E enjte, 5 Gusht, 2021
21.5 C
Tirana

Shënohet rasti i parë/ Qeni me koronavirus mbyllet për dy javë në karantinë

Jo vetëm njerëzit, por koronavirusi ka infektuar edhe kafshët. Një qen i rracës Pomeranian është infektuar me koronavirus, pasi dy pronarët e tij në Hong Kong u konfirmuan mbartës të Covid-19.

Sipas Departamentit të Bujqësisë, Peshkimit dhe Konservimit, mostrat e testuara të qenit rezultuan pozitive me koronavirus.

Pronarja e qenit, 60-vjeçarja Yvonne Chow Hau Yee është e izoluar prej ditësh. Raportohet se qeni është marrë nga shtëpia e saj të mërkurën.

Qeni do të mbahet në qendrën e karantinës për 14 ditë. Testet e përsëritura do të bëhen derisa qeni të pastrohet nga virusi.

“Do të monitorohet nga afër dhe do t’i nënshtrohet testeve të mëtejshme për të konfirmuar nëse ai me të vërtetë ka virusin, ose nëse kjo është rezultat i kontaminimit mjedisor të gojës dhe hundës së qenit”, tha departamenti AFDC.

AFCD nuk ka ende prova që kafshët shtëpiake mund të infektohen me virusin COVID-19, ose mund të jenë një burim infeksioni tek njerëzit.

Autoritetet shëndetësore kineze njoftuan se 32.495 pacientë të infektuar me koronavirusin e ri janë larguar nga spitalet, pas rikuperimit të plotë.

Vetëm të mërkurën 2750 pacientë dolën nga spitali, tha Komisoni Kombëtar i Shëndetit në raportin e përditshëm.

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi. Në Itali deri më tani janë regjistruar 17 viktima dhe 650 të infektuar.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Situatë alarmante nga zjarret në Shqipëri

Prej disa ditësh Shqipëria ndodhet e përfshirë nga zjarret, pothuajse në të gjithë territorin e saj. Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia e Emergjencave...

I nxorrën fytit qumështin e dhisë së Karaburunit, kishte shijen e zjarrit

Nga: Lorenc Vangjeli Eqrem bej Vlora ka një përshkrim të jashtëzakonshëm të qelizës njerëzore shqiptare në librin e tij “Kujtime 1885 – 1925”. Evropianoperëndimori fisnik...

Moti bën kthesën e madhe, nesër priten reshje shiu

Nga nesër, gradualisht mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme, të lagështa dhe më të freskëta me origjinë veriperëndimore. Moti...

Sa na kushton një zjarrvënie!

Nga: Dritan Hila Canadair, Viking, Bombardier jane emrat qe njihen avionët e shuarjes së zjarreve. Kushtojnë nga 35-65 milionë dollarë për njësi. Po kaq kushton...

Ekstradohet nga Greqia ish-anëtari i bandës së Cerrikut

Një ish-anëtar i Bandës së Cerrikut është ekstraduar nga Greqia. Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana është kryer ekstradimi i shtetasit Bashkim Buzani, 50-vjeç. Ky...