E martë, 19 Janar, 2021
-4 C
Tirana

SHBA, vaksinimet ende larg objektivit

Në SHBA, deri në ditën e fundit të dhjetorit, vetëm 2.6 milion amerikanë kanë marrë vaksinën për COVID-19, duke bërë që vendi të mbetej larg objektivit të qeverisë për të vaksinuar 20 milion njerëz brenda këtij muaji.

Rreth 14 milion doza të vaksinave Pfizer dhe Moderna janë shpërndarë deri tani nëpër shtetet amerikane, u thanë zyrtarët gazetarëve.

Qysh në fillim të dhjetorit, zyrtarët pohuan se brenda këtij muaji do të viheshin në dispozicion 40 milion doza, të mjaftueshme për të vaksinuar 20 milion amerikanë me nga dy doza secilin. Qeveria ka thënë se për çdo dozë të dërguar deri tani, ajo mban një dozë të dytë rezervë.

Edhe pse numri i dozave të shpërndara është afër objektivit për të arritur 20 milion njerëz, ritmi i vaksinimeve ka qenë shumë më i ngadaltë sesa parashikohej, sipas të dhënave të publikuara nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Vaksinimet e 21 milion punonjësve të kujdesit shëndetësor filluan më 14 dhjetor. Pastaj, do të imunizohen 3 milion banorët e shtëpive për të moshuarit, të cilët janë gjithashtu në grupin me përparësi.

Pas tyre janë 51 milion punonjës të vijës së parë, si zjarrfikësit, policia dhe mësuesit, si dhe personat mbi 75 vjeç./VOA/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   Studimi/ Një në tetë pacientë të shëruar nga Covid-19 vdesin brenda 5 muajve

Mesi e gjuajti me shpullë, sulmuesi i Bilbaos: Ai u nxeh sepse e bllokova

Sulmuesi i Atletik Bilbaos, Asier Vijalibre do të mbahet më shumë mend për faktin se detyroi Lionel Mesin të ndëshkohej me karton të kuq...

Qeverisje me PS? Duma: Zero shanse, ofendim për sakrificat e demokratëve

Ish-deputetja Grida Duma hodhi poshtë mundësinë e një koalicioni të madh mes PS- së dhe PD-së. E pyetur për thashethemet që qarkullojnë së fundmi për...

Mediu: Të biem dakort me PD-në sa më shpejt të jetë e mundur që të mundim Ramën

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se bisedimet me Partinë Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje vijojnë. Në ''Open”, Mediu tha se PR-së...

“Pyetjet i merr nga Basha“/ Gazetarja-Topallit: Merre telefonin shikoje

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi dhe kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, janë përplasur në emisionin ''Log'' në lidhje me bashkëpunimin e tyre...

Akuza për spiunazh, Rusia dëbon dy diplomatë holandezë

Rusia ka dëbuar dy diplomatë holandezë në një veprim reciprok pasi Holanda dëboi dy diplomatë rusë në fund të vitit të kaluar. Ministria e Punëve...