E martë, 25 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Vuçiç: Emërimi i Grenell, lajm befasues

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se për të është befasues lajmi i emërimit të Richard Grenell, si i dërguar i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se gjatë ditës (më 4 tetor) do të zhvillojë një bisedë telefonike, me Richard Grenell, që është edhe ambasador i SHBA-së në Gjermani.

Pas një takimi në Beograd me përfaqësuesit e Listës Serbe, Vuçiç tha se bisedimet ndërmjet Prishtnës dhe Beogradit janë zhvilluar nën ombrellën e Bashkimit Eropian dhe se përfaqësues i posaçëm ka qenë Matthew Palmer.

“Presidenti amerikan, Donald Trump, tash ka bërë një emërim të ri dhe unë menjëherë sot do të kem një bisedë telefonike me ambasadorin Grenell. Ai, padyshim se është njeri serioz dhe ka besimin e presientit Trump. Pra, do të shohim se në çfarë drejtimi do të shkojë”, tha Vuçiç, raportoi REL.

Emërimi i ambasadorit Grenell është mirëpritur nga udhëheqësit e institucioneve të Kosovës. Në anën tjetër, Bashkimi Evropian ka shprehur gatishmërinë që të vazhdojë bashkëpunimin me SHBA-në për Ballkanin Perëndimor.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

FSHF regjistroi Veliajn/ Rama: I neveris përgjimet e bisedave!

Kryeministri Rama ka shuar heshtjen sa i takon një debati të fortë që ka ndodhur në orët e fundit pas publikimit të audio-përgjimit nga...

Në Turqi, qytetarët në radhë për të blerë bukë të lirë (VIDEO)

Pavarësisht motit me borë në Bursa, qytetarët krijuan radhë të gjata para kioskave të bukës BESAŞ për të blerë bukë të lirë. Qytetarët në rrethin...

Futet me thikë në dorë për të grabitur argjendarinë, pranga 35-vjeçarit

Blutë e Durrësit kanë arrestuar në flagrancë një 35-vjeçar, pasi ka tentuar të grabisë një argjendari në qytetin bregdetar. Në pranga ka rënë shtetasi...

Acari pushton vendin, nesër temperatura në -11 °C

Sot (e martë dt.25) dhe nesër (e mërkurë dt.26) ulja e ndjeshme e temperaturave dhe ngricat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi...

Xhef Bezos synon të ndalë plakjen e njeriut

Nga: Daniel M. Davis Xhef Bezos ka nisur një mision për të mposhtur plakjen e njeriut. Ai sapo ka angazhuar shkencëtarin Hal Barron nga “GlaxoSmithKline”për...