Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

SHBA-ja duhet t’i japë fund luftërave të saj të pafundme

6 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant
SHBA-ja duhet t’i japë fund luftërave të saj të pafundme

ISKANDARIYA, IRAQ - JULY 13: Lt. John Busch of Baytown, Texas with the 3rd Armored Cavalry Regiment walks on a patrol on July 13, 2011 in Iskandariya, Babil Province Iraq. As the deadline for the departure of the remaining American forces in Iraq approaches, Iraqi politicians have agreed to meet in two weeks time in order to give a final decision about extending the U.S. troops' presence beyond the end of the 2011 deadline. Violence against foreign troops has recently picked-up with June being the worst month in combat-related deaths for the military in Iraq in more than two years. Currently about 46,000 U.S. soldiers remain in Iraq. (Photo by Spencer Platt/Getty Images)

Nga Elizabeth Warren “The Atlantic”

Shtetet e Bashkuara rrezikojnë të tërhiqen sërish në një luftë të panevojshme në Lindjen e Mesme. Përshkallëzimi impulsiv dhe i pamatur i konfliktit me Iranin, ilustron rrezikun që vjen nga zgjedhja e presidentit më të korruptuar dhe të pakualifikuar në historinë e kombit tonë, një njeri që ka pak ide se çfarë do të thotë, dhe që vendos veten para interesave të kombit.

Por kjo është ndërkohë pasojë e një qasjeje ndaj politikës së jashtme, që mbështetet tek angazhimi i ushtrisë amerikane në luftëra të pafundme. Dërgimi i ushtrisë për të luftuar diku, duhet të jetë vendimi më i vështirë që marrim ne si vend. Ndërkaq, kjo është bërë një rrugë e lehtë për të dyja partitë politike.

Për gati 2 dekada, Amerika është përfshirë në një seri luftërash në Lindjen e Mesme dhe më gjerë, të cilat na kanë bërë më pak, dhe jo më shumë të sigurt. Ato kanë pasur një kosto të madhe njerëzore dhe ekonomike. Dhjetëra mijëra ushtarë amerikanë janë vrarë ose plagosur, dhe shumë më tepër jetojnë me plagët e padukshme të luftës.

Miliona civilë kanë vuajtur pasojat. Këto konflikte kanë kushtuar triliona dollarë, të cilat mund të ishin investuar për nevoja më emergjente që ka sot SHBA-ja. Pushtimi i Irakut, e destabilizoi Lindjen e Mesme, fuqizoi Iranin, dhe krijoi kushtet që prodhuan ISIS-in.

Luftërat e lejuara nga SHBA-ja në Libi, Jemen, dhe gjetkë kanë sjellë katastrofa humanitare, duke krijuan terrene të reja trajnimi për terroristët. S’ka dyshim se veprimet e pakujdesshme të Trumpit – jo vetëm muajin e kaluar, por gjatë 3 viteve të fundit – e kanë bërë dukshëm më të keqe situatën në Lindjen e Mesme.

Pretendimi i Trump se e vrau Kasëm Sulejmanin për të “ndaluar një luftë” është naiv. Ai nuk po u jep fund luftërave; ai po i bën ato më të vështira për t’i përfunduar. Amerika duhet t’i japë fund përfshirjes së saj ushtarake në konfliktet në Lindjen e Mesme, dhe t’i kthejë në shtëpi trupat amerikane.

Së pari, unë do të kisha si gur themeli të qasjes sime, dhënien fund të këtyre luftërave, dhe ripërtëritjen e përpjekjeve për të krijuar zgjidhje diplomatike bazuar në objektiva realiste.

Në rastin e Iranit, nuk duhej të ishim larguar kurrë nga një marrëveshje bërthamore që po funksiononte, duke shkaktuar kësisoj një cikël të pashmangshëm përshkallëzimi.

Unë do ta ribëj pjesë të marrëveshjes SHBA-në dhe Iranin, nëse kjo është ende e mundur, dhe do të arrij një marrëveshje të re për të zgjatur afatin e të parës. Në Siri, ne duhet të ndjekim qëllime të qarta dhe të arritshme. Në vend se të bëjmë lojëra me dislokimin e trupave dhe misionet në terren, duhet të përdorim ndikimin tonë të mbetur, për të negociuar një ekuilibër të brishtë midis Sirisë, Turqisë, Rusisë dhe Iranit; zbutur krizën humanitare; dhe mbajtur në burgje luftëtarët e ISIS-it.

Së dyti, do të përqendroj përpjekjet tona në parandalimin e sulmeve terroriste, pavarësisht nëse ato e kanë origjinën në SHBA apo jashtë vendit, përmes koordinimit të punës së shërbimeve inteligjente dhe partneritetet e tjera ndërkombëtare. Këto mjete, kanë qenë tejet të suksesshme në parandalimin e sulmeve kundër SHBA-së që nga 11 Shtatori 2001, dhe më efektive e më pak e kushtueshme sesa të pushtosh vende të tjera.

Së treti, në administratën time Shtetet e Bashkuara do të jenë sërish në ballë të përpjekjeve ndërkombëtare, për të siguruar ndihmën humanitare dhe ekonomike, e cila është thelbësore për stabilizimin e Sirisë, Afganistanit dhe zonave të tjera të konfliktit në një periudhë afatgjatë.

Si pjesë e kësaj përpjekjeje, administrata ime do të zvogëlojë ndihmën ndaj qeverive të korruptuara, dhe do të fokusohet në ndihmën ekonomike që fuqizon qytetarët, dhe rrit zhvillimin human.

Së katërti, do të forcoj aleancat tona në Evropë, Azi dhe më gjerë, si një shtyllë thelbësore e sigurisë sonë kombëtare, duke i përditësuar ato për të adresuar sfidat reale të kohës sonë. Të gjitha këto hapa, do të kërkojnë investime reale në aftësitë tona diplomatike.

Kjo është arsyeja pse kam propozuar një plan për riorganizimin e Departamentit të Shtetit. Unë do të emëroj vetëm diplomatë të kualifikuar, dhe jo donatorë të fushatave elektorale, për të përfaqësuar interesat tona jetike jashtë vendit. Ne do ta përdorim ushtrinë tonë me mençuri. Të kesh një ushtri të fortë, do të thotë ta përdorësh atë me përgjegjësinë më të madhe.

Detyra e presidentit, është të garantojë sigurinë e amerikanëve. Çdo ditë, ushtria jonë është e angazhuar në mbarë botën në trajnimin e forcave partnere, mbrojtjen e ambasadave tona, sigurimin e ndihmës humanitare, dhe ruajtjen e sigurisë së transportit detar.

Por ne duhet të rivlerësojmë sjelljen tonë globale, për t’u siguruar që forcat amerikane të jenë të angazhuara në misione realiste, dhe që rreziqet të jenë të kufizuara. Unë jam e përkushtuar të kërkoj autorizimin e Kongresit, nëse do të kërkohet përdorimi i forcës. Trump ka shkelur shpesh normat ndërkombëtare, dhe e ka dëmtuar reputacionin tonë në skenën ndërkombëtare.

Por abuzimet e tij janë të mundura vetëm për shkak të zgjedhjeve, që kemi bërë gjatë dekadave në emër të sigurisë kombëtare, të cilat lejuan dobësimin e kontrollit dhe ekuilibrave të sistemit tonë, dhe kjo gjë po komprometon tani vlerat dhe idealet e kombit tonë. Ne duhet të bëjmë atë që në fakt i bën amerikanët të sigurt, dhe t’i japim fund luftërave tona të pafundme./TIRANA TODAY

 

Shënim: Elizabeth Warren është senatore e Masaçusetsit në SHBA, njëherazi një nga kandidatet kryesore të Partisë Demokratike për president.

Tags: fundLUFTERAVEPAFUNDMESHBA

TË LIDHURA

Izraeli kryen sulme ajrore në Liban, në shënjestër objektivat e lidhur me Hezbollahun
Bota

Izraeli kryen sulme ajrore në Liban, në shënjestër objektivat e lidhur me Hezbollahun

16:40 | 08/11/2025
Izraeli vret dy persona në Liban, BE i bën thirrje të respektojë armëpushimin
Bota

Izraeli vret dy persona në Liban, BE i bën thirrje të respektojë armëpushimin

15:14 | 08/11/2025
Nis beteja për presidentin e ardhshëm të SHBA-së, kush është favoriti
Bota

Nis beteja për presidentin e ardhshëm të SHBA-së, kush është favoriti

13:23 | 08/11/2025
Next Post
Një tjetër vend preket nga virusi kinez, katër të infektuar në Lindjen e Mesme

Një tjetër vend preket nga virusi kinez, katër të infektuar në Lindjen e Mesme

Lufta kundër virusit misterioz kinez, australianët bëjnë zbulimin e rëndësishëm

Lufta kundër virusit misterioz kinez, australianët bëjnë zbulimin e rëndësishëm

Kush ishin 10 personat më të mbrojtur në botë për vitin 2019

Kush ishin 10 personat më të mbrojtur në botë për vitin 2019







JU REKOMANDOJMË

EMRI/ U vra në derë të shtëpisë, kush është 36-vjeçari nga Fieri që u vra në Selenicë

EMRI/ U vra në derë të shtëpisë, kush është 36-vjeçari nga Fieri që u vra në Selenicë

21:26 | 01/11/2025
Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025




TË FUNDIT

Izraeli kryen sulme ajrore në Liban, në shënjestër objektivat e lidhur me Hezbollahun
Bota

Izraeli kryen sulme ajrore në Liban, në shënjestër objektivat e lidhur me Hezbollahun

by mirseda
16:40 | 08/11/2025
0

Sulmet ajrore izraelite në Liban kanë vrarë tre persona dhe kanë plagosur disa të tjerë më 8...

Vrau dy kunetërit, burri kishte dhunuar edhe gruan e tij me kabllo elektrik

Vrau dy kunetërit, burri kishte dhunuar edhe gruan e tij me kabllo elektrik

16:33 | 08/11/2025
Izraeli vret dy persona në Liban, BE i bën thirrje të respektojë armëpushimin

Izraeli vret dy persona në Liban, BE i bën thirrje të respektojë armëpushimin

15:14 | 08/11/2025
Trupi i karbonizuar brenda makinës në Skourta të Greqisë mendohet se i përket një punëtori shqiptar

Trupi i karbonizuar brenda makinës në Skourta të Greqisë mendohet se i përket një punëtori shqiptar

14:58 | 08/11/2025
Sekuestro pasurish në Sarandë për dyshime për pastrim parash

Sekuestro pasurish në Sarandë për dyshime për pastrim parash

13:47 | 08/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com