Gjatë rrugëtimit në “Big Brother Vip”, Donaldi ka qenë një krahë i ngrohtë për Semin, duke dëshmuar për një miqësi të fortë.
Shoqëria e tyre u kris më vonë, kur Donaldi pranoi pëlqimin e tij për Trixën. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, ku Semi mbajti anën e shoqes së saj, Borës.
Gjatë rrëfimeve të saj, Semi u shpreh se e kishte përjetuar keq këtë vendim të Donaldit, madje kënga e saj e fundit i referohet historisë së dashurisë mes Borës dhe Donaldit.
Ditët e fundit, Donaldi pohoi se nuk beson se shoqëria me Semin do të vazhdojë e njëjtë. Të njëjtën linjë ka mbajtur edhe Semi, e cila mbrëmjen e djeshme i dha “goditjen përfundimtare” marrëdhënies së tyre.
Teksa Arbana pyeti të gjithë ish-konkurrentët me radhë se kush mendonin dhe shpresonin të fitonte mes Ilirit dhe Donaldit, Semi u përgjigj me emrin e Ilirit, pavarësisht faktit që gjatë gjithë lojës së saj kishte qenë krahu i djathtë i Donaldit.