Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

SHBA i “tërheq veshin” Daçiçit: Ji në luftë me veset tuaja, e në paqe me fqinjët

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
SHBA i “tërheq veshin” Daçiçit: Ji në luftë me veset tuaja, e në paqe me fqinjët

Ambasada amerikane në Beograd reagoi pasi ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, iu bashkua një fushate në internet, duke shkruar në kartëmonedhën 100-dollarëshe me alfabet cirilik “Kosova është Serbi”.

“Në vend se të shkatërrojë kartëmonedhën me imazhin e shkencëtarit të madh amerikan dhe burrështetasit, Benjamin Franklin, ministri Daçiç  do të mund të mendonte ndoshta për thënien e tij: ‘Ji në luftë me veset tuaja, e në paqe me fqinjët”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së SHBA-së në Beograd dërguar Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se fushata, në të cilën ka marrë pjesë edhe zyrtari i lartë serb, është denigruese për vetë serbët.

Daçiq, në një deklaratë për gazetën serbe “Blic”, e arsyetoi qasjen e tij, duke thënë: “Kjo është politika jonë shtetërore, këtë e them vazhdimisht dhe pse mos ta shkruaj”.

Ai po ashtu tha se paratë nuk ishin të tijat dhe se qasja e tij nuk ka lidhje me Shtetet e Bashkuara.

Sipas mediave serbe, Daçiç tha se fjalët “Kosova është Serbi” do t’i shkruante në bankënotën e secilit vend që e thotë të kundërtën.

Në mbrojtje të ministrit Daçiq u shpreh udhëheqja e Partisë Socialiste të Serbisë.

“Mbi shefin e diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, bëhet presion i madh, me kërcënime të hapura për vdekje”, tha Vlladan Zagragjanin, zyrtar i Partisë Socialiste të Serbisë.

Si ka nisur kjo?

Në deklaratën e kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila, duke folur për udhëheqësit e Kosovës, tha se ka punë me “njerëz që kanë dalë prej malit”, qytetarët e Kosovës reaguan me një fushatë në internet, duke postuar fotografi me hashtag-un: #LiterallyJustEmergedFromTheWoods, që do të thotë “të sapodalë nga mali”.

Disa ditë më vonë, pronari i kafenesë në Beograd “Pavle Korçagin”, Vojin Cuciq, iu bëri thirrje ndjekësve në mediat sociale që në bankënotat e dollarit dhe euros të shkruajnë “Kosova është Serbi” dhe fotografitë e tyre t’i shpërndajnë online.

“Sikur secili serb të shkruante vetëm një bankënotë, kjo do të ishte fushatë e mrekullueshme”,thuhet në një nga postimet në Instagram të kësaj kafeneje.

Aksioni u zhvillua me mbishkrime edhe në bankënotat e Australisë, Danimarkës, Arabisë Saudite, Britanisë së Madhe dhe disa vendeve të tjera.

Fushata mori vëmendje më të madhe pasi asaj iu bashkua ministri serb, Daçiç.

Disa qytetarë të Kosovës u kundërpërgjigjën, duke postuar në mediat sociale bankënota me mbishkrimin “Kosova është Kosovë”.

A është shkelje shkrimi në kartëmonedha?

Dëmtimi i një monedhe, sipas ligjit në Shtetet e Bashkuara, është shkelje që dënohet me gjobë financiare ose burgim deri në gjashtë muaj, por vetëm nëse dëmtimi “bëhet me qëllim që letrat me vlerë të bëhen të papërshtatshme për përdorim”.

Nga kjo rrjedh se rregulloret amerikane nuk e ndalojnë shkruarjen e mesazheve në bankënota, përveç nëse ato dëmtohen aq shumë saqë nuk mund të përdoren.

Në Serbi, shkruarja në bankënota nuk është kundërvajtje, por bankënotat e dëmtuara konsiderohen të papërshtatshme për qarkullim.

Tags: DaçiçitfqinjëtluftepaqeSHBAterheq veshintuajaveset

TË LIDHURA

Rradhë kilometrike në Qafë Thanë/ Dogana punon me një sportel në hyrje e dalje
Aktualitet

Rradhë kilometrike në Qafë Thanë/ Dogana punon me një sportel në hyrje e dalje

17:10 | 12/07/2025
Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda
Rajoni

Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda

19:46 | 11/07/2025
Zjarret masive në Maqedoninë e Veriut, Greqia dërgon avionët zjarrfikës Canadair
Rajoni

Zjarret masive në Maqedoninë e Veriut, Greqia dërgon avionët zjarrfikës Canadair

10:29 | 10/07/2025
Next Post
Si dy zogj të dashuruar, këto foto të Rihanna-s me të dashurin miliarder s’duhen humbur     

Si dy zogj të dashuruar, këto foto të Rihanna-s me të dashurin miliarder s’duhen humbur     

Zhduket 34-vjecari me probleme mendore, policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Zhduket 34-vjecari me probleme mendore, policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Fjoralba Ponari kapet “mat” me të dashurin (foto)

Fjoralba Ponari kapet "mat" me të dashurin (foto)

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Makinat përpl*sen kokë më kokë në Bulqizë, dy të lënduar
Aktualitet

Makinat përpl*sen kokë më kokë në Bulqizë, dy të lënduar

by mirseda
17:42 | 12/07/2025
0

Një aksident rrugor u shënua këtë pasdite në Bulqizë, në kryqëzimin që lidh Lagjen e Vjetër me...

Kondicioneri po ju shkakton dhimbje koke dhe qafë të ngrirë? Ja si ta shmangni

Kondicioneri po ju shkakton dhimbje koke dhe qafë të ngrirë? Ja si ta shmangni

17:39 | 12/07/2025
“Pikët të zerohen”/ Skema e “Final Four”, Vllaznia hedh idenë

“Pikët të zerohen”/ Skema e “Final Four”, Vllaznia hedh idenë

17:37 | 12/07/2025
Rradhë kilometrike në Qafë Thanë/ Dogana punon me një sportel në hyrje e dalje

Rradhë kilometrike në Qafë Thanë/ Dogana punon me një sportel në hyrje e dalje

17:10 | 12/07/2025
“Drejtësi për Agonin” – Protestë në Lipjan pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu

“Drejtësi për Agonin” – Protestë në Lipjan pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu

16:41 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com