E martë, 26 Janar, 2021
5 C
Tirana

Vuçiç inauguron gazsjellësin rus, hapet segmenti 403 km afër Novi Sadit

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka marrë pjesë këtë të premte në ceremoninë e hapjes së seksionit serb të tubacionit të gazit natyror rus të emërtuar Rrjedha Ballkanike.

Vuçiçi e shpalli të hapur segmentin e tubacionit prej 403 kilometrash afër Novi Sadit më 1 janar.

Ambasadori rus në Serbi Aleksandr Botsan-Kharchenko, Drejtori i Përgjithshëm i GazSerbia, Dusan Bajatoviç dhe përfaqësuesit e firmave ruse të gazit dhe ndërtimit morën pjesë në ceremoni.

Ky segment është pjesë e tubacionit më të madh TurkStream, i cili do të furnizojë me gaz natyror rus Turqinë, Bullgarinë, Serbinë dhe Hungarinë.

Tubacioni ‘TurkStream’ u nënshkrua si marrëveshje në janar të vitit të shkuar. Në ceremoni morën pjesë presidentit rus Vladimir Putin dhe homologu i tij turk Rexhep Tajip Erdogan, kryeministri bullgar Boyko Borisov dhe presidenti serb Aleksandr Vuçiç.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Pse BE duhet të shpejtojë me integrimin e shpejtë të Ballkanit në union

Nga: Srđan Cvijić & Dimitar Bechev “European Western Balkans” Në vitin 2006, Javier Solana, kreu i atëhershëm i diplomacisë së Bashkimit Evropian, deklaroi se misioni...

Dënohet Konte, ja sa ndeshje do të mungojë trajneri i Interit

Trajneri i Interit, Antonio Konte u dënua me dy ndeshje mungesë. Gjykata Sportive e Serisë A vendosi që tekniku zikaltër të përjashtohet për dy...

Astrit Patozi zbulon se ku do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit

Kryetari i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi do të kandidojë në Tiranë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Një ndër nga arsyet e marrjes së...

Sa është numri aktual, dhe ç’do të ndodhë me popullsinë e botës në të ardhmen

Deri në korrikun e vitit 2020, Toka banohej nga afërsisht 7.8 miliardë njerëz. Popullsia globale, është më shumë një vlerësim i numrit të përgjithshëm...

U gjet i mbytur/ Gruaja e ish-ministrit grek hedh akuzat : Mund të jetë vrarë

Vdekja e ish-ministrit të Rendit në Greqi, Sifis Valyrakis ka ngjallur reagime nga ana e familjes. Bashkëshortja e tij, Minas Papatheodorou – Valyrakis, dyshon...