Një i mitur me emrin Vin Uku është gjetur i vetëm në mes të rrugës ditën e sotme. Policia e Tiranës njofton se rreth orës 16:00, i mituri është gjetur tek “Terminali i Jugut”.
Ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe aktualisht ndodhet tek komisariati numër 3 në Tiranë.
Por, ai nuk mban mend shtëpinë e tij. Policia kërkon nga qytetarët që të shohin foton e të miturit dhe nëse ndokush e njeh është i lutur të lajmërojë familjarët e tij.
Njoftimi i policisë
Më datë 08.05.2021, rreth orës 16:00, tek “Terminali i Jugut” është gjetur nga qytetarët i vetëm në rrugë fëmija e mitur Vin Uku, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk mban mend banesën e tij. Aktualisht fëmija gjendet në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.3.
Familjarë të tij ose çdo person tjetër që ka kontakte me ta mund të telefonojë në 112 ose mund të paraqitet pranë Komisariatit Nr.3 Tiranë. Duke ju falenderuar për bashkëpunimin.