Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

SHBA/ Kandidatët demokratë sulmojnë Presidentin Trump dhe njëri-tjetrin

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
SHBA/ Kandidatët demokratë sulmojnë Presidentin Trump dhe njëri-tjetrin

Dhjetë kandidatët kryesorë demokratë u përballën në një debat të gjallëruar mbrëmjen e së enjtes, duke shkëmbyer goditje për një sërë çështjesh, si dhe duke sulmuar njëkohësisht njeriun që duan të largojnë nga Shtëpia e Bardhë në zgjedhjet e 2020-tës, Presidentin republikan Donald Trump.

Senatorja nga Kalifornia, ish-prokurorja Kamala Harris, akuzoi Presidentin Trump se u angazhua në “urrejtje, intimidim dhe frikësim”, dhe se gënjeu 12 mijë herë gjatë presidencës së tij prej dy vitesh e gjysmë. Ajo tha se e vetmja arsye përse ndaj Presidentit Trump nuk u ngritën akuza për pengimin e hetimeve të lidhjeve të fushatës së tij me Rusinë ishte politika e Departamentit të Drejtësisë “që thotë se nuk mund të ngrejë akuza ndaj një presidenti në detyrë”.

“Populli amerikan qëndron shumë më lart”, tha ajo. Ish-Ligjvënësi nga Teksasi, Beto O’Rourke, tha se një sulmues i armatosur në qytetin e tij të lindjes El Paso që vuri në objektiv meksikanët dhe mori 22 jetë në muajin gusht, ishte “i frymëzuar për të vrarë nga presidenti ynë” për shkak të fushatës së tij kundër emigrantëve që përpiqen të hyjnë në vend nëpërmjet kufirit jugor me Meksikën.

Senatorja Amy Klobuchar, nga Minesota, tha se Presidenti Trump preferon “më mirë të gënjejë se sa të udhëheqë”. Tre kandidatët që kryesojnë në anketime, ish-Nënpresidenti Joe Biden dhe Senatorët Elizabeth Warren dhe Bernie Sanders, bënë kritika të mprehta ndaj Presidentit Trump.

Zoti Biden, ish-nënpresident gjatë dy mandateve të ish-Presidentit Barack Obama, tha se nuk mundet të shtyhet beteja për të kuruar kancerin dhe sëmundjen Alzheimer, apo të përmirësohet arsimi, për shkak të politikave të kundërta që po ndjek administrata Trump.

“Krijohen mundësi të jashtëzakonshme në momentin që heqim Donald Trump-in”, tha zoti Biden.

Ndërsa kandidati Bernie Sanders e quajti Presidentin Trump “Presidentin më të rrezikshëm në historinë e këtij vendi”.

Politikat për kujdesin shëndetësor

Sërish, reforma e sistemit të kujdesit shëndetësor dominoi debatin televiziv prej gati tre orësh. Që në fillim, kandidatët Biden, Warren dhe Sanders debatuan me tone të larta rreth mënyrave se si duhen ndryshuar politikat e kujdesit shëndetësor në Shtetet e Bashkuara. Debati i së enjtes ishte hera e parë që Joe Biden dhe Elizabeth Warren u gjendën në të njëjtën skenë dhe madje në një distancë shumë të afërt me njëri-tjetrin. Por, përveç debatit të fortë për shëndetësinë, fërkimet e tjera të tyre ishin sporadike.

Si Sanders, ashtu edhe Warren, mbështesin një program sigurimesh shëndetësore të menaxhuar nga qeveria, sistem ky i pranishëm në disa vende të tjera perëndimore. Ata e quajtën propozimin e tyre “Medicare for All”, duke e paraqitur si një zgjerim të programit ekzistues të sigurimeve shëndetësore për amerikanët e moshuar në Shtetet e Bashkuara.

Protestuesit republikanë

Republikanët e bënë të ditur prezencën e tyre jashtë debatit, duke ngritur një parullë të madhe në mbështetje të pretendimit republikan se kandidatët demokratë janë socialistë. “Socialistët do të vrasin ekonominë e Hjustonit. Votoni në 2020 për Trump-in”, lexonte parulla.
Ndërsa po shkonte për të vizituar qytetin Baltimore, në shtetin Maryland, Presidenti Trump pati parashikuar se konkurrimi i brendshëm i demokratëve do të rezultonte në tre kandidatë kryesorë: Joe Biden, Elizabeth Warren dhe Bernie Sanders, pasi siç u shpreh Presidenti “ata kryesojnë me diferencë të madhe në anketime”.

Zoti Biden ka qenë për 36 vite senator i Shteteve të Bashkuara dhe ka humbur dy herë në garën për president. Ai udhëheq me rreth 30% të mbështetjes në anketimet kombëtare në radhët e demokratëve. Kandidatët Elizabeth Warren dhe Bernie Sanders janë përgjithësisht njësoj në anketime dhe me pothuajse 10 pikë pas zotit Biden në nivel kombëtar.

Pikëpamjet e demokratëve

Disa demokratë e shohin zotin Biden si tepër të moshuar për t’ia dalë përballë një të moshuari tjetër, 73-vjeçarit Trump. Zoti Sanders është edhe më i vjetër, 78-vjeç. Ndërsa zonja Warren është 70 vjeçe. Pikëpamjet politike përgjithësisht të qendrës së majtë të zotit Biden janë në kundërshti me ato të kandidatëve të tjerë demokratë si zonja Warren, zoti Sanders, apo figura të tjera më progresive demokrate që dëshirojnë të shkundin Uashingtonin. /Voa

Tags: kandidateSHBAsulmojnëTrump

TË LIDHURA

Vizitë e shpejtë në Romë: Meloni dhe Macron “shkrijnë akujt”
Bota

Vizitë e shpejtë në Romë: Meloni dhe Macron “shkrijnë akujt”

21:02 | 03/06/2025
Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainë
Bota

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainë

20:53 | 03/06/2025
Përmbyset autobusi me turistë, raportohet për 11 të vdekur, mes tyre dy fëmijë
Bota

Përmbyset autobusi me turistë, raportohet për 11 të vdekur, mes tyre dy fëmijë

18:49 | 03/06/2025
Next Post
“Salmonela”, zbulohet shkaktari i dyndjes te Spitali Infektiv në Tiranë

“Salmonela”, zbulohet shkaktari i dyndjes te Spitali Infektiv në Tiranë

Do shkarkohet Meta? Presidenti del për peshk

Do shkarkohet Meta? Presidenti del për peshk

Gjatë fjalimit, Donald Trump harron që ka një djalë me Melania-n

Gjatë fjalimit, Donald Trump harron që ka një djalë me Melania-n

JU REKOMANDOJMË

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Përmbyset autobusi me turistë, raportohet për 11 të vdekur, mes tyre dy fëmijë

Përmbyset autobusi me turistë, raportohet për 11 të vdekur, mes tyre dy fëmijë

18:49 | 03/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

“Vërteton vjedhjen e votave”, habit demokrati: Rama nuk i do 83 mandate, i dolën zgjedhjet jashtë kontrollit
Politikë

“Vërteton vjedhjen e votave”, habit demokrati: Rama nuk i do 83 mandate, i dolën zgjedhjet jashtë kontrollit

by mirseda
21:27 | 03/06/2025
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, është shprehur se kryeministrit Edi Rama i doli situata jashtë kontrollit...

Videoja që ndezi thashethemet, Dea Mishel qartëson: Mos më lidhni me këdo

Videoja që ndezi thashethemet, Dea Mishel qartëson: Mos më lidhni me këdo

21:23 | 03/06/2025
Vizitë e shpejtë në Romë: Meloni dhe Macron “shkrijnë akujt”

Vizitë e shpejtë në Romë: Meloni dhe Macron “shkrijnë akujt”

21:02 | 03/06/2025
Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainë

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainë

20:53 | 03/06/2025
“Ekzekutimi i Pjetër Kazës: 12 plumba, atentatori me silenciator”

“Ekzekutimi i Pjetër Kazës: 12 plumba, atentatori me silenciator”

20:33 | 03/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com