Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

SHBA aspak e kënaqur me masat e Kurtit për tarifën, BE përshëndet vendimin

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
SHBA aspak e kënaqur me masat e Kurtit për tarifën, BE përshëndet vendimin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i mbështesin masat e pjesshme të qeverisë Kurti për heqjen e tarifës ndaj mallrave të Serbisë, por ato kërkojnë heqjen e tërësishme të tarifës 100%. Kështu shkroi në Twitter, Richard Grenell, i ngarkuar i drejtpërdrejtë i Presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi. Kryeministri Albin Kurti mbrëmjen e së enjtes tha se nga data 15 mars, hiqet tarifa vetëm për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, por këto masa të pjesshme nuk po i mjaftojnë SHBA-së.

“Ne nuk i mbështetim masat gjysmake të kryeministrit Kurti. Pozicioni ynë është mjaft i qartë: tarifat duhet të hiqen plotësisht. Kurti është duke bërë një gabim serioz dhe kjo i është bërë sot e qartë presidentit Hashim Thaçi në Shtëpinë e Bardhë”, shkroi Richard Grenell.

Borrell i gatshëm për ndihmë

Në dallim nga qëndrimi i SHBA-së, Bashkimi Evropian e ka mirëpritur propozimin e kryeministrit të Kosovës, për nisjen e heqjes së tarifave për importin e lëndëve të para nga Serbia dhe nga Bosnja dhe Hercegovina. Peter Stano, zëdhënësi i Përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, ka thënë se “ky hap mund të ketë një efekt pozitiv në rivendosjen e tregtisë rajonale dhe do të ofrojë një hapje për rifillimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”.

“Besimi duhet të rikthehet urgjentisht. Serbia dhe Kosova duhet të krijojnë një mjedis të favorshëm që dialogu të rifillojë, në dobi të të dyjave palëve”, ka thënë Peter Stano, dhe ka shtuar se Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell është i gatshëm për të shërbyer si lehtësues në dialog, në emër të BE-së.

Kurti kërkon liberalizimin e vizave

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka theksuar që Bashkimi Evropian duhet ta vlerësojë lart vendimin e palës së Kosovës për heqjen e tarifës 100 për qind ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, duke e ofruar liberalizimin e vizave para Samitit të Zagrebit, që do të mbahet më 7 maj 2020. Ndërkohë, në rast se Serbia nga ana tjetër nuk e përfill siç thotë Kurti, “vullnetin e mirë të Qeverisë së Kosovës për eliminimin e barrierave tregtare, ekonomike dhe politike në raportet e ndërsjella dhe për pasojë, nuk e pushon fushatën jomiqësore në rrafshin ndërkombëtar dhe nuk fillon me heqjen e barrierave në marrëdhëniet me Kosovën, “atëherë, Qeveria e Kosovës, me fillim nga data 1 prill do të nisë me implementimin gradual të principit të reciprocitetit, njëherë në fushën e tregtisë dhe më pastaj edhe në fushën ekonomike dhe atë politike”.

LDK kundër vendimit të kryeministrit Kurti

Sidoqoftë, vendimi i kryeministrit Albin Kurti për heqjen e pjesshme dhe të kushtëzuar të tarifës ndaj Serbisë e ka përplasur atë me partnerin në koalicion qeverisës Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). Kjo e fundit është në një linjë me SHBA-në, ku sipas zëvendëskryeministrit të qeverisë Avdullah Hoti që vjen nga LDK, “qëndrimi i zotit Kurti nuk është bashkërenduar me Lidhjen Demokratike të Kosovës”. “Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do ta votojë në mbledhjen e qeverisë propozimin e sotëm të zoti Kurti për heqjen e tarifave”, tha Hoti. Më herët ai pati deklaruar se “Përfshirja amerikane në dialog e ka ndryshuar dinamikën e negocimit me Serbinë”. “Qëndrimi i Sekretarit Pompeo dhe angazhimet e ambasadorit Grenell se sovraniteti i Republikës së Kosovës është tepër i rëndësishëm për të ardhmen e rajonit dhe se Marrëveshja për Paqe mes Kosovës dhe Serbisë duhet të rezultojë me njohjen reciproke, janë garanci për pozitën tonë negociuese dhe synimet tona në këtë dialog”, deklaroi Avdullah Hoti. Sipas tij, “tarifa mbi mallrat serbe dhe boshnjake është pengesë e pa kapërcyeshme për komunitetin ndërkombëtar, SHBA dhe BE.

“Çdo shtyrje për heqjen e tarifës komprementon seriozisht pozitën tonë negociuese në këtë dialog, dëmton raportin tonë me SHBA dhe BE, si dhe rrezikon një izolim për Qeverinë dhe vendin. Asnjë masë e jona e njëanshme nuk mund të mbrojë apo avancojë pozitën tonë nëse ajo nuk mbështetet nga SHBA dhe BE”,  deklaroi zëvendëskryeministri Avdullah Hoti. /DW

Tags: Albin KurtibeRichard Grenell

TË LIDHURA

Mes protestash në OKB, Netanyahu akuza vendeve perëndimore për njohjen e Palestinës
Bota

Mes protestash në OKB, Netanyahu akuza vendeve perëndimore për njohjen e Palestinës

18:52 | 26/09/2025
New York, Begaj takon Gueterres: Shqipëria, rol në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut
Bota

New York, Begaj takon Gueterres: Shqipëria, rol në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut

18:50 | 26/09/2025
Zelenski akuzon Kremlinin se ka shkelur hapësirën ajrore të Ukrainës
Bota

Zelenski akuzon Kremlinin se ka shkelur hapësirën ajrore të Ukrainës

18:04 | 26/09/2025
Next Post
Ja çfarë shkruan “Zëri i Amerikës” për arrestimin e botuesit Henri Çili

Ja çfarë shkruan “Zëri i Amerikës” për arrestimin e botuesit Henri Çili

Vdes në spital shoku i Harizajt, u plagos në atentatin e djeshëm

Eksperimenti në orën e kimisë, 7 nxënës përfundojnë në spital

Shënohet rasti i parë/ Qeni me koronavirus mbyllet për dy javë në karantinë

Shënohet rasti i parë/ Qeni me koronavirus mbyllet për dy javë në karantinë

JU REKOMANDOJMË

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

14:57 | 23/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025
“Ose do ishim më të forte, ose do ndaheshim”, rrëfen mes lotëve Blerta Celibashi per lidhjen me Princ Leken

“Ose do ishim më të forte, ose do ndaheshim”, rrëfen mes lotëve Blerta Celibashi per lidhjen me Princ Leken

20:19 | 25/09/2025




TË FUNDIT

Aksident rrugor në aksin Berat-Poliçan. Porshe bie në kanal, humb jetën 34-vjeçari, 2 të plagosur nisen drejt Traumës
Aktualitet

Aksident rrugor në aksin Berat-Poliçan. Porshe bie në kanal, humb jetën 34-vjeçari, 2 të plagosur nisen drejt Traumës

by mirseda
19:51 | 26/09/2025
0

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Berat-Poliçan, në afërsi të fshatit...

Komisioni i Disiplinës nuk i kursen gjobat për klubet shqiptare

Komisioni i Disiplinës nuk i kursen gjobat për klubet shqiptare

19:40 | 26/09/2025
Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Mes protestash në OKB, Netanyahu akuza vendeve perëndimore për njohjen e Palestinës

Mes protestash në OKB, Netanyahu akuza vendeve perëndimore për njohjen e Palestinës

18:52 | 26/09/2025
New York, Begaj takon Gueterres: Shqipëria, rol në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut

New York, Begaj takon Gueterres: Shqipëria, rol në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut

18:50 | 26/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com