E martë, 27 Korrik, 2021
34.5 C
Tirana

Ja çfarë shkruan “Zëri i Amerikës” për arrestimin e botuesit Henri Çili

Në Shqipëri, botuesi i njohur Henri Çili, pronar i Universitetit Europian të Tiranës, një prej institucioneve arsimore më të mëdha në vend, u arrestua nën dyshimet se ka ndërhyrë për të siguruar favore për dy vëllëzërit Arbjon dhe Alban Aliko, i pari i dënuar me burgim të përjetshëm dhe i dyti me 18 vite burg, me vendim të formës së prerë, për vrasjen e një efektivi të policisë në Lazarat, gjatë aksionit të vitit 2015 kundër kultivimit të marijuanës.

Çili duket se është implikuar në këtë histori nga Gazmir Ajdini, vëllai i bashkëjetueses së tij, një person me precedentë penalë. Duket se ka qenë pikërisht Ajdini, ai që i është ofruar babit të dy vëllezërve Aliko, duke premtuar rishikimin e vendimeve për djemtë e tij në Gjykatën e Lartë në këmbim të parave.

Sipas dosjes hetimore, Çili mësohet të ketë premtuar mbështetje në media, ndërsa ka takuar dhe një “zyrtar të lartë të Drejtësisë” të cilit i ka kërkuar që dosja ndaj vëllezërve Aliko të shihet me precedencë. Sipas të dhënave të para gjithashtu, bashkëjetuesja e Çilit dyshohet të ketë përfituar dy apartamente, pikërisht për shkak të angazhimeve të këtij të fundit në ndihmë të të dënuarve.

Në pranga mësohet se ka përfunduar dhe noterja e cila ka bërë aktet e dhurimit, biznesmeni nga Shkodra Sait Fishta, i cili dyshohet të ketë ofruar apartamentet e dhuruara, për shkak të miqësisë me babain e vëllezërve të dënuar, si dhe një avokat, drejtor juridik pranë Universitetit Europian të Tiranës.

Ndaj Çilit, sipas një komunikate të policisë, rëndojnë dyshimet për një sërë veprash penale: “Fshehja e të ardhurave”, “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim.

Vetë Çili duket se është përfshirë në hetime, si pasojë e vëllait të bashkëjetueses së tij, duke qenë se procedimi penal i rregjistruar nga Prokuroria e Përmetit kishte nisur pas një episodi transporti lëndësh narkotike nga Shqipëria në Greqi. Dhe pjesa më e madhe e 28 të arrestarve nga ky operacion janë të akuzuar pikërisht për “prodhim dhe trafik të lëndëve narkotike”. /VOA

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Aksion si në filma/”Policia, hape derën”, shënjestra u ikën nga “duart”

Një makinë e cila u shpëton policëve, dhe një gazetar që e shtrijnë në tokë vetëm sepse filmoi operacionin. Ka qënë kjo skena që...

Nostalgji futbolli/ Henry flet për Messin: “Nuk di nëse Ronaldo do e bënte…”

Thierry Henry në një intervistë me Rio Ferdinand: "Nuk e di nëse e keni parë ndonjëherë Ronaldon të bëjë atë që dot'ju them për Messin...

Studimi/ Muzika i ndihmoi njerëzit të përballonin pandeminë

Dpa/ Një studim me më shumë se 5,000 njerëz të karantinuar në tre kontinente tregoi se më shumë se gjysma prej nesh përdori muzikë...

Po filmonte aksionin e policisë/ Gazetari: Më shtrinë barkas…

Një situatë e sikletshme i ka ndodhur gazetarit të “News24” Ergys Gjençaj, i cili është shoqëruar nga policia, pasi filmoi një aksion të uniformave...

Aksion anti-dro*ë në zonën e “Vorrit të Bomit” në Tiranë, arratiset një person

Një aksion anti-drogë është zhvilluar mesditën e sotme në zonën e “Vorri i Bomit” në kryeqytet, ku burimet paraprake, ende jo zyrtare njoftojnë për...