Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

SHBA-ja dhe Britania fajësojnë Rusinë për sulmet kibernetike në Ukrainë

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
SHBA-ja dhe Britania fajësojnë Rusinë për sulmet kibernetike në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara dhe Britania e kanë akuzuar Rusinë se qëndron prapa sulmeve kibernetike të 15 shkurtit ndaj Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës dhe sistemit bankar të vendit. Anne Neuberger, shefe për kibernetikë në Shtëpinë e Bardhë, u tha gazetarëve më 18 shkurt se “ne besojmë se Qeveria ruse është përgjegjëse për sulmet e gjera kibernetike gjatë kësaj jave ndaj bankave ukrainase”.

Neuberger tha se zyrtarët amerikanë vendosën që t’i bënin publike këto informacione për sulmet kibernetike për shkak të urgjencës së situatës, pas grumbullimit të trupave ruse përgjatë kufirit të Ukrainës.

Neuberger tha se ekspertët amerikanë kanë të dhëna që tregojnë se infrastruktura e lidhur me agjencinë ruse të inteligjencës ushtarake GRU “është parë duke transmetuar vëllime të mëdha komunikimesh në adresat dhe domenet me IP në Ukrainë”.

Edhe zyrtarët në Britani thanë se ishin “më se të sigurt për përfshirjen” e GRU-së në sulmet kibernetike, që goditën ueb-faqet e institucioneve ukrainase që kanë shumë të dhëna.

“Sulmi tregoi shpërfilljen e vazhdueshme ndaj sovranitetit ukrainas”, tha përmes një deklarate Zyra e Komonuelthit dhe Zhvillimit të Jashtëm të Britanisë (FCDO).

“Ky aktivitet është një shembull tjetër i veprimeve agresive të Rusisë ndaj Ukrainës”, tha kjo zyre.

Ambasada ruse në Shtetet e Bashkuara mohoi se Moska qëndron prapa sulmeve kibernetike.

“Në mënyrë kategorike ne hedhim poshtë këto deklarata të pabaza të administratës dhe theksojmë se Rusia nuk është e përfshirë në ngjarjet e përmendura dhe në parim asnjëherë nuk ka kryer dhe nuk kryen asnjë operacion në hapësirën kibernetike”, tha Ambasada ruse përmes një postimi në Twitter më 19 shkurt.

SHBA-ja dhe zyrtarët dhe ekspertët perëndimorë për një kohë të gjatë e kanë fajësuar Rusinë se gjatë viteteve të fundit kryen sulme kibernetike. Kremlini mohon çdo përfshirje.

Qeveria ukrainase tha më 15 shkurt se ueb-faqet e forcave të armatosura dhe disa ministrive dhe bankave ishin cak i sulmeve.

Në mesin e të paktën dhjetë ministrive që ishin cak i sulmeve kibernetike, ishte edhe ajo e Ministrisë së Mbrojtjes.

Raportet midis Rusisë dhe Ukrainës janë të tensionuara për shkak të grumbullimit të trupave ruse në kufi, që ka nxitur frikën se Moska po përgatitet që ta pushtojë Ukrainën. Por, Kremlini mohon se ka plane të tilla. /evropaelire

Tags: britaniarusiaSHBAUkrainë

TË LIDHURA

Apeloi vendimin, Gjykata franceze pritet të vendosë sot nëse Sarkozi do të dalë nga burgu
Bota

Apeloi vendimin, Gjykata franceze pritet të vendosë sot nëse Sarkozi do të dalë nga burgu

10:51 | 10/11/2025
Senati amerikan miraton marrëveshjen për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë
Bota

Senati amerikan miraton marrëveshjen për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë

09:13 | 10/11/2025
SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim
Bota

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

22:48 | 08/11/2025
Next Post
Semi i jep “goditjen” e fundit marrëdhënies me Donaldin

Semi i jep "goditjen" e fundit marrëdhënies me Donaldin

Rusi-Ukrainë/Rebelët shpallin mobilizim të përgjithshëm

Rusi-Ukrainë/Rebelët shpallin mobilizim të përgjithshëm

Nëna gjen djalin e vd*kur në shtëpi, ushtaraku i zhdukur prej 8 ditësh

Nëna gjen djalin e vd*kur në shtëpi, ushtaraku i zhdukur prej 8 ditësh







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

“Do të mbështesim pozitën e Kosovës”, ministrja Spiropali: Shqipëria faktor stabiliteti në rajon!
Aktualitet

“Do të mbështesim pozitën e Kosovës”, ministrja Spiropali: Shqipëria faktor stabiliteti në rajon!

by mirseda
15:58 | 10/11/2025
0

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka paraqitur në Komisionin Parlamentar për Europën dhe...

Rrëmbim për 5 mijë euro, 3 arrestime dhe 3 në kërkim

Rrëmbim për 5 mijë euro, 3 arrestime dhe 3 në kërkim

15:56 | 10/11/2025
Tiranë – Policia ndalon 25 shoferë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor

Tiranë – Policia ndalon 25 shoferë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor

15:34 | 10/11/2025
Pogradec/ Sherri në Këshillin Bashkiak, policia mbërrin për të shoqëruar dy personat e përfshirë

Pogradec/ Sherri në Këshillin Bashkiak, policia mbërrin për të shoqëruar dy personat e përfshirë

15:19 | 10/11/2025
Berisha përjashtohet me 10 ditë nga punimet e Kuvendit

Berisha përjashtohet me 10 ditë nga punimet e Kuvendit

14:39 | 10/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com