E hënë, 29 Nëntor, 2021
10.5 C
Tirana

Lufta kundër virusit misterioz kinez, australianët bëjnë zbulimin e rëndësishëm

Teksa virusi misterioz kinez po përhapet me ritme të shpejta dhe rastet janë shtuar, një grup kërkuesish në Australi kanë dalë me një deklaratë të jashtëzakonshme për shtyp. Ata kanë njoftuar se kanë zhvilluar një version laboratorik të koronavirusit kinez, i pari i krijuar jashtë Kinës. Sipas tyre ky zbulim mund të ndihmojë shkencëtarët anembanë botës për zhvillimin e një vaksine më shpejtë.

Ata kanë njoftuar se mostra e krijuar prej tyre, u mor nga një pacient i infektuar dhe tashmë versioni që ata kanë krijuar do t’i jepet OBSH-së në mënyrë që të përshpejtohet krijimi i një vaksine.

“Ky është një hap, një pjesë nga “puzzle” për të cilin kontribuuam”, u shpreh entuziast zëvendës Drejtori i Institutit, Mike Catton.

Deri tani raportohet që kanë vdekur 132 persona nga koronavirusi dhe janë edhe mbi 6000 të infektuar në gjithë botën.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Foltorja e Kuçovës dhe kuvendi i partisë: numrat, superstruktura e ideologjia

Nga: Genc Pollo 1-NUMRAT E KUÇOVËS E MË GJERË  Javën e kaluar isha i pranishëm në Foltoren e PD-së në Kuçovë; aty kam shërbyer si deputet...

Implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje

FIFA vjen me risi, ku do të implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje. Kjo teknologji të re, do të implementohet në Kupën...

Çfarë dimë për variantin Omicron, që po “gjunjëzon” botën

Varianti Omicron i COVID-19, paraqet një rrezik global "shumë të lartë", tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Varianti, i klasifikuar zyrtarisht si 'B.1.1.529'...

Dha dorëheqjen javën e kaluar, kryeministrja e Suedisë rikthehet në detyrë

Magdalena Andersson, e cila dha dorëheqjen shtatë orë pasi u zgjodh si kryeministrja e parë femër e Suedisë javën e kaluar, është përzgjedhur sërish...

Ishte duke raportuar LIVE, gazetaren e ngacmojnë duke e prekur nga të pasmet

Një incident ka ndodhur me një gazetare sportive, e cila gjatë raportimit LIVE është ngacmuar nga një person. Por edhe ajo nuk ka qëndruar...