Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

SHBA, a do të ketë dëshmitarë në gjyqin e Trump në janar

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
SHBA, a do të ketë dëshmitarë në gjyqin e Trump në janar

Në SHBA, udhëheqësi i shumicës së Senatit, Mitch McConnell hodhi poshtë ofertën e udhëheqësit demokrat Chuck Schumer që disa nga ndihmësit kryesorë të Presidentit Donald Trump të dëshmojnë në gjyqin që do të shqyrtojë akuzat për shkarkimin e presidentit.

Senatori McConnell e quajti përpjekjen e Dhomës së Përfaqësuesve të kontrolluar nga demokratët për të shkarkuar Presidentin Trump, një proces të nxituar dhe të sajuar keq.

Votimi i akuzave që synojnë shkarkimin e presidentit do të bëhet të mërkurën në Dhomën e Përfaqësuesve.

Senatori McConnell tha se nuk është përgjegjësi e Senatit të angazhohet në zbulimin e mëtejshëm të fakteve për të “kërkuar në mënyrë të dëshpëruar mënyrat për të arritur tek shkarkimi.”

Nga ana e tij, senatori demokrat Schumer tha se Senati duhet të dëgjojë dëshmitë e katër zyrtarëve të Presidentit Trump, përfshirë shefin e stafit në detyrë të Shtëpisë së Bardhë Mick Mulvaney dhe ish këshilltarin e sigurisë kombëtare John Bolton, rreth asaj që ata dinë lidhur me përpjekjet e zotit Trump për të bindur Ukrainën të hetonte një prej sfiduesve të tij kryesorë demokratëve për zgjedhjet e 2020-s, ish nënpresidentin Joe Biden.

Përpjekja e Presidentit Trump në drejtim të Ukrainës erdhi në një kohë që ai kishte bllokuar përkohësisht 391 milion dollarë ndihmë ushtarake që i nevojiteshin Ukrainës për të luftuar separatistët pro-rusë në lindje të vendit.

Por senatori McConnell, i cili ka deklaruar se shanset që Senati ta shkarkojë presidentin janë zero, tha se kërkesa e zotit Schumer për më shumë dëshmi “sugjeron që edhe demokratët që nuk e pëlqejnë këtë president kanë filluar të kuptojnë se sa dramatikisht i pamjaftueshëm ka qenë procesi i ndërmarrë nga Dhoma e Përfaqësuesve”.

Zoti McConnell tha se të pranosh dëshmi gjatë gjykimit në Senat, kjo do të krijonte një “precedent të frikshëm”.

Ai tha se nuk është roli i Senatit të organizojë më shumë gjetje faktesh dhe hetime. Përkundrazi, detyra e tij është të shqyrtojë dhe të votojë për dy akuzat e paraqitura nga Dhoma e Përfaqësueve.

Demokratët e akuzojnë Presidentin Trump për abuzim të pushtetit për çështje që lidhen me Ukrainën dhe për pengim të hetimeve të Kongresit. /Voa

Tags: Donald TrumpjanarpresidentSHBA

TË LIDHURA

Ndër më të rrezikshmit e Europës! Kapet trafikanti i kërkuar në të gjithë BE-në
Bota

Ndër më të rrezikshmit e Europës! Kapet trafikanti i kërkuar në të gjithë BE-në

22:04 | 18/04/2026
Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Ministri iranian: Nuk jemi ende gati për bisedime ballë për ballë me SHBA-në
Bota

Ministri iranian: Nuk jemi ende gati për bisedime ballë për ballë me SHBA-në

21:47 | 18/04/2026
Next Post
Pallati 11-katësh i dëmtuar nga tërmeti, administratori nis riparimin e mureve

Pallati 11-katësh i dëmtuar nga tërmeti, administratori nis riparimin e mureve

Shumica socialiste pritet të miratojë paketën anti-shpifje

Shumica socialiste pritet të miratojë paketën anti-shpifje

Njoftim me rëndësi për të gjithë ata që do udhëtojnë përmes Portit të Durrësit

Njoftim me rëndësi për të gjithë ata që do udhëtojnë përmes Portit të Durrësit







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij
Showbizz

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij

by mirseda
01:12 | 19/04/2026
0

Surprizat në këtë finale nuk ishin vetëm për banorët, por edhe për moderatorin Ledion Liço. Ai u...

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

00:52 | 19/04/2026
Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

00:14 | 19/04/2026
Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

23:51 | 18/04/2026
Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com