E enjte, 3 Dhjetor, 2020
14 C
Tirana

Shumica socialiste pritet të miratojë paketën anti-shpifje

Më të lexuarat

“Je një shtrigë”, Rama nuk ia përton drejtoreshës së shkollës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar një tjetër shkollë në Durrës, e cila u rindërtua pasi u dëmtua nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të...

Nesër përfundon afati 3-javor për kufizimin e lëvizjes deri në orën 22:00

Ditën e nesërme do të marrë fund edhe kufizimi i lëvizjes deri në orën 22:00, i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve 3 javë...

Luftë për trashëgiminë/ Zbulohet pasuria marramendëse e Maradonës

Të shumta kanë qenë dyshimet e ngritura së fundmi, për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, teksa në Argjentinë kanë nisur edhe...

UEFA përzgjedh stadiumin ”Air Albania” për finalen e madhe europiane

Për herë të parë në histori Tirana dhe Shqipëria futet në hartën e zhvillimit të aktiviteteve më të mëdha europiane të futbollit. Edicioni i parë...

Nikollë Lesi: Rama ka blerë gazetarët VIP me thasë me euro, Gjekmarkaj shembull

Gazetari Nikoll Lesi, ka dalë në mbrojtje të kolegut të tij Agron Gjekmarkaj, për të cilin ka folur me superlativa. Në një shkrim në gazetën...

27 vite nga vrasja e Pablo Eskobar, trafikanti nr. 1 i të gjitha kohërave

Karrierën kriminale e nisi në rrugët e qytetit të tij Medelin, kur ishte adoleshent. Vidhte makina, gurrë varresh, cigare, apo rrëmbente njerëz në këmbim...

Kurohej në Turqi prej COVID-19, ja çfarë po ndodh me trajnerin Gega

Trajneri i Kukësit Skënder Gega, ia ka dalë të mposhtë koronavirusin dhe sot pritet të kthehet në Shqipëri. Tekniku i nënkampionëve të vendit, ka...

Brenda burgut ku po mbahen Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së (FOTO)

Hashim Thaçi dhe ish komandantët e tjerë të UÇK-së ndodhen në Hagë, aty ku po presin që të nisin seancat e tjera të gjykimit....

Silva Bino: Nuk e kemi kaluar më të keqen, nesër mblidhemi me Komitetin Teknik

Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino tha se nesër Komiteti Shëndetësor do të mbajë një mbledhje për tu njohur me...

Në Shqipëri do të nisin arrestimet “VIP”, ja mesazhi i fortë që erdhi nga BE

Nga: Spartak Ngjela E shihni se çfarë dëmi historik po i sjell Shqipërisë vonesa për eliminimin e korrupsionit të lartë shtetëror dhe ngritjen e një...

Shumica socialiste pritet të kalojë nesër projekt-amendamentet në dy ligjet për mediat, megjithë kundërshtimet e komunitetit të gazetarëve, që i sheh ato si një përpjekje për censurë dhe pengim të fjalës së lirë.

Kryeministri Edi Rama shkroi në rrjetet sociale se “Projekti do të hyjë nesër për miratim në seancë plenare pas një pune të përbashkët thuajse njëvjeçare me OSBE e i dakordësuar 100% me ekspertët e zyrës së Vjenës nën drejtimin e Harlem Desir”.

Menjëherë pas tij, përfaqësuesi i OSBE-së për lirinë e medias, Harlem Desir, shkroi në rrjetet sociale se “kemi punuar me kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e Shqipërisë deri në minutën e fundit për të përmirësuar draft-ligjet mbi mediat, për t’i sjellë ato në vijën e standardeve ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së”.

Ai tha se sot u publikuan disa përmirësime në versionin e fundit të projekt-ligjeve, të cilat kanë të bëjnë me regjistrimin e mediave online, me afatet kohore për rrëzimin e përmbajtjes, kompetencat e AKEP-it, dhe me të drejtën e përgjigjes në publikimet elektronike si masa për të shmangur keqpërdorimin.

“Puna do të vazhdojë për të ulur nivelin e gjobave dhe për adoptimin e akteve nënligjore në të ardhmen, për të garantuar që gjoba disproporcionale të mos u vendosen shërbimeve dhe publikimeve elektronike. Zyra ime do të vëzhgojë nga afër zbatimin e ligjit, i cili nuk duhet në asnjë mënyrë të pengojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias. AMA duhet të zbatojë ligjin në mënyrë vërtet të pavarur”, shkroi Desir.

Paketa antishpifje i është nënshtruar ndryshimeve të shumta që prej një viti kur u propozua, pas shqetësimeve të vazhdueshme të shprehura nga organizatat e gazetarëve dhe shoqëria civile në Shqipëri, si edhe presioni i organizatat ndërkombëtare, përfshirë Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës dhe vetë OSBE-në, shkruan “Voa”.

Edhe pas ndryshimeve të fundit, organizatat e gazetarëve vazhdojnë të jenë kundër saj dhe do të vazhdojnë me planet për protestën e nesërme para parlamentit.
14 organizatat shpërndanë në mbrëmje një deklaratë ku sërish i kërkuan qeverisë shqiptare të tërheqë projektligjet nga procedura parlamentare, sepse sipas tyre, nuk mund të ketë regjim rregullimi administrativ për median online, dhe se një institucion administrativ si AMA nuk mund të zëvendësojë gjykatat në shqyrtimin e ankesave ndaj përmbajtjes së një publikimi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E FUNDIT/ Kapshtica do qëndrojë e mbyllur deri në datën 14 dhjetor

Pika Kufitare e Kapshticës do të vijojë të jetë e mbyllur deri në datën 14 dhjetor. Në vijim të masave të marra nga qeveria...

Prostitucion në qendër masazhi, si rekrutoheshin vajzat në rrjetet sociale

Blutë e Tiranës kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit, dhe përshtatjes së ambienteve për prostitucion. Në...

“S’kishim lekë për operacionin e mamit”, këngëtarja prek me historinë familjare

Këngëtarja Anxhela Peristeri ka ndarë me publikun disa çaste mjaft të vështira që ka kaluar në jetën e saj. Pavarësisht buzëqeshjes rrezëllitëse që na...

Komisioni i Venecias “fshin” mungesën e konsensusit opozitar për Kodin Zgjedhor

Nga: Mero Baze Komisioni i Venecias u ka rekomanduar partive politike në Shqipëri, të bashkëpunojnë për zbatimin e Kodit Zgjedhor, të miratuar së fundmi në...

Toka nuk gjen qetësi/Një tjetër tërmet i fortë godet Turqinë

Turqia shtrihet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik. Mëngjesin e sotëm, Turqia është goditur nga një tërmet i fortë. Lëkundjet me magnitudë...