Foto Galeri

Si dy zogj të dashuruar, këto foto të Rihanna-s me të dashurin miliarder s’duhen humbur     

               Publikuar në : 14:51 - 07/06/19 S.N

Që në qershor të vitit 2017-të, Rihanna është lidhur me mashkullin që i ka rrëmbyer zemrën, miliarderin Hasaan Jameel. Që prej asaj dite ata janë parë të dashuruar në daljet e tyre publike, mirëpo fotot që po qarkullojnë në media se fundmi realisht nuk duhen humbur.

Të mërkurën dyshja e preferuar gjerësisht nga shumë persona janë parë në një varkë në Itali dhe pas asaj që pamë na u bënë “sytë me zemra”. Pavarësisht se para disa muajsh u tha se ata janë ndarë, fotot që do keni mundësinë t’i shihni më poshtë tregojnë komplet të kundërtën.

Duket se ky vit është tepër i mbarë për këngëtaren… Nuk po flasim vetëm për dashurinë, por edhe për karrierën.

Ajo para pak ditësh u cilësua këngëtarja më e pasur në botë nga revista prestigjioze “Forbes”.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT