nis gjyqi për dosjen “Hajdari”, përzgjidhen tre gjyqtarët (Emrat)







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit
Bota

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit

by mirseda
22:46 | 11/03/2026
0

Izraeli njoftoi këtë të mërkurë në mbrëmje se ka filluar një valë sulmesh në shkallë të gjerë...

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

22:17 | 11/03/2026
Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

22:05 | 11/03/2026
BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

22:05 | 11/03/2026
Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

21:57 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com