Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

SHBA: Ballkanit i duhet bashkëpunimi mes politikës dhe fesë

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
SHBA: Ballkanit i duhet bashkëpunimi mes politikës dhe fesë

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta e ka quajtur lirinë fetare me rëndësi thelbësore për paqen dhe stabilitetin. Në këtë kuadër Shqipëria është shprehur pro nismës amerikane për Aleancën Ndërkombëtare të Lirisë Fetare.

Në Tiranë po zhvillohet konferenca ndërkombëtare dyditore “Feja si instrument paqeje”, e organizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) dhe Presidenca e Shqipërisë.

Zhvillimi i saj në Tiranë nuk është rastësi: ajo lidhet me harmoninë dhe bashkëjetesën fetare në Shqipëri, që mbetet një model për rajonin dhe përtej tij, realitet i vlerësuar lart edhe nga Papa Franҫesku gjatë vizitës së tij në Tiranë, në vitin 2014.

Ambasadori Amerikan për Liritë Fetare në botë, Sam Brownback, përfaqësues i DASH në këtë konferencë foli për nevojën që ka Ballkani për bashkëpunim mes politikanëve dhe përfaqësuesve të komuniteteve fetare.

Nga kjo konferencë ai u bëri thirrje për dialog mes politikës dhe fesë pjesëmarrësve nga Kosova, Maqedonia Veriore, Mali i Zi, Bosnjë-Hergevonia dhe Serbia.

“Inkurajoj dhe shpresoj të ketë më shumë dialog dhe ndërveprim midis përfaqësuesve të politikës dhe përfaqësuesve fetarë. Politika është larg fesë dhe kështu mund të ndërtojmë një shoqëri të qëndrueshme, duke e përdorur fenë si një mjet për paqen. Kështu mund të ngrihet një dialog kuptimplotë”, theksoi ambasadori Sam Brownback.

Ai solli në vëmendje se Ballkanit i duhet bashkëpunimi mes përfaqësuesve të feve të ndryshme.

“Ballkani ka nevojë që përfaqësuesit e fesë të bashkohen. Në këtë rajon shpirti, falja dhe pajtimi do të bëhet një model kryesor për botën. Inkurajoj edhe presidentët që janë këtu të bashkohen dhe ngrenë marrëdhënie me faktorë të tjerë me ndikim në rajon, dhe për të kombinuar zërat e tyre në shërbim të një jete paqësore dhe të mbrojtur”, tha ambasadori Brownback.

Ai theksoi se feja mund të përdoret me sukses si një instrument për paqen, në mënyrë që njerëzit të respektojnë dhe të kujdesen për njëri-tjetrin.

Dhe në këtë vizion rol të rëndësishëm pritet të luajë krijimi i Aleancës Ndërkombëtare për Lirinë Fetare, një nismë amerikane që ambasadori Brownback e ka quajtur më herët “nismën e re më të rëndësishme të një gjenerate për të drejtat e njeriut që do të mundësojë rënien e perdes së hekurt të persekutimit fetar”.

Shqipëria pro Aleancës Ndërkombëtare të Lirisë Fetare

Presidenti Ilir Meta deklaroi në këtë konferencë se Shqipëria mbështet nismën amerikane.

“Shqipëria përshëndet dhe mbështet nismën e SHBA-ve dhe planet e sekretarit amerikan të shtetit Pompeo për krijimin e aleancës ndërkombëtare të lirisë fetare, një aleancë e kombeve me të njëjtën mendje, të përkushtuar për të luftuar persekutimin fetar në të gjithë botën,” tha Presidenti Meta.

Ai solli në vëmendje faktin që të gjitha vendet e Ballkanit i ” janë bashkuar koalicionit global kundër terrorizmit” dhe vuri në dukje nevojën „për stabilitet politik në rajon dhe secilin nga vendet e tij për t’u krijuar siguri popujve lidhur me zhvillimin e ekonomive dhe mos lejuar shfaqjen e ekstremizmit fetar, diplomacinë e butë nga faktorët e tretë dhe ndikimin e huaj negativ”.

Kundër ҫdo forme fondamentalizmi dhe ekstremizmi

Kërcënimi për ekstremizëm dhe radikalizim fetar të rinisë së Ballkanit është real. Për ta shmangur atë një rol kyҫ luajnë liderët e komuniteteve fetare. Presidenti

Meta u bëri atyre thirrje të „edukojnë të rinjtë dhe të rejat me vlerat e familjes dhe të forcimit të saj, për t’i mbrojtur nga droga, nga lojërat e fatit dhe veset e tjera.

Për të edukuar një rini të shëndetshme, tolerante që me aftësitë dhe talentin e saj t’i shërbejë shoqërisë ҫdo ditë dhe të jetë shpresa për të ardhmen”.

Ai tha se Shqipëria është „kundër ҫdo forme fondamentalizmi, ekstremizmi, terrorizmi ideologjik apo dogmatik” dhe e vlerësoi lirinë fetare si „thelbësore për paqen dhe stabilitetin brenda dhe midis kombeve”. /DW

Gjithashtu mund të lexoni:

Gramoz Ruçi kritika politikanëve: Jemi jo tolerantë ndaj institucioneve fetare

Tags: BallkanifejapolitikaSHBA

TË LIDHURA

100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut/ Rama dhe Begaj ndajnë titujt e parë
Politikë

100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut/ Rama dhe Begaj ndajnë titujt e parë

22:18 | 10/12/2025
Bardhi në Kongres: Shqipëria krenare për aleatin e çmuar, SHBA
Politikë

Bardhi në Kongres: Shqipëria krenare për aleatin e çmuar, SHBA

20:44 | 10/12/2025
Ambasada amerikane: Duman vendos standard për SPAK dhe bashkëpunim me SHBA
Aktualitet

Ambasada amerikane: Duman vendos standard për SPAK dhe bashkëpunim me SHBA

19:46 | 10/12/2025
Next Post
“Dhurata e Ramës për Bindjen Demokratike”/ Irritohet Patozi: Një sqarim për morrakët e Lulit

"Rama ik", Patozi flet për platformën e re dhe thumbon hapur opozitën

U arrestua me bujë, Katica Janeva lirohet nga paraburgimi

U arrestua me bujë, Katica Janeva lirohet nga paraburgimi

“S’ka rrugë tjetër”, Ndoka kërcënon Ramën

“S'ka rrugë tjetër”, Ndoka kërcënon Ramën







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

17:13 | 04/12/2025
Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

13:50 | 05/12/2025




TË FUNDIT

Marrëveshja e paqes/ Trump: SHBA-të nuk duan të humbasin kohë me Ukrainën
Bota

Marrëveshja e paqes/ Trump: SHBA-të nuk duan të humbasin kohë me Ukrainën

by mirseda
22:48 | 10/12/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sërish për marrëveshjen e paqes për Ukrainën. Në një reagim të...

100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut/ Rama dhe Begaj ndajnë titujt e parë

100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut/ Rama dhe Begaj ndajnë titujt e parë

22:18 | 10/12/2025
Mickoski: Do shmangim incidentet, por qeveria nuk mbështet protestën pro ish-krerëve të UÇK-së

Mickoski: Do shmangim incidentet, por qeveria nuk mbështet protestën pro ish-krerëve të UÇK-së

22:12 | 10/12/2025
SHBA: Trump ashpërson rregullat, turistët të dorëzojnë historikun 5-vjeçar të rrjeteve sociale

SHBA: Trump ashpërson rregullat, turistët të dorëzojnë historikun 5-vjeçar të rrjeteve sociale

21:34 | 10/12/2025
Australi: Eshtrat e një fëmije 18-mujor shqiptar gjenden në një varr të cektë

Australi: Eshtrat e një fëmije 18-mujor shqiptar gjenden në një varr të cektë

21:01 | 10/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com