E diel, 20 Qershor, 2021
18.5 C
Tirana

Psikologjia e udhëtimeve: Pse rikthehemi vazhdimisht tek të njëjtat vende?

Nga: Lilit Marcus “CNN”

Lista e udhëtimeve përpara pandemisë:shëtitje në kampin bazë të Malit Everest, lundrim në Antarktidë, përpjekje për të vizituar çdo prefekturë të Japonisë. Lista e udhëtimeve të mia pas pandemisë:të shkoj në vendlindjen time dhe të kaloj disa ditë me prindërit e mi.

E di që nuk jam e vetmja. Ndërsa nostalgjia ka luajtur gjithnjë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e vendeve ku udhëtojmë, ndarjet e detyrueshme dhe mbylljet e kufijve gjatë pandemisë, i kanë detyruar që gjithë në botë të ri-mendojnë se cili do të jetë destinacioni i udhëtimit të tyre të ardhshëm.

Para Covid-19, unë besoja se kishte 2 lloje kryesore udhëtarësh:njerëz që kërkojnë gjithmonë diçka të shkëlqyer dhe tëre, dhe ata që duan të gërmojnë më në thellësi, dhe ta kalojnë kohën duke ri-eksploruar të njëjtat destinacione. Tani, e di që nuk është domosdoshmërisht kaq e thjeshtë.

“Fytyra dhe vendndodhje të caktuara mund të kenë vërtet kuptime të rëndësishme për ne, sa i përket mënyrës se si mendojmë për veten, kush jemi, dhe si e pozicionojmë veten në botë”-thotë Karen Shtein, sociolog dhe autore e “Largimi nga gjithçka:Pushimet dhe identiteti”.

Shtein kalon shumë nga koha e saj duke studiuar mënyrën sesi udhëtimet – ku, si dhe pse -diktojnë dhe pohojnë atë që ne jemi.

Udhëtarët kanë arsye të ndryshme për t’u rikthyer në destinacionet që njohin dhe duan. Ndonjëherë,këto arsye nuk janë as gjëra që ata mund t’i shprehin me fjalë, pra mënyra sesi një vend i caktuar na nxit emocione në një mënyrë që nuk mund ta bëjë asnjë vend tjetër.

Këtë gjë e vërteton historia ime. Sa herë që vizitoj Karolinën e Veriut, më kaplojnë kujtimet e gjyshes sime.

Ne kishim një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëra-tjetrën, dhe ajo vdiq kur unë isha adoleshente. Ndaj,vizita në një vend me të cilin ajo më njohu, është aq afër meje, sa që kur shkoj më zgjon shumë emocione. Ndërkohë, unë jam duke planifikuar një udhëtim në Londër.

Dhe kjo e fundit ka të bëjë më shumë me takimin e të afërmve, miqve dhe kolegëve që jetojnë atje, sesa të shkuarit nëpër muzeume apo kafene. Xhejzon Bautista, një banor i Manilës në Filipine, shkon çdo verë në të njëjtin vend ashtu si para pandemisë.

Bautista ra në dashuri me Sagadan, një qytet në rajonin malor verior të vendit, të cilin e ai e vizitoi me një grup miqsh të tij të universitetit në vitin 2016. Deri para fillimit të pandemisë, ai kthehej me besnikëri çdo verë atje, për t’i shpëtuar lagështisë mbytëse të kryeqytetit, çdo herë duke sjellë vizitorë të rinj përfshirë të dashurën e tij.

“Për mua është si një pelegrinazh fetar”- thotë ai për udhëtimet e tij vjetore. Çdo herë, ai pëlqen të qëndrojë në të njëjtin hotel “Masferre Country Inn and Restaurant”, që është në pronësi të një fotografi të njohur filipinas, dhe ka një galeri të vogël ku ai ekspozon disa nga punimet e tij.

Bautista viziton të njëjtat ujëvara, shëtit në të njëjtat male, dhe ha të njëjtin ushqim lokal të quajtur pinipipikan. “Një nga arsyet pse vazhdoj të rikthehem këtu, është ndjenja ngushëlluese e të diturit saktësisht se çfarë do të ndodhë”-thotë Bautista.

Dhe pas më shumë se një viti kur të gjithë në këtë botë jetojnë në një gjendje pasigurie, ka shumë kuptim që udhëtarët dëshirojnë pak rehati dhe familjaritet. Megjithëse këto lloj udhëtimesh mund të duken thjesht si teka personale, ato mbështeten nga psikologjia.

Profesor Nikolaos Stilos, është një pedagog i vjetër i marketingut në Shkollën e Menaxhimit të Universitetit të Bristol. Puna e tij përqendrohet tek ekonomia e udhëtimeve dhe mënyra se si bizneset u shesin konsumatorëve destinacionet e tyre turistike.

“Ekziston një lloj vizite që ne e quajmë VFF, që në anglisht do të thotë të vizitosh miqtë dhe familjen. Këto do të jenë udhëtimet e para që ne presim të bëhen menjëherë sapo dikush të ketë mundësi ta bëjë këtë. Në një periudhë afatshkurtër, këto do të jenë padyshim udhëtimet e para që do të ndodhin”- theksoi ai.

Po në lidhje me udhëtimet e dyta, dhe ato të tretat? Stilos thekson se efektet afatgjata të pandemisë, do t’i shtojnë një element të ri planifikimin e udhëtimit, dhe kjo ndoshta përgjithmonë. Tani për tani, duket e pamundur të flasësh për udhëtime komode. Gjëra të tilla si pasaportat e vaksinimit, testet e shpejta të Covid-19 të kryera në aeroporte dhe mbajtja e maskave në avionë,mund të mbeten përgjithmonë pjesë e përvojës së udhëtimit.

Burimi i lajmit: https://edition.cnn.com/travel/article/nostalgia-travel-pandemic-cmb/index.html

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

OBSH e shpall të përfunduar shpërthimin e Ebolës në Afrikën Perëndimore

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se shpërthimi i virusit të Ebolës, që nisi në shkurt në Guinea, ka përfunduar. Ky virus vdekjeprurës, që përcillet...

Levandovski mban gjallë shpresat e Polonisë, Spanja komplikon kualifikimin

Përfundon ndeshja e grupit C, ku Spanja ka komplikuar kualifikimin, pasi Polonia i ka surprizuar, duke i rrëmbyer një pikë. Sfida u mbyll në...

Gjermani, gjenden dy piktura të shekullit XVII në një kosh plehrash

Policia gjermane po kërkon për informacion për dy piktura origjinale nga artistë evropianë të shekullit të 17, të cilat përfunduan në një kosh plehrash...

Kapacitetet e Kosovës për vaksinim në masë të popullsisë kundër COVID-19

Në Kosovë gjatë kësaj jave filloj vaksinimi në masë i qytetarëve kundër COVID-19, me synimin që të vaksinohen deri 320 qytetarë në muaj. Zyrtarë...

Mbi 1 milion vaksina/ Mbërrijnë në Rinas edhe 50 mijë doza të Coronavac

Mbrëmjen e sotme, kanë mbërritur në aeroportin ''Nënë Tereza'', 50 mijë doza të vaksinës kineze Coronavac. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi...