pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24betasusjustin tvultrabettaraftarium24justin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomsafirbetgrandpashabetmatbet girişzenbetmarsbahiszenbetzenbetcasibomganobetpusulabetjojobet canlıbetplay1win giriş1wintambet girişholiganbetromabet girişesbetgrandpashabet giriş1winbetsalvador girişgrandpashabetcasinoroyal girişbetsalvadormercurecasino girişcasinoroyalnesinecasino girişmercurecasinomarsbahis girişmatbet girişsafirbetbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetsalvadorpalacebetteosbettambetbetgitromabetnesinecasino güncel girişholiganbet güncel girişibizabet güncel girişBettilt güncel girişimajbet girişvdcasinonesinecasinoganobetcasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusucasinowonjojobetibizabetpusulabetholiganbetjojobethititbetbahiscomcasibomjojobetsuperbetincasibomgrandpashabetromabetjojobet girişJojobetHoliganbetGrandpashabetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom girişholiganbet girişholiganbet girişgrandpashabet girişcasibom
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

SHBA-të: Kosova e Serbia të arrijnë marrëveshje, Rusia ndikim malinj

8 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha

Senatori amerikan dhe kryesuesi i Komisionit për Siguri Kombëtare i Senatit të Shteteve të Bashkuara, Ron Johnson, në një intervistë për Zërin e Amerikës, thotë se duhet t’i jepet mundësia Kosovës dhe Serbisë të arrijnë një marrëveshje.

I pyetur për shkëmbimin e territoreve, ai nuk preferoi të jepte një përgjigje të drejtpërdrejt, duke nënvizuar se “ne duam të qëndrojmë anash, t’u japim palëve hapësirën që u duhet për të gjetur zgjidhjen e tyre”.

Johnson tha se Rusia ka një ndikim malinj dhe synimet e saj janë destabilizuese.

Intervista e plotë:

Zëri i Amerikës: Senator Johnson, ju ndodheni për një vizitë në rajonin e Evropës Juglindore në një periudhë debatesh të rrepta lidhur me idetë për ndryshime kufijsh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si rrugë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Si i shihni idetë e tilla?

Ron Johnson: Nga pikëpamja e Shteteve të Bashkuara, mesazhi ynë kryesor është se zgjidhja duhet të gjendet nga të dyja palët. Jemi këtu për të mbështetur dhe inkurajuar, por, të dyja palët, Serbia dhe Kosova duhet të arrijnë tek zgjidhja që nuk është e lehtë. Pasi të kenë arritur çfarëdo marrëveshje, ne do ta shohim atë për të parë nëse kemi ndonjë shqetësim dhe do të përçojmë ato shqetësime, por tani duam t’u japim Kosovës dhe Serbinë hapësirë nën ombrellën e Bashkimit Evropian, në bisedimet e drejtuara në Bruksel që të gjejnë zgjidhjen. E ritheksoj, nuk do të jetë e lehtë, por besoj se ka dëshirë të sinqertë për të gjetur një zgjidhje.

Zëri i Amerikës: Edhe nëse do të ketë shkëmbim territoresh mes tyre?

Ron Johnson: Mendoj se çdokush në rajon e kupton se sa e vështirë do të jetë dhe shqetësimet që kanë njerëzit për këtë. Por, ne duam të qëndrojmë anash, t’u japim palëve hapësirën që u duhet për të gjetur zgjidhjen e tyre. Kur të vendosin ata, ne do ta shohim atë dhe nëse kemi shqetësime, me siguri do t’i themi ato.

Zëri i Amerikës: Shumëkush tërheq vërejtjen se një prekje e kufijve në Kosovë mund të nxisë lëvizje të ngjashme në pjesët tjera të Ballkanit Perëndimor. Sipas jush cilat janë rreziqet e nga një ndryshim i tillë i mundshëm?

Ron Johnson: Mendoj se janë shqetësime të ligjshme dhe për këtë arsye njerëzit janë shumë të kujdesshëm. Dhe sërish, ne do të presim të shohim se çfarë marrëveshje mund të arrijnë palët, por shqetësimet janë të ligjshme.

Zëri i Amerikës: Senator Johnson, Beogradi pohon se është krijuar një situatë e re sepse sipas tij, Shtetet e Bashkuara kanë ndryshuar qëndrim, duke ju referuar një deklarate të këshilltarit për siguri të presidentit Donald Trump, John Bolton, se Shtetet e Bashkuara nuk do të kundërshtonin një marrëveshje për shkëmbim territoresh, nëse palët pajtohen. A ka ndryshuar vërtetë qëndrimi amerikan ndaj Kosovës?

Ron Johnson: Nuk mund të flas për administratën. Por nga pikëpamja ime e shoh se ndryshimi i tonit do të thotë se po përpiqemi të qëndrojmë anash, t’u japim palëve hapësirë që të gjejnë një marrëveshje mes tyre dhe pastaj do ta shohim atë.

Zëri i Amerikës: Nga pikëpamja juaj cila duhet të jetë zgjidhja e situatës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?

Ron Johnson: Nuk më takon mua ta them. Nuk u takon Shteteve të Bashkuara ta thonë. U takon njerëzve dhe udhëheqësve të Kosovës dhe njerëzve dhe udhëheqësve të Serbisë që përfundimisht të gjejnë zgjidhje, të lënë të kaluarën prapa, në mënyrë që të kenë një të ardhme përparimtare. Arsyeja pse kjo është e rëndësishme, arsyeja pse isha ne Greqi dhe Maqedoni, ka probleme që kanë vënë qelb në Ballkan për një kohë të gjatë. Ka probleme të renda. Nuk ka zgjidhje të lehta. Por, kur udhëheqësit mund të gjejnë zgjidhje, kjo çon në më shumë siguri dhe më shumë qëndrueshmëri në dobi të të gjithëve ne Ballkan. Mendoj se udhëheqësit e rajonit e dinë këtë dhe e njohin faktin se ata mund të zgjidhin problemet e tyre të caktuara. Kjo ndihmon në ndërtimin e qëndrueshmërisë ashtu që mund të filloni të tërhiqni investime të brendshme por edhe të huaja. Unë jam mirënjohës për faktin se ka udhëheqës në rajon, si kryeministrat e Greqisë dhe Maqedonisë dhe tash udhëheqësit në Kosovë dhe Serbi, që po punojnë shumë dhe mendoj në një mënyrë të sinqertë dhe bujare, në përpjekje për të gjetur zgjidhje për këto probleme të vjetra.

Zëri i Amerikës: Senator, ju keni shfaqur disa here shqetësimin se Moska “po bën gjithçka që mundet për të destabilizuar vendet në Ballkanin Perëndimorë dhe për t’i penguar ato në marrjen e pozicioneve pro-perëndimore. Sa po ja arrin ajo një synimi të tillë?

Ron Johnson: Për fat të keq, Rusia është një ndikim malinj. Do të dëshiroja që Rusia të pranojë dorën e shtrirë të perëndimit dhe të përpiqej të integrohej në ekonomitë tona dhe qytetarët rusë do të ishin shumë më mirë. Rusia nuk ofron asgjë për Kosovën apo Serbinë apo, sinqerisht cilindo komb në Evropë sa i përket zhvillimit ekonomik. Krejt çfarë ofron është destabilizimi. Pra, është ndikim shumë i keq dhe fatkeq. Nga pikëpamja jonë duhet t’i qasemi Rusisë me vendosmëri, duhet të luftojmë propagandën e saj, t’u kundërvihemi përpjekjeve destabilizuese të saj dhe të inkurajojmë vendet si Kosova, si Serbia që të shohin drejt perëndimit, të vazhdojnë integrimin në perëndim, të forcojnë sundimin e ligjit, të ulin korrupsionin në mënyrë që të tërheqin investimet. Ardhmëria është drejt perëndimit, në integrimin në Bashkimin Evropian, me ekonomitë perëndimore. Nuk ka asgjë që Rusia mund të ofrojë.

Zëri i Amerikës: Serbia është aleati kryesor i Moskës në Ballkan, ndërsa njëkohësisht aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian. A mund të pajtohen këto dy qëndrime?

Ron Johnson: Qartazi e kuptoj dëshirën e çdo vendi që të ketë marrëdhënie të mira me të gjitha vendet tjera. Por, nëse doni anëtarësim në Bashkimin Evropian, ju natyrshëm pranoni vlerat e tij dhe politikën e jashtme. Politika jonë e jashtme është qëndrueshmëria, paqja brenda Evropës dhe e theksoj sërish, Rusia nuk e ka një qasje të tillë.

Zëri i Amerikës: Ka vëzhgues që mendojnë së një ndryshim kufijsh në Ballkan do të do të mund të shfrytëzohet si njëfarë miratimi i pretendimeve territoriale të Moskës ndaj vendeve që dikur ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik. Si mendoni ju?

Ron Johnson: Mendoj që shqetësimi është i ligjshëm që nëse filloni të ndryshoni kufijtë në një pjesë të Ballkanit ka edhe shumë pretendime të tilla të njerëzve që duan të ndryshojnë kufijtë po ashtu. Në botën e sotme ka shumë shoqëri shumetnike dhe njerëzit kanë mësuar të jetojnë së bashku. Dhe, sërish, është shqetësim i ligjshëm që nëse filloni të ndryshoni kufijtë në një hapësirë, do të ketë kërkesa në të tjerat dhe kjo mund të jetë shumë destabilizuese për rajonin, gjë që Rusia me gjasë do ta mbështeste, sepse qëllimi i vetëm i saj është destabilizimi sepse nuk ofron asgjë sa i përket qëndrueshmërisë apo zhvillimit ekonomik.

Zëri i Amerikës: A prisni marrëveshje këtë vit apo në fillim të vitit tjetër ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?

Ron Johnson: E di që ka trysni që të ndodhë në kuadër të udhëheqjes aktuale evropiane dhe ka një aspekt kohor për këtë. Nganjëherë afatet e tilla artificiale mund t’i nxisin palët të marrin vendime të rënda. Mendoj se është e mundur dhe sigurisht duam ta inkurajojmë këtë, sepse sa më shpejtë që Kosova dhe Serbia e lënë të kaluarën prapa dhe gjejnë një zgjidhje afatgjatë në dobi të të dyja vendeve, është më mirë.

Zëri i Amerikës: Në fund të këtij muaji Maqedonia voton në referendumin për emrin e saj. Si duken gjerat nga pikëpamja juaj? Do ta kalojë ajo këtë sprovë?

Ron Johnson: Isha në Maqedoni këtë mëngjes dhe fola me kryeministrin por edhe me përfaqësuesit e opozitës. Mendoj se ka dëshirë të vërtetë tek të dyja palët që të inkurajojnë qytetarët të dalin në votime, qoftë nëse janë për apo kundër. Përdoreni të drejtën për të votuar dhe lërini përfaqësuesit politik ta dinë këtë. Ka kundërshtime në të dyja vendet, në Greqi dhe Maqedoni, por jam i trimëruar nga fakti se të dyja palët e spektrit politik në Maqedoni po i inkurajojnë qytetarët që të dalin në votime.

Zëri i Amerikës: Nëse referendumi dështon, cilat do të jenë pasojat?

Ron Johnson: Është një referendum këshillëdhënës. Udhëheqësit politik edhe më tej kanë pushtet që të zbatojnë vendimin, por për shkaqe politike ata do të dëshironin referendum të suksesshëm.

Tags: kosovamalinjmarreveshjendikimrusiaSerbiaSHBA-tëtë arrijnë

TË LIDHURA

Bota

Tetë të arrestuar gjatë protestës kundër emigracionit në Liverpool

22:12 | 13/06/2026
Rajoni

Mickoski takim me Erdogan në Stamboll, detaje nga bisedimet

22:09 | 13/06/2026
Rajoni

Kosovë/ Analistët: Pa konsensus politik, vendi rrezikon zgjedhje të reja

21:11 | 13/06/2026
Next Post

Për tu harruar, kuqezinjtë i “nënshtrohen” shiut dhe presionit skocez (Video)

Viça të pavaksinuar hyjnë nga Maqedonia, siguria ushqimore zero

Kosova e kthen në festë, Italia dështon përballë Portugalisë pa yje (Video)







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

by mirseda
22:48 | 13/06/2026
0

Tashmë ka përfunduar protesta e 14-të përpara Kryeministrisë, ky qytetarët mblidhen çdo ditë në orën 18:00. Qytetarët...

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026

2 javë protestë para Kryeministrisë/ Protestuesit sërish ndezin flakadanë në mes të turmës

22:31 | 13/06/2026

Tetë të arrestuar gjatë protestës kundër emigracionit në Liverpool

22:12 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com