E diel, 20 Qershor, 2021
17.5 C
Tirana

SHBA përqendrohet tek vaksinimi, ndërsa vazhdojnë të bien rastet me Covid-19

Në konferencën për shtyp të këtij ekipi, Koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për COVID-19, Jeff Zients tha se në fund të ditës së premte, 110 milion Amerikanë do të jenë vaksinuar plotësisht dhe 150 milion Amerikanë, ose 57%, do të kenë marrë të paktën një dozë.

Zoti Zients tha se për të ndihmuar në përmbushjen e synimit të presidentit, qeveria do të vërë në dispozicion vaksina pa pasur nevojë për takim në 20,000 farmaci në të gjithë vendin. Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) gjithashtu do të dërgojë vaksina nga qendrat me kapacitet të lartë vaksinimi në të gjithë vendin në objekte më të nëpër komunitetet ku ka më shumë nevojë. Edhe mjekët e familjes dhe pediatrët do të jenë në gjendje të administrojnë vaksina.

Drejtorja e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) Rochelle Walensky tha se mesatarja ditore kombëtare për infeksionet vazhdoi të binte gjatë dy javëve të fundit, duke u ulur 13% në 45,817 në ditë. Shtrimet në spital ranë me 8% dhe numri i vdekjeve me gati 4% gjatë së njëjtës periudhë.

Dr. Walensky foli edhe për një studim të fundit për vdekjet e shkaktuara nga ndërprerjet që shkaktoi pandemia në sistemet e kujdesit shëndetësor dhe komunitete, si dhe vdekjet e lidhura drejtpërdrejt me COVID-19.

Duke pasur parasysh këto të dhëna, studimi sugjeron që numri i vdekjeve globale nga pandemia është rreth 6.9 milion – më shumë se dyfishi i numrit të raportuar prej afro 3.2 milion. Në SHBA, nëse llogariten sipas këtij studimi, vdekjet nga pandemia janë mbi 905,000, në krahasim me 580,000 që janë njoftuar.

Lexo edhe :   Biden firmos, festa e re në SHBA, “Juneteenth” për përfundimin e skllavërisë

Dr. Walensky tha që CDC-ja ka qenë prej kohësh e vetëdijshme se vdekjet nga pandemia nuk janë vetëm ato për shkak të virusit, por edhe ato të personave që nuk ishin në gjendje ose nuk dëshironin të merrnin kujdes mjekësor ose vdiqën nga sëmundje të tjera sepse pandemia e bënte të pamundur marrjen e shërbimeve të zakonshme të kujdesit shëndetësor.

Lexo edhe :   Biden firmos, festa e re në SHBA, “Juneteenth” për përfundimin e skllavërisë

Ajo tha se CDC-ja po i analizon me kujdes ato vdekje dhe do të vendosë nëse do t’i llogarisë ato si specifike për COVID-19 ose si vdekje që kanë ndodhur si pasojë e tij. Zonja Walensky tha se sido që të analizohen këto shifra, ato janë një arsye më shumë për t’u vaksinuar./VOA/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

OBSH e shpall të përfunduar shpërthimin e Ebolës në Afrikën Perëndimore

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se shpërthimi i virusit të Ebolës, që nisi në shkurt në Guinea, ka përfunduar. Ky virus vdekjeprurës, që përcillet...

Levandovski mban gjallë shpresat e Polonisë, Spanja komplikon kualifikimin

Përfundon ndeshja e grupit C, ku Spanja ka komplikuar kualifikimin, pasi Polonia i ka surprizuar, duke i rrëmbyer një pikë. Sfida u mbyll në...

Gjermani, gjenden dy piktura të shekullit XVII në një kosh plehrash

Policia gjermane po kërkon për informacion për dy piktura origjinale nga artistë evropianë të shekullit të 17, të cilat përfunduan në një kosh plehrash...

Kapacitetet e Kosovës për vaksinim në masë të popullsisë kundër COVID-19

Në Kosovë gjatë kësaj jave filloj vaksinimi në masë i qytetarëve kundër COVID-19, me synimin që të vaksinohen deri 320 qytetarë në muaj. Zyrtarë...

Mbi 1 milion vaksina/ Mbërrijnë në Rinas edhe 50 mijë doza të Coronavac

Mbrëmjen e sotme, kanë mbërritur në aeroportin ''Nënë Tereza'', 50 mijë doza të vaksinës kineze Coronavac. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi...